CLII

E di dhe ti qė ta kam shkelur besėn,

Por edhe ti dy herė ke tradhtuar:

Pėr mua shkele nė fillim martesėn,

Pastaj njė tjetėr duke dashuruar.

 

Pse tė qėrtokam pėr tradhtitė e tua,

Kur njėzet herė unė vetė tė kam tradhtuar ?

Tė shaj sepse tė ndahem teje dua,

Nė nderin tėnd mė duke mos besuar.

 

Tė jam betuar se ke ti mirėsi,

Se je e dashur, je e drejtė, e besės,

Qė tė shkėlqesh, verbova sytė e mi,

Ti i ndėrseve kundėr sė vėrtetės.

 

Pėr bukurinė tėnde u betova ,

Dhe me gėnjeshtra veten e mbulova.

 

 

Background music: Bethoven – Appasionata.

 

Shqipėroi: Cezar Kurti

Copyright©1996 by Kurti Publishing