CXLVI

 

O qendėr e njė bote mėkatare,

O shpirt i gjorė, keqas i mashtruar !

Pse vuan dhe s'kursen ti veten fare,

Gjithnjė tė jashtmen duke zbukuruar ?

 

Pėrse shpenzon kaq shumė pėr shtėpinė,

Ku fare pak ti ke pėr tė qėndruar ?

Do ta gėzojnė krimbat pasurinė,

Qė ti me djersė e pate grumbulluar.

 

Prandaj, o shpirt, mos i kurse fitimet,

As jetėn me trishtim mos e rėndo,

Nė gaz edhe hare mbyti hidhėrimet,

Pa pasuri, i pasur ti jeto.

 

Hareshėm jetėn duke e kaluar,

Mbi vetė Vdekjen ti ke triumfuar.

 

Background music: Brahms- Intermezo in B flat minor Op 117, No 2.

 

Shqipėroi: Cezar Kurti

Copyright©1996 by Kurti Publishing