
KĖNGA
E TRIDHJETENJĖTĖ
Kjo gjuhė
qė mė nduku pak mė parė,
sa tė dy faqet mi pat flakėruar,
pastaj po vetė i hodhi plagės bar.
Shkak dhembjesh nė fillim, siē kam dėgjuar, 4
hesht e Akilit ish dhe e tė jatit,
pastaj ish shkak ajo pėr fund tė gėzuar.
Kurrizin kthyem dhe iu qepėm shpatit 7
qė krejt luginėn e rrethonte qark,
por heshtja jonė tėrė rrugės zgjati.
Kėtu sish natė, ditė kaq mė pak, 10
dhe nė errėsirė nuk shihte syri im,
kur ja, dėgjoj njė bri ushton qė larg
dhe mė kumbon mė fort se njė gjėmim. 13
Kthej sytė. Krejt vėmendjen ma pėrpinte
ai vend, nga zėri dilte me buēimė.
Kur me ushtri i madhi Karl po vinte 16
nga lufta, ku pat humbur plot heronj,
kaq fort Rolandi bririt nuk i binte.
Andej vėshtrimin porsa e drejtoj, 19
njė sėrė shoh me kulla tė mėdha
dhe pyes: "Ēne ky qytet qė po vėshroj?"
"Ngaqė po end vėshtrimin, - prijsi tha,
- 22
nga tepėr larg ti nėpėr errėsirė,
smund tė
dallojė syri yt gjithēka.
si shqisa tė gabon nė largėsi,
prandaj dhe pak afrohu nė rrėpirė".
Ma kapi dorėn gjithė ngrohtėsi 28
dhe tha: "Te vendi ne sa pa arritur,
ta dish, qė mos tė duket hiē ēudi,
jo kulla, por viganė ke soditur; 31
secili bel e lart nga pusi ngrihet,
pėrqark tė gjithė janė renditur".
Siē ndodh, kur mjegulla fillon tė shkrihet 34
dhe syri pak nga pak nis e dallon
atė qė pas tė shpeshtit ajėr fshihet,
kėshtu, ēdo hap drejt pusit qė na ēon 37
mes ajrit sterr dhe aq tė dendėsuar,
dyshimin heq dhe frikėn nis ma shton.
Siē ėshtė plot me pirgje i rrethuar 40
Monteregjioni tok me majn e tij,
tek gryka, pusin qė e ka qarkuar,
si pirgje ngrihen lart nėpėr ajri 43
vigant e frikshėm, qė me vetėtimė
Jovi i kėrcėnon edhe tani.
Ja njėrit ia dallova me vėshrim 46
fytyrėn, zverkun, bark e kraharor,
dy krahėt tė mbėshtetur mbi dy brinjė.
Sa mirė qė natyra hoqi dorė, 49
nuk bėri mė pėrbindsha tė kėtillė
dhe Marsin la pa ndihmėsit mizorė.
Kush ndjek si duhet t' arsyetimit fill, 52
balenė e fil tė bėj nė ka vazhduar,
urti asaj ia quan dhe jo njė trill.
Sepse me mendjen tė qenė bashkuar 55
dėshira pėr tė liga me fuqinė,
askush mė njerėzit skish pėr ti shpėtuar.
Fytyrė e tij e gjatė trashėsinė 58
sa boēė e Shėn Pjetrit kish nė Romė,
po aq dhe kockat kishin madhėsinė.
Mbi grykė, qė dy kėmbėt i mbulon 61
si njė pėrparse, gjysma e trupit rrinte
dhe do tė duhej njė sa tre frizonė
qė gjer nė ballin lart tė mund tarrinte: 64
nga beli ku manteli rri kopsitur
tridhjetė e ca pėllėmbė i gjatė vinte.
"Raphel
may amech, - pat uluritur, - 67
izabi salmi", - kjo e ēmendur bishė,
uratė mė tė ėmbėl spati ditur.
Iu kthye prijsi: "Bjeri ti borisė, 70
shpirt i shkalluar, zemėrimin shfry,
inat a brengė nėse tė molis.
Kėrko nė qafė, rripin ke aty 73
qė lidh
borinė, shpirt i turbulluar,
mbi gjoks
atė e ke, por ssheh me sy".

"Nebroti veten srri pa e treguar. 76
Ky pati faj, - mė thotė prijsi im, -
qė bota sflet njė gjuhė tė njėsuar.
Tė shkojmė, i kotė ėshtė ēdo mundim, 79
siē nuk kupton njė tjetėr gjuhė ai,
dhe gjuhė e tij pėr ne nuk ka kuptim".
E zgjatim rrugėn pakėz ne tani 82
dhe kthejmė majtas; njė shigjetė larg,
njė tjetėr gjejmė dhe mė ogurzi.
Nuk di tė them se qysh u fut nė lak 85
dhe as nga kush; tė lidhur krahėt kishte,
njė prapa dhe tė djathtin para pak
me njė zinxhir, qė mu tek qafa niste 88
dhe duke u pėrdredhur pesė herė
mbi trupin lakuriq pėrposh zbriste.
"Desh forcat, ja, ky kryeneē, njė herė
91
me Jovin qė ti maste, - thotė prijsi, -
dhe shih tani shpėrblimin qė po merr.
Efialt ka emrin. Luftėn ai e nisi 94
kur trembej nga viganėt ēdo hyjni.
Qė kur u mund ky krahėt mė slėvizi".
I them : "Do desha, po pat mundėsi, - 97
viganin e pėrbindshėm Briare
ta shihja unė pak me sytė e mi".
"Fort afėr ti gjigandin ke Ante, - 100
mė tha, - qė
flet e bredh pėrqark i lirė.
Na zbret ai ku mėkati bėn fole.
E ke mė larg kė shihje me dėshirė, 103
si ky i lidhur ėshtė e i pranguar,
por nga fytyra vjen mė egėrsirė".
Skam parė qė njė pirg aq i lartuar 106
nga njė tėrmet mė fort tė qe tronditur,
Efialti siē u drodh pėr tu ēliruar.
I trembur, vdekjen isha duke pritur 109
dhe do tė kisha vdekur pėrnjimend,
zinxhirėt mos ti kish ky tė pashqitur.
Sa u larguam pakėz nga ky vend, 112
Anteun shoh, qė, kokėn pėrjashtuar,
mbi pus nja pesė
kute rri nė kėmbė.
"O ti qė nė luginėn e bekuar, 115
ku Shipioni korri aq lavdi,
kur Hanibalin pati shpartalluar,
pėrmbi luanėr bėre aq kėrdi! 118
Ti qė tok me vėllezėr po tė luftoje,
sikur besohet ende dhe tani,
lavdi pėr bijt e Tokės siguroje, 121
ku ngrin Kociti nga thėllim i honit,
pa tardhur ndot bėn mirė tė na ēoje.
Mos bėj ti themi Ticit a Tifonit, 124
pėrkulu, pra, pa shtrembėruar turi,
ky mund tju japė atė qė ju lakmonit.
Nė botė prapė ky tė sjell lavdi: 127
i gjallė ėshtė e mjaft ka pėr tė rruar,
mė parė
po su thirr me Hir tė Tij!".
Kėshtu
mėsuesi tha, dhe pa vonuar 130
ai shtriu
krahėt, kapi prijsin tim,
e di dhe Herkuli ai si pat shtrėnguar.
Virgjili, me tė ndjerė atė shtrėngim, 133
mė thotė mua: " Eja tė tė marr!" -
dhe njė u bėnė prijs e trupi im.
Si Garizenda nga pėrposh e parė 136
ngjan e pėrkulur, si tė dėshironte
njė re tė kapė qiellit duke ēarė,
kėshtu Anteu mua mė
ngjasonte; 139
dhe rrugė tjetėr
pata dėshiruar
kur pashė si nga
unė po anonte.
Por butė tek ai pus na pat lėshuar 142
qė Lucifer e
Judė ka gėlltitur.
Dhe i pėrkulur pak si pat qėndruar
si njė
direk anijesh lart qe ngritur. 145
![]()
V. 4-6. Shkak
dhembjesh - Akili kishte trashėguar nga i
jati, Peleu, njė heshtė, plagėt e tė cilės mund tė shėroheshin vetėm duke i
goditur pėrsėri me tė njėjtėn heshtė. V. l6-18.
i madhi Karl - Nė kėngėn e vjetėr
franceze "Kėnga e Rolandit" thuhet se kur Karli i Madh po
kthehej nga fushata nė Spanjė, nipit tė tij Roland iu sulėn hordhitė saraēenase.
Rolandi thirri pėr ndihmė dhe i ra kaq
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996