LV

 

Mermeri i pėrmendoreve mbretėrore

Dot nuk jeton sa vargu i fuqishėm,

Nė varg do tė shkėlqesh mė madhėshtore

Se nė njė gur qė Koha shemb furishėm.

 

Kur luftėrat shtatoret do t'pėrmbysin,

Pėrleshjet kur s'do t'ė lėnė gur mbi gur,

As shpatė e zjarr i Marsit ty s'tė zhdukin,

Pėrjetė rron nė vargun qė po thur !

 

As vdekja, as harresa s'tė cėnojnė,

Kujtimi yt do mbetet i pashuar

Nė sytė e brezave qė do t'jetojnė

Gjer ditė e Gjyqit Madh sa pa filluar.

 

Gjer ditn' e Gjyqit Madh, kur tė tė zgjojnė,

Ti rron nė kėngė e sy qė dashurojnė.

 

Background music: -Mozart. Concerto for P&O No21 in C major.

 

 

 

Shqipėroi: Cezar Kurti

Copyright©1996 by Kurti Publishing