
KĖNGA E PESTĖ
Dhe zbritėm ne nga rrethi i parė
nė rreth tė dytė. Vend mė pak ai zinte,
por dhembjet shpirtrat bėnin pėr tė qarė.
Tek porta Minosi i frikshėm rrinte, 4
ckėrrmitej kur gjykonte vdekatarėt,
dėnonte dhe nė terr me bisht i shpinte.
Kur dilnin para tij ata qyqarėt, 7
secili fajet njė pėr njė rrėfente,
nė ferr tė zi njė vend pėr mėkatarėt
ky njohės i mėkatit vrik e gjente. 10
Pėshtillte veten ai me bisht aq herė
sa rrathė poshtė ti hidhte i pėlqente.
Pėrpara tij plot njerėz ka pėrherė, 13
me rradhė vijnė ata pėr tu gjykuar,
flasin, dėgjojnė e flaken nė humnerė.
"O ti qė vjen nė strehėn e
mjeruar", - 16
mė thotė Minosi sa sheh tė afrohem
dhe lė mėnjanė punėn e mallkuar.
"Shih si po hyn dhe kujt po i besohe!
19
Mos u gėnje nga port e gjerė tepėr!".
Por prijsi im i tha: "Pse i akrrohe?
As rrugėn mos ia zėr, se fati i epėr 22
ia ka caktuar. Kjo u vendos nė qieje,
ku bėjnė atė qė duan. Mos pyet gjė
tjetėr!".
Ofshama dhembjesh veshi nis tė ndiejė, 25
sepse tani tek vendi paē arritur,
ku vaj i madh fillon qė tė shpėrthejė.
Ky vend i zi, qė drita nuk ka ndritur, 28
gjėmon e shfryn si deti prej shtrėngate
nga erėra tė kundėrta i goditur.
Duhi e ferrit kurrė nuk tulatet 31
dhe bart me vete shpirtrat nė pėshtjellė,
i tund, i shkund, sa i cfilit tė ngratėt.
Dhe kur arrijnė mu mbi hon tė thellė 34
ata bėrtasin, qajnė edhe gjėmojnė,
ata mallkojnė zotin lart nė qiell.
Mė thotė prijsi se kėshtu ndėshkojnė 37
ata qė veē mėkate bėjnė epshore
dhe qė arsyen pasionit ia nėnshtrojnė.
Si gargujt qė nė mot tė keq dėbore 40
nė rresht tė dendur enden krahėhapur,
kėshtu pėrplasen shpirtrat mėkatnore,
sa poshtė-lart nga era hallakatur. 43
Nuk kanė shpresa qė ti ngushėllojnė,
as falje kurrė skanė pėr tė patur.
Si krillat qė me britma qiellin shpojnė 46
tek ecin bashkė nė njė varg tė gjatė,
kėshtu i sheh tė ēirren, tė vajtojnė
tė mjerat hije nė atė shtrėngatė. 49
Dhe pyes: "Pse erė e zezė i bitisi,
mė thuaj, mėsues, ēkanė bėrė ata tė ngratė?".
"E para, - mua qė lart mė foli prijsi,
52
mes
hijesh, pėr tė cilat do njoftime,
perandoreshė qe mbi popuj, fise.
Aq shumė u zhyt ndėr epshe e dėfrime 55
sa gjithė
qejfet la me ligj tė lira,
veē tė mos kish
nga populli qortime.
Kjo ėshtė bash ajo Semiramira, 58
qė Ninon trashėgoi dhe burrė pati.
Tani Sulltani i ka ato mbretėrira.
Ja Didoja qė fjalėn si pat mbajtur 61
Sikeut dhe veten vrau nga dashuria.
Ja dhe Kleopatra nė epsh e papėrmbajtur.
Helenėn shih, qė pru mbi dhč me mija 64
tė zeza, dhe Akilin trim me vlerė,
qė u mposht nė jetė veē nga dashuria.
Parisin shih, Tristanin" dhe tė tjerė,
67
me mijra hije ai me gisht tregoi,
qė dashuria nga jeta ndau pėrherė.
Kur prijsi im me emėr mė dėftoi 70
plot burra, gra, dikur me nam tė mirė,
e humba krejt, mėshira mė pushtoi.
Ia nisa prapė: "Poet, me sa dėshirė 73
flas me ata tė dy qė tok po shkojnė
dhe era lehtė duket se i prir".

Dhe ai mė tha: "Ti prit sa tė shikojmė
76
tafrohen dhe lutju pėr dashurinė
qė
lehtė i bart, ata do tė dėgjojnė".
Drejt nesh kur i shtyu era-suferinė 79
u bėra zė: " O shpirtra tė dėshpėruar,
tė flasim ejani po spat ndalime".
Porsi pėllumbat mallit pėrvėluar 82
drejt ēerdhes sėmbėl qiellit flur lėshohen
me krahėt e shpalosur e shtrėnguar,
kėshtu nga ēet e Didos vrik largohen 85
dhe vijnė ata
mes ajrit tė fėlliqur,
aq fort nga thirrj
e dhemshur pėrgjėrohen.
" O shpirt plot hir, bujar e
zemėrndritur, 88
qė vjen tė
shohėsh nėpėr errėsirė
ne qė me gjak
e patėm dheun vaditur,
sikur ta kishim
mik ne perėndinė, 91
pėr paqėn tėnde
fort e kishim lutur,
se paske pėr
tė gjorėt ne mėshirė.
Nė paē gjė pėr tė thėnė a pėr tė pyetur, 94
ty gati jemi pėr
tė tu pėrgjigjur,
ndėrkohė, e sheh,
dhe era ėshtė zbutur.
Nė breg tė detit unė u pata lindur, 97
natė krahinė ku
Poi ndal rrėmbimin,
ku pėrrenjtė e
malit bėhen krejt tė bindur.
Nga dashuria, qė prek ēdo zemėr trimi, 100
u lidh ky fort
pas trupit tim tė bukur,
aq kobshėm
vrarė sa mė zė trishtimi.
Dhe dashuria , qė slė
dashnor pa zbutur, 103
me tė mė
lidhi, dhe asnjė pėrpjekje
prej tij mė kurrė
ska pėr tė mė shkėputur.
Kjo dashuri na ēoi tė dy nė vdekje. 106
Nė Kainė vaftė kush na la pa jetė!".
Kėshtu na thanė dhe ranė nė heshtje.
Kur e dėgjova atė shpirt tė shkretė, 109
e ula kokėn poshtė e mė se ngrita.
Pyet prijsi: " Ēfarė po mendon,
vėrtet?".
Kur u pėrgjigja: "Vaj-medet!, -
thėrrita, - 112
kushdi ēmendime tėmbla,
sa dėshira
i shtynė atje ku vdekja vinte prita!".
Pastaj nga an e tyre unė u prira. 115
"Franēeskė, - i thashė, - pėr kėto
mjerime
me lot
tė hidhur qaj nga dhemshuria.
Por
thuaj, midis tė ėmblash psherėtime 118
qysh
vallė dashuria ju pat mėsuar kaq lehtė
tė
ndanit ju dėshirat nga dyshimet?".
"Ska
dhembje mė tė madhe, - tha, - nė jetė 121
se tė mendosh pėr kohėn e gėzuar
nė fat tė keq. E di dhe prijsi vetė.
Meqė tė dish si rrėnjėt pat lėshuar 124
kjo dashuria jonė ke aq kureshtje,
po bėj si ai qė flet duke lotuar.
Lexonim ne njė ditė, kot pėr prehje, 127
pėr Lanēelotin,
si u dashurua,
krejt vetėm ishim e dyshim sna brente.
Vėshtrimi ynė shpesh u kryqėzua, 130
fytyra nga leximi na qe skuqur
dhe mendja nė njė ēast u turbullua.
Kur ne lexuam si ai dashnor pat puthur 133
fytyrėn qė i blatonte lumturinė,
ky, qė prej meje kurrė sėshtė shkėputur,
mė puthi buzėt me aq drithėrimė. 136
Galeot qe libri dhe ai qe shkroi.
Slexuam
mė tutje ne as dhe njė grimė!".

Kur njėri shpirt kėto mua mi tregoi, 139
ai tjetri qau. Kaq dhembja mė pat prekur
sa shpejt mu
duk se fryma mė mbaroi
dhe rashė pėrdhe porsi njė trup i vdekur. 142
V. 4. Minosi - mbret dhe
ligjvėnės i Kretės sė Lashtė, qė kishte famėn e njė njeriu tė drejtė. Nė Ferrin e Dantes u cakton dėnimin mėkatarėve. V. 58. Semiramida - mbretėreshė e Asirisė (l356 - l3l4 p. e. s.).
La tė lira me ligj martesat sipas dėshirės. U martua vetė me
tė birin. V. 61. Didona - mbretėreshė e Kartagjenės, e
veja e Sikeut, tė cilit i kishte premtuar se nuk do tė martohej mė. ra nė dashuri me Eneun, u braktis prej tij dhe vrau veten. V.
63. Kleopatra - mbretėreshė e Egjiptit, dashnore e
Mark Antonit. Kur ky u mund nga Oktavian
Augusti, helmoi veten me anėn e njė gjarpėri. V. 64.
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996