XCVII

 

Oh, ē'dimėr qe kur isha larg prej teje,

Qė je gėzim i vitit t'arratisur !

Sa ftohtė, ē'errėsirė pat rreth meje,

Si nė dhjetor vetmia mė pat molisur.

 

Kur u largova ishte stinė e verės,

Por erdh pastaj Tetori shumė i pasur,

Me fruta plot tė zėna qė pranverės,

Si njė e ve qė lė i shoqi mbarsur.

 

Por ky bollėk e tėrė kjo pasuri

M'u duk se s'patėn fat si njė jetim,

Sepse me vete more verėn ti

Dhe heshtėn zogjtė, s'pat mė cicėrim.

 

Nė u dėgjua kėngė e pikėlluar,

U zverdh ēdo gjethe dimrit nė t'afruar.

 

Background music: Tchaikovsky.Concerto for P&O No1 in B flat major- Alegro con fuoco.

 

 

 

 

Shqipėroi: Cezar Kurti

Copyright©1996 by Kurti Publishing