
Giovanni Stradano - "Maestro Adamo e
Sinone"
KĖNGA E TRIDHJETĖ
Junonėn kur inati pat pushtuar,
nga Semeleja, kundėr ēdo tebani,
nė shumė raste siē e pat provuar,
aq fort u prish
nga mendja Atamanti, 4
sa duke parė
gruan me fėmijė,
ndėr duar kur ajo
tė dy i mbante,
"Kėlyshė e luaneshė, - nis tė ulurijė, -
7
me rrjetė mi rrethoni rretheqark!"
dhe kthetrat si tė bishės nis tė shtrijė.
Ai njėrin kap qė emrin kish Leark, 10
e rrotullon dhe e pėrplas mbi shkėmb;
me tjetrin mbytet nėna mu nė qafė.
Edhe kur Fati mori nėpėr kėmbė 13
trojanėt madhėshtorė e guximtarė
e mbreti tok me fron pėrtokė u shemb,
sa Poliksenėn pa pėrdhe tė vrarė, 16
pėr Polidorin buzė detit shtrirė
tė kobshmin lajm pastaj sa pati marrė,
Hekuba, skllave e zemėrnxirė, 19
si qen tė lehė nis nė ēmėnduri,
sepse i humbi mendje e fiqir.
Por spat
nė Tebė a Trojė asnjė furi 22
qė aq e ligė tish dhe e harbuar,
kur kafshėt shqyente a ndonjė njeri,
siē shoh kėtu nė vrap duke kafshuar 25
dy shpirtra lakuriq e tė pėrhitur,
mu si njė derr nga tharku i ēliruar.
Nė grykė njėri dhembėt ia pat ngjitur 28
Kapokios dhe filloi ta hiqte osh
me bark pėrtokė duke e zvarritur.
Po dridhej aretini tek mė thosh: 31
"Ky ėshtė Xhan Kiki i tėrbuar
qė hijet
i kafshon, i vė pėrposh".
"Mos
tė kafshoftė tjetri,- e paē uruar,- 34
nga prapa zverkut. Po se pate zor,
kush ėshtė ky mė thuaj pa u larguar!".
Dhe ai: "Ky shpirt i lashtė dhe mizor 37
i Mirrės ėshtė, qė paturpėsisht
me tė jatin bėri si me njė dashnor.
Qė kjo tė mėkatonte ēnjerėzisht, 40
njė
tjetre formėn i pat huazuar.

Si ky, qė tė kafshon aq mizorisht,
njė
mushkė stani pėr tė pėrvetėsuar. 43
Si
Buazoja plak nė shtrat u shtir
dhe
testament siē desh pat formuluar".
Dy
shpirtrat sa u zhdukėn nerrėsirė, 46
e ndieva veten kaq tė lehtėsuar,
sa nga fatzinjt vėshtrimin prapė e prir.
Dhe pashė njė, si udė tė shėmtuar. 49
Vėrtet i tillė do tė dukej ai
sikur tė pritej pjesė e bigėzuar.
Aq fort ish sėmurė me hidropizi 52
dhe barkun kish me ujė mbushur plot,
sa kokė e bark si binin nė ujdi.
Tė dyja buzėt nuk i mbyllte dot 55
si njė i veremosur i etuar,
njė ngrinte lart e tjetrėn varte poshtė.
"O ju qė ardhkeni pa u dėnuar 58
nė botėn plot mjerim nuk di sesi,
mjeshtėr Adamin, - njė mė qe drejtuar, -
vėshtroni si po heq sa ska mė zi! 61
I gjallė ēdesha pata sa u ngopa,
por pėr njė gėllėnjkė u dogja krejt tani.
Pėrrenj qė zbresin nėpėr kodra e sopa 64
tė Kasentinit dhe nė Arno shkojnė,
ku njomin e freskojnė shpate, gropa,
pėrpara syve po mė vezullojnė: 67
mė fort vegimi i tyre i pashuar
se ethet mua po
mė ligėshtojnė.
E ashpra drejtėsi mė ka dėnuar 70
qė vendin tė kujtoj ku mėkatova
mė psherėtimat
duke mi shpeshtuar.
Ja dhe Romena, ku falsifikova 73
monedhėn me Batistėn pikturuar,
atje mbi zjarr i gjallė u pėrcėllova.
Kėtu tė shihja shpirtrat e trishtuar 76
tė Guidos, Aleksandrit me vėlla,
burimn e Brandės jepja i gėzuar.
Na qėnka brenda njėri, siē u tha 79
nga shpirtrat qė lėvrijnė tė tėrbuar,
po kur slėviz, pėr mua vlerė nuk ka.
Tė isha pakėz mė i lehtėsuar, 82
sa tė ecja njė santim pėr njėqind vjet,
nė rrugė isha nisur pa vonuar.
Do ti kėrkoja te ky vend i shkretė 85
dhe pse njė gjysmė milje shkon tėrthor
dhe ėshtė i gjatė gati dymbėdhjetė.
Prej tyre vuaj te ky vend mizor. 88
florinėt, qė u mungonin tre karatė,
mė patėn shtyrė ata ti pres me zor.
E pyes: "Kush janė ata tė dy tė ngratė
91
nė avull mbuluar si dimrit dorė e lagur
dhe shtritur tok i ke nė krah tė
djathtė?".
Mė tha: "Kėtu, qėkur mė patėn flakur, 94
tė dy i gjeta. Pranė e pranė shtritur
gjer nė amėshim do dergjen tė pėrplagur.
Kjo ėshtė ajo qė Zefin pat paditur, 97
Sinoni - tjetri, Trojėn qė mashtroi.
nė avull ethesh dergjen tė sfilitur".
Kur njė prej tyre sapo e dėgjoi 100
si fqinj i vet e pat poshtėruar
me grusht nė bark me forcė e qėlloi.
Si tishte lodėr barku pat kumbuar, 103
por dhe Adami me sa kish fuqi
mu nė surrat atė e pat grushtuar
dhe tha: "Megjithėse skam mundėsi 106
tė rėndin trup aq shpejt pėr ta lėvizur,
ky krahu im si tė godasė di".
Pėrgjigjet tjetri duk e qesėndisur; 109
"Nė zjarr kur shkove sqe dhe aq i
shpejtė,
siē qe florinj kur pate ēekanisur".
Barkfryri tha: "Tani po flet ti drejtė,
112
por kur mendim kėrkuan ca trojanė,
ata pėr kalin i mashtrove krejt".
"Me llafe unė dhe ti me ēekan, - 115
tha greku, - qė tė dy kemi gėnjyer,
tė matet
djallit veē me ty sia mban!".
"Ti
kalin mos harro, o besėthyer, 118
dhe plaē nė vend se bota mbarė e di!" -
pėrgjigjet ai qė barkun kish tė fryrė.
"Nga etja, gjuhėtharė, plaē dhe ti, -
121
tha greku, - barku plot me ujėt pis
pėr sytė e tu u bėftė gardh i zi!".
"Me gojėn shqyer, - mjeshtri prapė ia
nis, 124
mbete , i zi, nga fjalėt qė ti thua;
vėrtet kam etje, barku mė bezdis,
por kokėn shih qė zjarr tu pėrvėlua. 127
Pasqyrėn e Narcisit je gati ti
qė ta lėpish me gjuhė e buzėt tua".
Po i dėgjoja gjithė kėrshėri, 130
kur thirri prijsi: "Ēka pėr tu ēuditur!
Pėr pak inat tė mora ty tani!".
Kur gjithė zemėrim mė pat bėrtitur, 133
drejt tij u ktheva shpejt i turpėruar,
as sot nga
mendja kjo smė ėshtė shqitur.
Si ai qė nga njė ėndėrr i friksuar 135
fort dėshiron qė ėndrra tė vazhdojė,
asaj qė pa pėr tė mos i besuar,
dhe unė,
qė nuk hapja dot as gojė, 139
tė lipja
ndjesė kisha
dhe pse
pėr ndjesė mė nuk
"Faj
mė tė rėndė do tė kishe fshirė 142
me turpin tėnd, - mė tha mėsuesi im, -
prandaj ta quash veten krejt tė dlirė.
Mbaj mend, mė ke ti pranė nė shtegtim. 145
Dhe herė tjetėr ke pėr tė shikuar
si zihen shpirtrat plot me zemėrim:
mos ul ti veten duke i dėgjuar!". 148
![]()
V. l-2. Junonėn kur
inati - Junona qe pushtuar nga inati, sepse
Jupteri kishte rėnė nė dashuri me Semelenė, tė bijėn e mbretit tė Tebės,
Kadmit. Junona mori pamjen e mėndeshės sė Semelesė dhe i
mbushi asaj mendjen qė tė kėrkonte nga Zeusi ti vinte me tė gjithė pamjen e
tij solemne. Semeleja u dogj nga flakėt e Zeusit.
Pastaj ajo e drejtoi inatin kundėr Inos, motrės sė Semelės.
Ajo e ēmendi Atamantin, tė shoqin e Inos, i cili duke i marrė tė shoqen dhe
fėmijėt pėr luaneshė e kėlyshė luani, e pėrplasi pėr shkėmbi njėrin prej tyre,
Learkun. Me foshnjėn tjetėr nė krah, Melikertin, Inoja e
ēmendur u hodh nė det. V. l3-21. Hekuba - E veja e
mbretit Priam tė Trojės. Kur ra Troja Hekuba, qė e morėn skllave grekėt, pati
fatin e keq tė shihte vrasjen e tė bijės, Poliksenės, qė iu bė fli Akilit, dhe
tė gjente nė breg tė detit kufomėn e djalit tė saj tė fundit, Polidorit. Priami
ia kishte besuar tė birin mbretit tė Trakisė, Polimestorit, por ky e vrau pėr
tė shtėnė nė dorė thesarin qė ai kishte sjellė me vete. Hekuba i nxori sytė
vrasėsit, por nga tronditja qė pėsoi u ēmend dhe "si qen tė lehė nis nė
ēmenduri". V. 23. dy shpirtra - Xhani Skiki dhe Mirra,
falsifikuesė tė njerėzve, domethėnė qė shtireshin si njerėz tė tjerė. V. 37.
Ky shpirt - Mirra, e bija e mbretit tė Qipros, Kinirit. Ajo ra nė
dashuri me tė jatin dhe, duke shfrytėzuar errėsirėn e natės dhe nėn njė emėr
tjetėr, kėnaqi epshet e saj. I jati, kur zbuloi mashtrimin, donte ta vriste,
por Mirra mundi tė shpėtonte. Perėnditė ia dėgjuan lutjen dhe e kthyen nė dru
mirre. V. 42-45. Si ky - Xhani Skiki dei Kavalkanti, fiorentinas.
Kur vdiq plaku Buozo di Vinēiguerra Donati, nipi i tij Simone, vėllai i Buozo
Donatit, qė ishte dėnuar si hajdut, dhe i jati Foreze, duke patur frikė se mos
plaku kishte lėnė ndonjė testament nė dobi tė tė tjerėve, i kėrkuan ndihmė
Xhani Skikit. Xhani u fut nė shtratin e tė ndjerit dhe, duke imituar zėrin e
tij, i diktoi noterit njė testament, nė tė cilin caktoi ca groshė pėr vepra
bamirėsie, ndėrsa pėr vete gjashtėqind forina floriri dhe "njė mushkė
stani", qė kushtonte shumė para, ndėrsa tė tjerat i la pėr Simonen. V.
48. fatzinjt - Falsifikuesit e monedhave, tė enjtur nga hidropizia
dhe tė munduar nga etja, dhe falsifikuesit e fjalėve (gėnjeshtarėt dhe
shpifėsit), qė mundohen nga ethet e dhimbjet e kokės. V. 61-90. Mjeshtėr
Adami - Sipas komentuesve, jetonte nė Kasentino, nė kėshtjellėn Romena, qė
ishte rezidencė e kontėve Guidi da Romena, dhe priste pėr ta florina falso. U
dėnua nga Republika e Firences dhe u dogj nė zjarr. V. 74. Batistėn -
Monedha e artė fiorentine, florini (fiorino), me figurėn e Shėn Batistės. V.
77. tė Guidos, Aleksandrit me vėlla - Mjeshtri Adam pėrmend kėtu
emrat e dy kontėve Guidi da Romena dhe njė nga vėllezėrit e tyre tė vegjėl pa
emėr. V. 78. burimn e Brandės - Burim pranė Romenės, qė tani ka
shterrur. V. 79. qėnka brenda njėri - Konti Guido, qė
kishte vdekur para 1300. V. 91. ata tė dy - Kėta janė
gėnjeshtarėt dhe shpifėsit. V. 97. ajo qė Zefin pat paditur -
Gruaja e Putifarit, njė oborrtari tė faraonit, qė pėrmendet nė Ungjill. Duke
mos e bėrė dot pėr vete Zefin (Josifin) e bukur, qė shėrbente nė shtėpinė e
tyre, ajo shpifi kundėr tij tek i shoqi, i cili e futi nė burg. V. 98. Simoni
- Djaloshi grek qė i mashtroi dhe i bindi trojanėt tė fusnin nė Trojė kalin
e drunjtė tė grekėve. V. 100-103. Kur njė prej tyre - Simoni; si
fqinj i vet - mjeshtėr Adami. V. 110. Nė zjarr kur shkove sqe
dhe aq i shpejtė - Sepse Adami i kishte duart e lidhura. V. 128. Pasqyrėn
e Narcisit je gati - Ėshtė fjala pėr ujin, i cili i shėrbente Narcisit pėr
tė parė veten.
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996