KĖNGA E TRIDHJETEDYTĖ

 

Ta kisha rimėn tė ashpėr dhe tė ējerrė,

siē do t’i shkonte rrethit tė trishtuar,

themel ku ka ēdo kreshtė nė skėterrė,

idenė do ta shprehja mė kulluar, 4

por ngaqė rima kėngės i mungon,

mė tej plot frikė kam pėr tė treguar.

Nuk ėshtė aspak njėlloj sikur lodron 7

qė fundin tė pėrshkruash tė gjithsisė,

njė gjuhė "mami- babi" nuk mjafton.

Nė ndihmė i ardhshin muzat poezisė, 10

si Anfionit Tebėn kur rrethoi,

me tė vėrtetėn vargu qė t’ujdisė.

O ju, qė ligėsia ju gatoi 13

dhe rroni te ky vend kaq i mjeruar,

sa keq, si dhi lart Zoti s’ju krijoi!

Ne ishim brenda pusit t’errėsuar, 16

te kėmbėt e gjigandit dhe akoma

padashur shihja murin e lartuar,

kur thirri njė: "Kujdes ti kokat tona, 19

vėllezėr ke kėtu dhe ec javash,

mos shkel ata qė i pėrpiu valoma!".

U ktheva dhe mu te kėmbėt pashė 22

njė si liqen i ngrirė rrinte shtrirė,

qė sipėr s’ngjan kallkan por qelq i trashė.

Kėshtu Danubi kurrė s’ėshtė mpirė 25

nė dimėr kur ai rrjedh nė Osterlik,

as dhe Tanai nėn qiellin krejt tė ngrirė.

Sikur tė shembnin malin Tambernik, 28

o Pjetrapanėn sipėr t’kishin flakur,

kallkani s’do tė ish ēarė asnjė ēikė.

Siē nxjerr turinjt’ bretkoca pėr tė kuakur 31

mbi ujė verės, shpesh kur njė fshatare

sheh dhe n’ėndėrr kallėzit e pėrflakur,

me turp mbuluar, hijet mėkatare 34

si sqep lejleku dhėmbėt kėrcėllinin,

mbi akull dilnin tė nxirosur fare.

Ata fytyrėn kurrė lart s’e ngrinin, 37

me sy veē shprehnin gjendjen aq tė mjerė,

me buzt’ e dridhura - sa fort mėrdhinin.

Kur qark i hodha sytė, menjėherė 40

tek kėmbėt pashė dy aq fort ngėrthyer,

sa lesht’ e kokės bashkė u ish pėrzierė.

"Kush jeni ju me gjokset tok mbėrthyer?" 43

i pyeta unė. Qafėn si drejtuan,

tė dy ata drejt meje qenė kthyer.

Nga sytė e njomė lotėt u pikuan, 46

mbi buzė shkanė ato dhe nga acari

qepallat tėrė akull u mbuluan.

Kaq fort njė shul s’mbėrthen njė copė trari. 49

Pastaj tė dy me kokė u kėrleshėn,

si cjepėrit kur zihen nga nakari.

Por njė qė kishte humbur tė dy veshėt 52

nga ngrica, tha pa ngritur fare kokė:

"Ē’na sheh aq ngultas? Dijeni po deshėt

se cilėt janė ata qė rrinė tok: 55

babai, ku zbret Bizenca nė luginė,

dyve trashėgim u la njė tokė.

Njė bark i polli. Shpirtėr nė Kainė, 58

dhe ferrit nėse rretheqark i bie,

s’gjen mė tė denjė pėr kėtė thėllimė;

as ky, qė iu pat shpuar gjoks e hije 61

kur gjuajti me heshtė Arturi mbret,

as dhe Fokaēa a ky qė s’lė njė fije

shoh tek ma mbulon krejt dritn’ e zbehtė 64

dhe emrin lart e pati Maskaroni.

Po qe toskan, e di kush qe nė jetė.

Nė zor qė tė mos jem po ta kėrkoni, 67

Kamiēion Paci jam qė po tregoj,

Karlinin pres pak tė mė shfajėsonin".

Fytyrėmavijosur plot pastaj shikoj, 70

liqen’ i zi tok me kėta tė nxirė

mė ngjethin mishtė sapo i kujtoj.

Tek shkonim ne drejt qendrės krejt tė ngrirė, 73

qė thith drejt saj ēdo trup qė ėshtė i rėndė,

dhe tek po dridhesha nė errėsirė,

nuk di qe rast, desh fati o qe nėmė: 76

mes kokash tek barisnja me siklet

njė nė turi godita fort me kėmbė.

Ai klithi duke qarė: "Pse mė nget? 79

Po s’pate ardhur mė tė marrėsh hak

pėr Montapertin, pse s’mė lė tė qetė?".

I them: "Mėsues, prit tė lutem pak, 82

se dua njė dyshim tė zgjidh tani,

pastaj ē’tė thuash ti do bėj me vrap".

Prijsi u ndal dhe unė i them atij 85

po mė shan ende me babė e nėnė:

"Mor kush je ti qė s’paske njerėzi?".

"Po ti kush je qė po mė shkel me kėmbė 88

nė Antenor? - pėrgjigjen ai ma kthen. -

Tė isha gjallė ma pagoje shtrenjtė".

"I gjallė jam dhe famėn nė pėlqen, - 91

i thashė, - ty do tė tė vinte mirė

emrin tėnd nė librin tim e gjen!".

"Tė kundėrtėn, - mė thotė, - kam dėshirė. 94

M’u hiq nga sytė e mė mos mė bezdis,

S'ka vlerė lajka te ky pellg i ngrirė!".

Nė zverk tė tij plot lesh shpejt dorėn ngjis 97

dhe them: "O emrin tėnd trego tani,

o qimet njė pėr njė krejt do t’i shqis".

Mė tha: "Gjersa mė shkul pėr flokėsh ti, 100

fytyrė e emėr s’kam pėr t’i treguar

dhe po t’i shkulėsh mė me egėrsi!".

Nė dorė flokėt duke ia shtrėnguar, 103

se njė fije shkul me rrėnjėn tok.

Ai rri kokulur, duke uluruar,

kur njėri thirri: "Ēfarė ke, o Bokė? 106

Qė dhėmbėt po kėrcet nuk tė mjafton,

por dhe po leh! Ē’tė hipi ty nė kokė?".

"Tani, - i them, - nuk ke pse mė tregon, 109

e di, tradhtar, qė s’ke as besė as fe,

pėr turpin tėnd ē’tė them nė botėn tonė".

"Thyej zverkun, - tha, - dhe sa tė duash gėnje! 112

Nė dalē kėtej mos rri veē pa kujtuar

kėtė hazėrxhevap qė porsa pe.

Arin francez ai rri duke vajtuar. 115

E pashė, u thuaj, tė gjorin Da Duerė

me mėkatarėt n’akull tė ngujuar.

Nė pyetshin a kish pranė dhe tė tjerė, 118

kish pranė, thuaj, hijen Bekeria,

nė Firencė vdiq me qafėn prerė.

Mė duket si Xhon Soldanjeri hija 121

qė rri me Ganelon e Tebaldel,

Faencėn hapi natėn ky mavria".

Dhe kur u nisėm, para sysh mė del 124

njė gropė, ku dy hije qenė shtritur

dhe njėra tjetrėn kishte si kapelė.

Si ai qė bukėn ha fort i uritur, 127

kėshtu e epra tjetrėn pat kafshuar

aty ku tru e qafė rrinė ngjitur.

S’besoj Tideu tė qe mė i tėrbuar, 130

kur Menalipit kokėn ia pat grirė,

se ky qė kockė e mish ha i urtuar.

"O ti, qė shfryn inat si egėrsirė, 133

mė thuaj, ē’tė paska bėrė ky i mjerė

qė zverkun po ia shqyen pa mėshirė?

Prej tij nė lotėt ke, - i thashė, - atėherė 136

ē’tė bėri, po ta di, ky mėkatar,

botėn lart do jem pėr ty me vlerė

kjo qė po flet akoma pa m’u tharė!". 139

V. 11. Anfioni - Sipas mitologjisė greke, Anfioni me ndihmėn e muzave bėri qė gurėt e malit tė renditeshin nė formė muri qarkues rreth Tebės nėn tingujt e lirės sė tij. V. l6. Nė fund tė pusit qė ruhet nga viganėt ėshtė liqeni i ngrirė i Kocitit, ku ndėshkohen tradhtarėt. V. 27. Tanai - Doni i sotėm. V. 28. mali Tambernik - . Thuhet se ky mal ndodhet nė Slloveni. V. 29. Pjetrapana -mal nė Toskanė, V. 41. dy aq ffort ngėrthyer - Domethėnė "vėllezėrit fatzinj", njėri prej tė cilėve porsa i kishte folur Dantes (V. 21). Vėllezėrit Alesandro dhe Napoleone deli Alberti, kontėrit Mangona, qė kishin vrarė njėri-tjetrin. V. 52. Por njė - Kamiēon dei Pacci. V. 61-62. as ky - Mbreti Artur kur mori vesh pėr tradhtinė e birit tė tij tė jashtėligjshėm Mordrek, e shpoi atė tej pėr tej me heshtė. Pėrmes plagės kaloi njė rreze dielli dhe shpoi hijen e tij. V. 63. Fokaēa - Fokaēa dei Kanēeljeri, pistojas, kishte vrarė tradhtisht dy kushuinj. V. 65. Maskaroni - fiorentinas, qė kishte vrarė nipin pėr t’i marrė pasurinė. V. 68. Kamiēon dei Pacci - Kishte vrarė kushėririn e tij. V. 69. Karlinin - Karlino dei Pacci, kushėri i Kamiēionit. U kishte dorėzuar tė zinjėve me tradhti kėshtjellėn Pjanravine. V. 70. Fytyrėmavijosur - Kėtu fillon brezi i dytė i rrethit tė nėntė - Antenora, ku ndėshkohen tradhtarėt e atdheut dhe tė shokėve tė njė mendimi. Ka emrin e udhėheqėsit trojan Antenor, tė cilin legjenda pashomerike e paraqiste si tradhtar. V. 78. njė nė turi - Ky ėshtė Boka deli Abati, tradhtar guelf, i cili duke i prerė dorėn flamurtarit tė kavalerisė fiorentine, shkaktoi pėshtjellim midis guelfėve dhe shpartallimin e tyre. V. 94. Tė kundėrtėn - Tradhtarėt nuk duan t’i kujtojnė tė gjallėt. V. 116. Da Duera - Buozo da Duera, udhėheqės gibelin. Nė vitin l265 i blerė me "arin francez" i lejoi ata tė invadonin Italinė. V. 119. Bekeria - Tezauro dei Bekeria, legat i papės nė FFirence. Nė vitin l258, pas dėbimit tė gibelinėve, guelfėt e akuzuan se donte t’ua dorėzonte qytetin gibelinėve dhe i prenė kokėn. V. 121. Xhan Saldanjeri - Fiorentin i shquar, gibelin. Nė vitin l266 tradhtoi shokėt e partisė dhe kryesoi njė lėvizje qė ēoi nė fitoren e guelfėve. V. 122. Ganelon - Kalorės-tradhtar. Pėr faj tė tij u vra Rolandi dhe u ēfaros ushtria e tij. Tebaldelo dei Xambrazi nga Faenca. Nė vitin l280 njė gibelin bolonjez, i strehuar nė Faencė, i grabiti Tebaldelos dy derra. Pėr tė marrė hak Tebaldelo u dha guelfėve bolonjezė njė kopje tė ēelėsave tė qytetit. Ata u futėn nė Faencė dhe bėnė njė masakėr tė vėrtetė kundėr gibelinėve. V. 130. Tideu - Sipas mitologjisė greke, Tideu ishte njė nga tė shtatė mbretėrit qė rrethuan Tebėn. U plagos pėr vdekje nga Menalipi, por ai mundi tė mblidhte forcat dhe ta vriste. Pastaj kėrkoi t’i sillnin kokėn e Menalipit tė vrarė dhe ia nguli dhėmbėt me tėrbim.


Copyright©1996 by Kurti Publishing

 Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996