
KĖNGA
E NJĖZETENJĖTĖ
Kėshtu
nga ura nurė ne kaluam,
pėr gjėra
duke folur qė spėrfshin
kjo
komedi. Nė majė kur ndaluam
tė
shihnim gropėn tjetėr plot vajtim, 4
qė
Lugjezezės u dikonte kot,
u shtanga
krejt, aq
Si nė Venecia, dimrit nė tė ftohtė, 7
nėpėr kantiere vlon katrani pis,
sepse detarėt nuk lundrojnė dot,
dikush tė re anijen e ujdis, 10
njė tjetėr lyen barkėn e vjetruar,
tė reja rrugė para se tė nisė,
nė bash a
kiē rri njė duke punuar, 13
lopatat
tjetri gdhend a thur litarė,
njė rri tek velat duke i arnuar,
kėshtu me hir tė
Zotit, jo me zjarr, 16
zjen poshtė meje zift i zi i squllur,
rrėpirėn duke e mbuluar mbarė.
Gjė
tjetėr sshihja me vėshtrimin ngulur, 19
veē flluskave
nga zjarri sipėr ngritur,
qė vrik
pėllcisnin poshtė me tu ulur.
Ndėrsa pėrposh isha duke soditur, 22
"Kujdes, kujdes!" - mė thotė prijsi
im
dhe mė tėrheq
pas vetes ai pa pritur.
Shpejt kthehem si ai qė me padurim 25
tė shohė
do atė qė frikė i kall,
e bėn tia
mbath me njė vėshtrim.
Tė
ikja vetėm, skisha tjetėr hall, 28
kur pashė
sesi rend nėpėr rrėpirė
dhe pas na qepet
ne njė derro-djall.
Oh, sa fodull ish ky surrat i nxirė 31
dhe sa i egėr
ish nė tė vepruar,
sa lehtė
shkelte flatrat duke shtrirė.
Mbi
supet thikė, krenarisht lartuar, 34
njė
mėkatar, qė ishte duke prurė,
pėr lak
tė kėmbės varur mban ndėr duar.
"O kthetramprehtė, - thirri ai mbi urė,
37
ju solla ryshfetēiun mė tė parė
tė Santa Zitės. Poshtė e flakni flur!
Qyteti ėshtė plot. Po shkoj tė marr 40
tė tjerė. Bėn Bonturo pėrjashtim,
tė tjerėt e kthejnė "Po"-nė nė
"Jo" pėr ar".
Dhe posht e flaku. Shpatit me nxitim 43
pastaj ai zbriti. Ska asnjė qen-rojė
tė ndjekė njė hajdut me aq tėrbim.
Ai zhytet dhe pastaj nis tė pluskojė, 46
por djajt nėn urė i uluritėn fort:
"Ky vend tė paqmit smundet ti durojė!
Kėtu nuk bėhet si nė Serkio not. 49
Prandaj po spate qejf ti ngulim heshtat
mbi zift tė zi mos nxirr kurrizin kot".
I ngulėn qindra cfurqe gjer nė rreshta 52
dhe thirrėn: "Vallėzo, por i mbuluar,
ose provo nė dot i shet gėnjeshtrat!".
Kėshtu akēiu nė ujin e valuar 55
ti zhytin thelat ndihmėsve u kėrkon
pėrsipėr ujit pėr tė mos notuar.
"Qė mos tė shohin, - ai mė kėshillon, 58
ti prapa ndonjė bregu u masko,
nga ku asgjė nga sytė stė shpėton.
Nėse mė fyejnė mos u shqetėso : 61
kėtu kam qėnė dhe e di fort mirė
ky vend si ėshtė. Mos u frikėso!".
Nga maj e urės zbriti nė rrėpirė 66
tė gropės sgjashtė. Veē njė zemėr trimi
mund ta pėrballte atė humbėtirė.
Me atė vrull e flakė zemėrimi 67
siē turren qentė mbi ndonjė tė mjerė,
qė lyp nė vend i ndalur nga dėshpėrimi,
nga poshtė urės dalin djajt aherė, 70
tė gjitha heshtat duke ia drejtuar,
por thirri ai: "Guxo ndokush tė bjerė!
Tė dalė njė nga ju pėr tė dėgjuar 73
me heshta para se ju tė mė shponi,
pastaj mė bėni ēkeni pleqėruar".

"Shko,
Bishtakeq!" - kumboi i gjithė honi. 76
Lėviz
veē njė, qėndrojnė nė vend tė tjerėt.
Po thoshte ai: "Pse kot ju po mė
ēoni?".
"Kujton ti, Bishtakeq, - prijsi tha
aherė, 79
se mund kėtu tė vija pa u ngarė
nga djajt e tu, po tė mos kem pėrherė
pėlqimin e Tenzot dhe fat tė mbarė? 82
Mė lėr tė shkoj, nga qielli jam urdhėruar
tė sjell njė tjetėr ferrin pėr tė parė".
Aq krenari e djallit qe fashitur, 85
sa cfurkun la
te kėmbėt qė ti bjerė
dhe tha:
"Asnjė nuk ka pėr ta goditur!".
"Ti qė je strukur, - thotė prijsi prerė,
88
pas shkėmbit
tė urės kaq i frikėsuar,
kėtu pa
frikė eja menjėherė".
Dhe prijsit unė shpejt i qeshė afruar. 91
Kur djajt tė bėnin para pata parė,
mu duk spo mbanin fjalėn e premtuar.
Kėshtu i pashė shumė luftėtarė 94
qė nga Kaprona, kur u dhanė besė,
midis armiqsh plot frikė patėn ēarė.
Tek prijsi tėrė trupin e mbėshtes, 97
por djajt
me sy tė gjithė unė i mas,
se
shprehja e tyre nuk mė jepte shpresė.
Njė
tjetri: "Do nė shpinė ta godasė?" - 100
i tha njė
djall dhe cfurkun ma drejtoi.
U gjegj ai: "Po, por veē tė
ulurasė!".
Por djalli, qė me prijsin bisedoi, 103
"Mjaft, Godolesh!" - atij i pat
bėrtitur
porsa ai ēfarė thoshte e dėgjoi.
Pastaj na tha: "Dot skeni pėr tu
ngjitur 106
nėpėr kėta shkėmbinj, as mos provoni,
se harku i gjashtė ėshtė i ronitur.
Dhe nė se para doni qė tė shkoni, 109
lart ngjituni, dhe nė atė bregore
njė urė ka, nga mund ju tė kaloni.
Dje, pesė orė plot pas kėsaj ore, 112
njėmijedyqind e gjashtėdhjetė vjet
u mbushėn qė kjo rrugė mė spėrdoret.
Po ēoj ca djaj tė shohin nė pėrpjetė 115
mos del nga zifti ndonjė mėkatar,
me ta ju
ngjituni, asnjė sju nget!
Dil, Plakaran, dil dhe ti, Krahėtharė, 118
nis ai tė thotė,
- eja Turiqen.
Mjekrosh, mbi dhjetėshen ti je kryetar.
Tok me Dragonin Xhagajduri vjen. 121
Delni Gėrricaqen, ti Derrēatall,
Shtrembac, ti Kuqo, qė pėrbrenda zien.
Mbi zift tė vluar tė vini shpejt vėrdallė,
124
tek ura qė
pėrsipėr lugjeve u shkon
kėta ti shpģni
ju shėndosh e gjallė ".
"Medet, mėsues, ky sy ēpo mė shikon! 127
Ta bėjmė rrugėn vetėm ne mė mirė,
nėse e di ku rruga na kalon.
Po qe se mendja nuk tė ėshtė mpirė, 130
ti shih ata si dhembėt po kėrcasin,
si shkelin synė e ndjellin prapėsirė".
"Le ti shtrėngojnė dhembėt sa tė
plasin, 133
ti mos kij
frikė, - thotė prijsi im, -
veē mėkatarėt
duan tė trumhasin".
Nga bregu i majtė morėn shpejt drejtim, 136
pasi njė shenjė i
dhanė prijsit tvet
me gjuhė duke
bėrė njė zgėrdhimė,
ndėrsa ky bythėn
bėri si trumbetė. 139
V. 7. Si
nė Venecie - Nė Venedik ishte njė kantier
i famshėm pėr ndėrtim anijesh i themeluar nė vitin ll04 dhe i zgjeruar sė
tepėrmi nė vitin 1303. V. 37. Kthetramprehtė -
emėr i pėrbashkėt pėr tė gjithė djajtė e armatosur me cfurqe qė ruajnė lugun e
pestė. V . 39. Santa Zita -
shėnjtorja mė e nderuar nė qytetin e Lukės (shek. XIII). Emri i saj pėrdoret nė
vend tė emrit tė qytetit. V. 41. Bonturo Dati - njeri me influencė nė Lukė dhe ryshfetēiu mė i madh. V.
49. Serkio - lum afėr Lukės. V. 95. Kaprona -
kėshtjellė qė Piza gibeline ia mori Lukės guelfe, por nė gusht tė vitit l289
kėshtjella iu dorėzua ushtrisė sė bashkuar tė guelfėve tė Lukės dhe Firences,
nė rradhėt e sė cilės ishte dhe djaloshi Dante. V. 106-111. siē del mė
poshtė, Bishtakeqi i gėnjen poetėt, kur u tregon rrugėn, sepse nė lugun e
gjashtė ishin shembur tė gjitha urat. V. 112. Bishtakeqi e shpjegon
rrėzimin e urės me tėrmetin qė ndodhi, sipas Ungjillit, nė ēastin e vdekjes sė
Krishtit.
Copyright©1996
by Kurti Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996