XLIX

Nė qoftė se dikur na vjen njė ditė,

Kur mė tė metat nuk do m'i durosh,

Kur dashuria do tė mbyll krejt llogaritė

Dhe ti hesapin do tė mė kėrkosh;

 

Njė ditė kur pranė duke mė kaluar

Me syrin-diell mezi do tė pėrshėndesėsh,

Arsye atėherė ke pėr tė kėrkuar

Qė hijerėndė tė mė rrish mes njerėzish.

 

Midis mendimeve fare i braktisur

Kjo ditė n'ardhtė do tė strukem shpejt

Dhe kundėr vetes dorėn do kem ngritur

Arsyes tėnde qė t'i jap tė drejtė.

 

Tė shkretė tė mė lėsh ke shkaqe plot,

Po tė mė duash s'gjej arsye dot!

 

Background music: Chopin-chopin -prelude in F minor Op 63.

 

 

Shqipėroi: Cezar Kurti

Copyright©1996 by Kurti Publishing