
CXXIV
Tė ishte dashuria pjellė e rastit,
Me dashuri o me urrejtje stisur,
Fėmijė e paligjshme ish e Fatit,
Njė bar i keq o lule e stolisur.
Por nuk u lind ajo nga rastėsia,
S'u prit me salltanet e brohorimė,
Atė s'e ndolli Koha me magjira
Tė rronte nė nėnshtrim porsi robinė.
Ajo aspak nuk trembet nga dredhitė,
As dhe pėr borxhe Kohės nuk i lutet,
Pėrball ajo e vetme ligėsitė,
Nė serra s'rritet, nga rrebeshet s'tutet.
Tė marrėt njerėz kam si dėshmitarė,
Qė vdesin shenjtėr, rrojnė mėkatarė.
Background music: List. Lamento.
Shqipėroi: Cezar
Kurti
Copyright©1996 by Kurti
Publishing