
KĖNGA
E NJĖZETĖ
Dėnim
tė ri tregon ky vargu im
dhe mbush
me lėndė kėngėn e njėzetė
tė
kantikės pėr shpirtrat humbur shqim.
Vėshtrimin
hedh drejt gropės tatėpjetė, 4
qė po e
shihja pėr tė parėn herė
nė ankth
tė mbytur dhe nė lot tė nxehtė.
Nė
lugun rrumbullak shoh plot tė mjerė 7
me lot
tek ecin, heshtaz, pa nxitim,
siē shkon
ndėr ne njė procesion pėrherė.
Atje
pėrposh kur zbrita me vėshtrim, 10
tė gjithė
i shoh pėrdredhur pėr ēudi
ku qafa del nga trungu nė fillim.
Fytyra prapa shpine kthyer rri, 13
sikush sė prapthi vetėm mund tė ecė,
tė shohin para nuk i lė njeri.
Ngrin trupi, ndofta, si njė dordolec 16
kur paralizė njė njeri pėson,
por sdi nė ngrin porsi kėta memecė.
Lexues, nė dhėntė Zoti, pėrfiton 19
nga ky mėsim. Tani mendo pėr mua:
si mundet qė me sy qė nuk loton
imazhi ynė sesi u shėmtua 22
tė shihja, kur nga lugu i shpinės lotėt
mes
vithesh po u rridhnin si pėrrua?

Dhe
nė shkėmb pėshtetur, sa : "Po ti, i
shkretė,
i marrė je qė qan ?" - mėsuesi thotė. -
Kėtu mėshira rron kur vdes vėrtet. 28
Ka mė tė mbrapshtė sesa njė njeri
qė drejtėsinė e Zotit spėrshėndet?
Ngri kokėn, ngrije lart dhe shih tani 31
Atė qė para tebasve u gremis,
sa njerėzit thirrėn: "Ku u zhduke ti,
Anfiarao ? Luftėn pse braktise ?" 34
Nėn dhe tė gremisej pat vazhduar,
nė duart e Minosit sa u vithis.
Nė kraharor dy shpatullat ka shndėrruar 37
veē nga dėshira larg tė shohė i shtyrė,
ai ecėn
praptas, pas duke vėshtruar.
Tirezian shih si ndėrron fytyrė, 40
nga mashkull nė
njė femėr pėr tu kthyer,
dhe pa ndryshuar
slė asnjė gjymtyrė.
Dy gjarpėrinj tė pleksur e mbėrthyer 43
qė ti
godit iu desh me shkop atij
prap
pėndė mashkulli pėr ti shpėrthyer.
Aronti
shpinėn ngjesh nė bark tė tij. 46
nė mal tė
Lunit, dru ku pėr tė prerė
arrarasi
shkon qė ka atje shtėpi,
ky rronte
nė njė shpellė krejt mermer, 49
prandaj dhe yj e det pa u penguar
atje i pat soditur kurdoherė.
Ajo qė fsheh me flokėt e lėshuar 52
dy
gjinjėt, qė nuk mund ti shohėsh dot,
dhe nga
kjo anė leshi e ka mbuluar,
ish
Mantoja, qė brodhi nėpėr botė, 55
pastaj u ngul ku kam vendlindjen time.
Dėshirė kam tė flas pėr tė atbotė.
Kur vdiq i jati dhe e la jetime, 58
qyteti i Bakut ra nė skallvėri,
ajo mjaft kohė mbeti ndėr shtegtime.
Ka njė liqen e bukura Itali 61
nė rrėzė Alpesh, afėr Gjermanisė,
pėrmbi Tiral, Benak i thonė atij.
Njė lum me mijra kroje i ujis 64
nė Gardė e Kamonikė Apeninet,
pastaj te ky liqen ai shpejt bitis.
Njė vend atje ka, ku shpėrndan bekime 67
ēdo prift
breshjan, trentjan a veronez,
kur tek
tė vetėt vjen pėr predikime.
Peskiera
me tė bukurėn fortesė 70
nė pikėn
mė tė ulėt lartėsohet
dhe i pėrball breshjanė e pergamezė.
Dhe pikėrisht kėtu ai grafullohet, 73
tėrė ujėt qė Benako nuk nxė dot
pėrmbyt kullotat, fushės nis harbohet.
Ku rrjedh gjer nė Governo squhet mė 76
Benako, Minēo nisin e thėrrasin
gjersa nė Po ai zhduket pėrgjithnjė.
Pėrhapen ujėrat nė njė rrafsh qė hasin 79
dhe lumi fushėn moēalishtė e bėn,
prej saj banorėt verės sa spėlcasin.

E
egra virgjėreshė gjen njė kėnd, 82
duke
kaluar nėpėr kėtė kėnetė,
pa bimė e njerėz, e kėtu zė vend.
Me njerėz punė mė qė mos tė ketė 85
qėndroi kėtu me gjithė shėrbėtorė,
magjisė iu dha gjersa ndėrroi jetė.
Andej pėrreth shpejt ēkish nuk kish banorė 88
u dyndėn te ky vend i pėrforcuar
nga kjo kėnetė qė i vjen tėrthor.
Mbi varr tė saj qytet patėn ndėrtuar, 91
qė Mantova e quajtėn pėr kujtim,
mendim orakujve pa u kėrkuar.
Dikur banorė pat pa numėrim, 94
sa Kasalodėve jo fort tė zgjuar
ua hodhi Pinamonti me mashtrim.
Ta dish se ndryshe po pate dėgjuar 97
pėr origjinėn e qytetit tim,
gėnjeshtra tė vėrtetėn ka mbuluar".
I
them: "Mė ngjall gjithnjė besim 100
ky
arsyetimi yt kaq i vėrtetė,
sa ngjan
kongjill i shojtur ēdo rrėfim.
Por
nuk mė thua, ndėr kėta tė shkretė 103
e vlen
pėr tė veēuar ndonjė njeri ?
Veē pėr kėtė po ndiekam pak siklet".
"Ky
qė nga faqet mjekrėn, - mė tha ai, - 106
gjer nė
kurriz tė zeshkėt ka zgjatuar,
kur veē
nė djep
augur qe
dhe nė Aulidė pat divnuar, 109
sė bashku
me Kalkantin, se nė det
anij e
parė greke do lėshuar.
I
thoshin Euripil: pėr tė, vėrtet, 112
kėndova
nė tė lartėn tragjedi,
qė ti tė gjithė e di pėrmendėsh vetė.
Ky tjetri, qė tė dobėt ka ēdo ijė, 115
Mikele Skoto ish, qė njihte mirė
zanatin pėr tė bėrė ēdo magji.
Bonatin
shih, Asdentin; me dėshirė 118
me sholl
e spango ky do
pendohet
vonė, ska pėr tė mėshirė.
Tė
gjorat shih, qė i patėn harruar 121
gjergjef,
gjilpėrė e furkė veē pėr magji
me kukulla e barna tė trazuar.
Por shkojmė, ja ku sosi nė kufi 124
dhe mes dy hemisferash preku dallgėt
pėrtej Seviljes Kaini me kėrthi.
Dje mbrėma hėna qe e rrumbullakėt, 127
ty tė kujtohet se nė pyll tė zi
tė ndihu mjaft kjo dritė e saj e vakėt".
Kėshtu mė tha dhe ecėm pėrsėri. 130
![]()
V. 3. tė
kantikės - tė pjesės sė parė tė "Komedisė"
- "Ferrit". V. 7.< Janė
falltarėt, qė nuk flasin, sepse janė dėnuar tė jenė memecėr. V. 28.
Kėtu mėshira rron kur vdes vėrtet - Je i mėshirshėm
vetėm kur je i pamėshirshėm pėr kėtė mėkat. V. 31-39. Anfiarao
- mbret dhe parashikues i sė ardhmes, njė nga shtatė udhėheqėsit argivas qė
rrethuan Tebėn gjatė luftės midis djemėve tė Edipit. Iu
hap toka nėn kėmbė dhe u kumbis nėn dhe. V. 40. Tirezia - Profetizues i sė
ardhmes nga Teba, i ati i Mantos. Duke qėlluar me shkop dy gjarpėrinj tė
mpleksur tok, ai u shndėrrua nė grua. Pas shtatė vjetėsh, duke i qėlluar
pėrsėri gjarpėrinjtė me tė njėjtin shkop, u shndėrrua nė burrė. V. 45. pendė
mashkulli - qime. V. 46-51. Aronti - falltar etrusk. V.
47. Luni - njė qytet etrusk i shkatėrruar nė shekullin XI nga
saraēenėt. Afėr tij janė qyteti Karrara dhe malet e Karrarės, ku nxirret
mermeri i famshėm karraras. V. 55. Mantoja - e bija e Tirezias,
falltare. V. 56. Virgjili pat lindur nė Mantovė. V. 59. qyteti
i Bakut - Teba konsiderohej qytet i Bakut. Kur Poliniku dhe Ete-okli,
djemtė e Edipit, vranė njėri tjetrin, Teba ra nėn pushtetin e ungjit tė tyre
mizor Kreontit. V. 62-63. Benak (lat. Benacus) - Liqeni i Gardės
nė shpatet jugore qė ngrihen mbi kėshtjellėn e Tiralit dhe qė shėrbejnė si kufi
midis Italisė dhe Gjermanisė. V. 67. Ishulli dei Frati qė varej nga
peshkopėt e tre qyteteve: Veronės, Breshjas dhe Tridentit (Trentos). V. 70. Peskiera
- njė fortesė e ndėrtuar nga veronezėt buzė liqenit tė Gardės pėr tu mbrojtur
nga Bergamo dhe Breshja. V. 73-78. Midis banorėve bėn kėrdi
malaria. V. 94. Nė vitin l269 konti Alberto da Kasalodi, guelf dhe zot i
Mantovės, pranoi kėshillat dhelparake tė gibelinit Pinamonte dei Bonakolsi dhe
humbi pushtetin. Ky shfarosi fisin e Kasalodit dhe dėboi shumė guelfė nga
qyteti. V. l06-114. Euripili - Nė luftėn e Trojės Euripili dhe
Kalkanti ishin priftėrinjė. Nė qytetin e Aulidės ata treguan se cila ishte dita
e pėrshtatshme pėr nisjen e flotės greke drejt Trojės. V. 113.
tragjedi - Virgjili e quante "Eneidėn" tragjedi. V.
116. Mikele Skoto - astrolog i shekullit XIII me origjinė skoceze. V.
118. Asdente - kėpucar nga Parma, qė merrej me profetizime. V.
121-124. Tė gjorat - Mendohej se magjistarėt mund ti shkaktonin
vuajtje njė njeriu duke gdhendur prej dylli figurėn e tij dhe pastaj duke e
munduar figurėn me gjithė farė mėnyrash. V. 124-126. ja ku sosi nė
kufi - Hėna, nė tė cilėn imagjinata popullore shquante Kainin me njė barrė
kėrthijash, preku kufirin midis dy hemisferave dhe po fundoset pėrtej Seviljes.
V. 127. Dje mbrėma - Dome-thėnė natėn kur Dante po endej akoma
nėpėr pyll.
Copyright©1996 by Kurti
Publishing
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti
Kurti Publishing, New Jork 1996