
KĖNGA
E TRETĖ
"KĖTEJ
TI SHKON NĖ NJĖ QYTET TĖ VUAJTUR,
KĖTEJ
TI SHKON NĖ DHEMBJEN E PAMATĖ,
KĖTEJ
TI SHKON TEK NJERĖZ KREJT TĖ SHUAJTUR;
U
SHTY NGA DREJTĖSIA KRIJUESI I LARTĖ; 4
FUQIA
HYJNORE DHE DREJTĖSIA E KULLUAR
MĖ
STISĖN TOK ME DASHURINĖ E PARĖ;
VEĒ
SĖ PĖRJETSHMES ASGJĖ SQE KRIJUAR 7
PĖRPARA
MEJE; UNĖ RROJ JETĖ E MOT;
Ja fjalėt
qė lexova nė njė portė 10
me bojė
fare terrėt sipėr shkruar.
I
them: "Mėsues, kuptimin skapkam dot!"
Ma ktheu ai si njė njeri i zgjuar: 13
"Kėtu do lėnė prapa ēdo dyshim,
kėtu ēdo
ligėsi do shpejt harruar.
Siē
tė kam thėnė, tek ai vend do vijmė, 16
ku njerėz
sheh qė dhembja aq i tret,
sa mendjen humbin e ēdo gjykim".
Pastaj mbi timen dorėn e pėshtet, 19
pėr tė mė dhėnė mua pak kurajė,
dhe qetėsisht mė fut nė botn e fshehtė.
Aq psherėtima, klithma, kujė e vaj 22
ushtonin nėn njė qiell pa yje-sterrė,
sa nė fillim ia nisa shpejt tė qajė.
Tė ndryshme gjuhė, tė folme tmerr, 25
plot
fjalė dhembjesh, zemėrim i thellė,
pėrplasje
duarsh tok me zė tė ējerrė
spushonin
kurrė nėn tė fėlliqtin qiell. 28
Arrinte
zallahia natė shkallė,
sa dukej rėrėn
ngrinte lart pėshtjellė.
Prej frikės mendja vinte krejt vėrdallė, 31
prandaj i
them: "Mėsues, ēėshtė ky tmerr?
Ēmundim
i ndrydh tė shkretėt vallė?".
Dhe
ai mė tha: "Nė gjendje kaq tė mjerė 34
i kanė
shpirtrat veē ata fatzinj
qė mirė
as keq nuk bėnė as njė herė.
Me ta
pėrzihen shpirtrat e kėqij 37
tė
engjėjve qė sqenė rebeluar,
por qė as
besė spatėn nperėndinė.
Qiejt
i dėbuan pėr tė mos u shėmtuar, 40
as ferr
i thellė si pranoi kurrė,
shkak spatėn
djajt pėr ti mėshiruar".
I
them: "Mėsues, ēėshtė kjo torturė, 43
qė i mundon kaq
fort sa derdhin lotė?"
Mu gjegj ai: "Dhe aq gjatė spo e thur.
Kėta as vdekjen se kėrkojnė dot. 46
Pėr ta kjo jetė ėshtė aq e ligė,
sa luten pėr njė fat tjetėr krejt mė kot.
Nė
botė slanė gjurmė qė su fik, 49
mėshirė smeritojnė,
as drejtėsi,
nuk po ta
zgjas mė, por shiko dhe ik".
Tek po vėshtroja, shoh si me shpejtėsi 52
shkon si flamur njė duke u vėrtitur,
aq sa dhe vrapin si ta ndalė nuk di.
Njė mizėri vjen pas duke roitur, 55
sa kurrė sdo ta kisha pas besuar,
qė vdekja aq fatzinj tė kish goditur.
Pastaj, kur ca ndėr ta pata dalluar, 58
shpejt njoha unė hijen e atij
qė post
tė madh prej frike pat lėshuar.
Shpejt e kuptova se ky me siguri 61
ish sekti i formuar nga tė dėnuarit,
qė si desh zoti, as armiqt e tij.
Su bėnė gjallė kurrė tė mallkuarit, 64
prandaj, ashtu tė zhveshur pėr munxyrė,
i mbytnin miza e grerėza sė kafshuari.
U rridhte gjaku ēurk nėpėr fytyrė 67
qė
thithej tok me lotėt i pėrzjerė
te kėmbėt
nga ca krimba
Me qė
mė la tė shoh njė copė herė, 70
ca njerėz bregut lumit pashė unė.
"Mėsues,
lejomė, - i thashė atėherė, -
tė di se cilėt janė e ēfarė i shtyn 73
pėrtej me kaq nxitim pėr tė kaluar,
siē shoh nė dritėn qė aq dobėt hyn".
Dhe ai mė tha: "Shpejt ke pėr ta
kuptuar, 76
kur ne ti kemi
ndalur hapat tanė
nė lumė tAkerontit
tė trishtuar".
I shpura sytė e turpshėm unė mėnjanė 79
prej frikės mos
nga pyetjet u mėrzit
dhe heshta lumit sa i vajtėm pranė.
Njė varkė vjen drejt nesh, qė e vozit 82
njė plak i zbardhur pleqėrie sė thellė.

Bėrtet
ai: " Mjerė ju me kėtė shpirt!
Mė
mos shpresoni qė tė shihni qiell! 85
Tju shpie erdha tek ai breg pėrballė,
qė akull ka dhe terr e zjarr veē vjell.
Dhe ti qė je kėtu, o shpirt i gjallė, 88
Shpejt ndahu nga kėta qė kanė vdekur!".
Kur pa se nuk po merrja vesh me fjalė,
"Kjo sėshtė rrugė a port ti pėr tė
prekur 91
nė breg, - mė tha. - Kėtej ske pse kalon!
Gjej varkė tjetėr rrugėn pėr tė
ndjekur!".
I thotė prijsi : " Mos u nxeh , Karon!
94
Kėshtu tė bėhet lart u pėrcaktua,
ku bėjnė ēduan. Tjetėr kot kėrkon!".
Fytyra e kėrleshtė iu qetua 97
varkarit tė kėnetės sė lerosur,

qė sytė i
Por
shpirtrat, lakuriq e handakosur, 100
kėrcitėn
dhembėt e ndėrruan ngjyrė
me fjalėt
vrerė porsa i pat kanosur.
Mallkonin
Zotin, prindėrit e tyre, 103
gjininė
njerėzore, vend e farė,
dhe orėn qė i lindi pėr munxyrė
Pastaj u mblodhėn gjithė duke qarė 106
nė breg tė atij lumi tė mallkuar
qė pret kė sēan pėr Zotin kokėn fare.
Ky djall
Karon, me sy tė flakėruar, 109
tė gjithė
i grish, i mbledh duke bėrtitur,
me rremė e godet ēdo tė vonuar.

Sikur
nė vjeshtė, vyshkur e venitur, 112
bie
gjethi njė pėr njė dhe trung i tharė
sheh
petkat dheut hapur e ronitur,
dhe e Adamit e mallkuara farė 115
njė e nga njė u ngjit nė breg atėherė,
si zogjt qė ndjell nė kurth njė zog kėngėtar.
Ata u dyndėn nėpėr dallgėt sterrė 118
dhe, para se nė breg tė kishin zbritur,
u mblodh njė turmė tjetėr menjėherė.
"Im bir, - mė tha mėsuesi zemėrndritur,
- 121
kėta qė Zoti
spat me sy tė mirė
kėtu nga
tėrė vendet kanė arritur.
Dhe se
kalojnė lumin me pahir, 124
sepse
hyjnorja drejtėsi i shtyn
qė frika
shpejt tu kthehet nė dėshirė.
Kėtu
njė shpirt i mirė kurrė shyn, 127
prandaj
nėse Karoni tėshtė akėrruar,
kupto kjo
sjellje ku e ka arsyen".
Lėndin e errėt, ai me tė mbaruar, 130
nga dridhj e fortė befas qe tronditur.
Mė dirset balli duke e kujtuar!
Njė erė dheu e vaji pati ngritur 133
qė dritėn e pėrskuqi aqė shumė
sa ndjenjat shpejt mi pat fashitur.
Dhe rashė siē bie njė qė vdiq pėr gjumė. 136
V. l-9.
Mbishkrim mbi portat e Ferrit. Sipas doktrinės sė krishtere, Ferri u krijua nga
Trinia e Shenjtė: Ati (fuqia hyjnore), Biri (Urtia e kulluar) dhe Shpirti i
Shenjtė (Dashuria e parė). U krijua enkas pėr tė ndėshkuar Luciferin. Para tij sqe
krijuar asgjė veē sė pėrjetshmes (qiellit, tokės dhe engjėjve). V. 32. ēėshtė
ky tmerr? - Poeti sheh midis portave tė Ferrit dhe brigjeve tė Akerontit
njė hapėsirė tė mbushur me shpirtrat e atyre qė nuk bėnė as mirė as keq. Mu pėr
kėtė arsye ata nuk meritojnė as tė dėnohen, as tė shkojnė nė Parajsė. V. 37.
Me ta pėrzihen shpirtrat e kėqij - Janė shpirtrat e engjėjve qė su
bashkuan as me Perėndinė, as me Luciferin, kur ky ngriti krye. V. 59. hijen
e atij - Papa Ēelestin V qė u zgjodh nė kėtė post nė vitin l294, kur ishte
79 vjeē. Ai dha dorėheqje pas pesė muajsh i shtyrė nga kardinali Benedeto
Kaetani, i cili e trashėgoi me emrin e Bonifacit VIII. Ky e futi Ēelestinin nė
burg dhe e mbajti aty gjersa vdiq. V. 78. Akeronti - Nė botėn
antike lum i pėrtejvarrit. Ai rrjedh edhe nė Ferrin e Dantes. Nė fillim ai
quhet Akeront (gr. lumi i trishtimit) dhe pėshtjell rrethin e parė tė Ferrit.
Pastaj zbret poshtė dhe formon kėnetėn e Stigjes (gr. i urryer), nė tė cilėn
ndėshkohen zemėrakėt. Mė tutje ai kthehet nė Flegjeton (gr. pėrvėlues). Pasi
pėrshkon me kėtė emėr pyllin e vetėvrasėsve dhe shkretirėn, ku bie shiu i
zjarrtė, ai bie si njė katarakt plot zhurmė dhe derdhet nė thellėsi. Nė qendėr
tė tokės ai kthehet nė liqenin e ngrirė tė Kocitit.V. 83. njė plak i
zbardhur - Karonti, qė transportonte shpirtrat nė botėn antike tė
pėrtejvarrit. Tė njėjtėn gjė bėn ai edhe nė ferrin e Dantes. V. 93. Gjej
varkė tjetėr - Me qė Dante nuk ėshtė i dėnuar, Karonti mendon se ai duhet tė
udhėtojė me njė varkė tjetėr, mė tė lehtė, qė i shpie shpirtėrat nė Purgator.
Background
music: Debussy: La Mer.
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996