
LXXI
Trishtoju pėr mua po pe se vdiqa
Aq sa tė bjerė kobshėm njė kėmbanė,
Qė lajmėron se nga botė e poshtėr ika,
Te krimbat poshtė qė do tė mė hanė.
Po qe se vargjet ke pėr t'i lexuar,
As dorėn qė i shkrojti
mos kujto,
Mė mirė nga mendja jote
qofsha shuar
Se tė
mėrzitesh pėr mua kur mendon.
Kėta sonetė ti po t'i lexosh,
Kur ndofta balta krejt mė ka mbuluar,
As emrin tim nuk dua t’ma kujtosh,
Me dashurinė qoftė ai harruar.
Tė shohė bota s'dua qė ti qan,
Me ty
tė tallet s’dua mė kur s'jam.
Background music: Mozart.Concerto
for P&O No21 in C major.
Shqipėroi: Cezar
Kurti
Copyright©1996 by Kurti
Publishing