KĖNGA E TETĖMBĖDHJETĖ

 

Atje njė vend, qė Lugjezezė i thonė,

prej gurėsh ngjyrėhekuri i formuar,

si rrethi ngjan qė ferrin e pushton.

Dhe mu nė mes tė lėmit tė mallkuar 4

njė pus i gjerė dhe i thellė nxin,

pėr tė mė vonė kam pėr tė treguar.

Mes pusit dhe tė ashpėrve shkėmbinj 7

mbetet njė brez nė formė unazore,

qė dhjetė lugje brenda i pėrfshin.

Siē kanė pamjen shpesh disa llogore 10

qė shumėfish kėshtjellat i pėshtjellin

dhe sigurojnė muret madhėshtore,

tė tillė pamje lugjet mė pėrndjellin; 13

si portat, qė tė gjitha kanė urė

dhe nga fortesa mu nė breg tė hedhin,

kėshtu nga kjo errėsirė tėrė gurė 16

plot kreshta pranė pusit shkojnė ndėrpriten,

pasi qė lidhin gropė e armaturė.

U gjendėm te ky vend posa qė zbritėm 19

nga supet e Gerionit; prijsi im

merr majtas, ndėrsa prapa unė i ngjitem.

Shoh djathtas meje kob edhe mjerim; 22

nė lug tė parė jam duke vrojtuar

tė tjera vuajtje, tjetėr fshikullim.

Nė fund ka, lakuriq, plot tė dėnuar, 25

drejt nesh vjen gjysma, gjysma ik nga ne,

tė gjithė kanė ēap mė tė nxituar;

posi romanėt n’atė jubile, 28

qė pėr tė dalė urės pėrmatanė

sajuan njė mėnyrė krejt tė re:

me ballin lart nga kėshtjella nė njė anė 31

kalon njė turmė drejt pėr nė Shėn Pjetėr,

nė tjetrėn turma shkon drejt malit pranė.

Kudo mbi shkemb tė zi nuk shoh gjė tjetėr 34

veē djaj me brirė, me kamxhik pėrpjetė,

qė shpirtat fshikullojnė si tė egjėr.

Ah, si ia mbathin vrap ata tė shkretė 37

nga ky kamxhik! Pas fshikullit tė parė

askush tė dytė s’pret, jo mė tė tretė.

Tek ecja sytė i ngula pa i ndarė 40

drejt njėrit dhe bėrtita menjėherė:

"Diku kėtė mė duket e kam parė!".

I ndala kėmbėt qė ta shoh njė herė. 43

U ndal me mua prijsi im i mirė

dhe mė lejoi tė kthehem prapsht aherė.

Kot uli kokėn ky i fshikulluar 46

tė mos njihej, se nė ēast i them:

"O ti, qė je pėrdhe duke vėshtruar,

fytyra jote nėse s’mė gėnjen, 49

je Venedik Kaēianemiku ti.

Te ky vend turpi pėr ē’mėkate vjen?".

"Dėshirė s’kam ta them, - pėrgjigjet ai. - 52

Por tė hesht s'mė lė kjo gjuhė e kulluar,

Qė botėn lart mė ndillka pėrsėri.

Ai qeshė, Gilozabelėn qė pat ēuar 55

markezin tė kėnaq me trup tė saj,

nga thashethemet siē e ke dėgjuar.

I vetmi bolonjez s’jam qė po qaj, 58

edhe tė tjerė plot kėtu do gjeni,

kaq njerėz s’thonė "sipa"" te ai skaj

qė mes Savene ndodhet edhe Reni. 61

Atė qė them pėr ta vėrtetuar,

kujto se shpirtmakutėr fort ne jemi".

Njė djall, tek fliste, e pat fshikulluar 64

dhe i bėrtiti: "M’u qėro, rrufjan,

kėtu s’ka femra ti pėr tė tregtuar!".

Kur prijsit tim i vajta fare pranė, 67

pas disa hapash ne patėm arritur

atje ku dilet nėpėr shkėmb matanė.

Mjaft lehtė shkėmbit lart iu patėm ngjitur, 70

shpejt djathtas kthejmė e kėta tė dėnuar

i lėmė tė vėrdallen tė sfilitur.

Kur sosėm tek ai vend, ku i lakuar 73

ky shkėmb tė rrahurit lė qė tė kalojnė,

tha prijsi: "Ndalu pak pėr tė vrojtuar.

Tė tjerė plot, qė fatin e mallkojnė, 76

fytyrėn ende s’di ti si e kanė,

sepse nė njė drejtim me ne po shkojnė".

Nga urė e vjetėr shohim njė vargan 79

drejt bregut tjetėr duke u afruar,

qė si tė parėt plot kamxhikė hanė.

Dhe prijsi thotė pa ia kėrkuar: 82

"Shih kush po vjen me pamje madhėshtore,

qė vuan, por nuk rri duke lotuar:

endč e ruan pamjen mbretėrore! 85

Jasoni ėshtė, qė, i urtė e trim,

u mori kolkėve bashkėn pėrrallore.

Nė Lemnos erdh', kur ishte nė shtegtim, 88

atje ku gratė me aq egėrsi

i vranė burrat pa njė pėrjashtim.

Me fjalė t’ėmbla e plot dashuri, 91

ai vashėn Izifilė pat mashtruar,

qė vetė kish pėrdorur njimėti.

E la shtatzėnė e tė vetmuar, 94

pėr tė po vuan ai kėtė ndėshkim

dhe pėr Medean qė e pat tradhtuar.

Me tė po shkon kush kreu si ky mashtrim. 97

Dėgjove mjaft pėr lug tė parė ti

dhe pėr ata qė brenda ai pėrfshin.

Ku rripi i ngushtė, sosim ne tani, 100

me pendėn e tė dytit kryqėzohet

dhe tjetėr urė ngrihet pėrsėri.

Nė lug tė dytė vaj i madh dėgjohet, 103

njė turmė rri veē duke psherėtirė,

rreh veten me pėllėmbė aq sa dėrrmohet.

Ēdo shpat me duhmė myku qe mbuluar 106

qė ngrihej lart si afsh nga kundėrmimet,

me sy, me flegra duke i trazuar.

Aq terr ka poshtė sa asgjė s’shikon 109

mes urės sipėr ti pėr pa u ngjitur,

ku syri hapėsirėn e pėrshkon.

Nė fund tė gropės ne me tė mbėrritur 112

plot njerėz shohim nė pėgėrė zhgrryer

kėtu nga gjithė bota jashtėqitur.

Kur sytė poshtė unė i pata kthyer, 115

shoh njė qė s’di ish prift a shekullar,

ngaqė dhe kokėn kish me mut pėrlyer.

Bėrtiti ai: "Ē’tė shtyn ty pėr tė parė 118

mes njerėzish tė pėgėrė vetėm mua?".

"Dikur, nė tė kujtohet, krejt tė tharė, -

i them, - i pata parė flokėt tua. 121

Aleks Interminel da Luka je,

prandaj t’i ngula sytė, ashtu siē thua".

Qėllonte kokėn ai si njė shkėrbe: 124

"Kėtu mė sollėn fjalėt plot miklim,

gjuhės sime s’iu ndanė pėr be".

"Pėrkulu pak pėrpara, - tha prijsi im, 127

dhe hidhi sytė pakėz mė andej,

surratin qė tė rrokėsh me vėshtrim

kurvės leshpėrpjetė atje pėrtej, 130

veten po gėrric me thonj tė ndyrė,

ulet poshtė e ngrihet prapė shpejt.

Taida ėshtė kurva e pafytyrė, 133

mikut "Mrekulli!" i qe pėrgjigjur

kur pyeti: "Si t’u duk kjo qė kam prurė?".

Por sytė tanė boll i kemi nginjur!" 136

V. l. Lugjezezė - Rrethi i tetė i Ferrit pėrshkohet nga dhjetė hendeqe (lugje) koncentrikė, tė ndarė prej pendash, dhe formojnė Lugjezezėn. Kėtu ndėshkohen mashtruesit. V. 25. Nė lugun e parė mėkatarėt ecin nė dy rryma tė kundėrta. Djajt i qėllojnė pa mėshirė dhe ata ecin mė shpejt se poetėt. Njė grup ecėn nė drejtim tė poetėve (rrufjanėt ), grupi tjetėr ecėn nė njė drejtim me poetėt (ngashėnjyesit. V. 28-33. posi romanėt - Pėr tė ngritur prestigjin e kishės dhe pėr tė mbushur thesarin papėnor, nė vitin l300 papa Bonifaci VIII shpalli "jubileun" e parė tė kishės, qė tėrhoqi shumė pelegrinė, meqė tė gjithėve u ishte premtuar falja e mėkateve. Pėr tė mėnjanuar rrėmujėn, ura e Shėn Engjėllit u nda nė dy pjesė: nė njėrėn anė turma shkonte drejt katedrales sė Shėn Pjetrit me fytyrėn nga ana e kėshtjellės sė Shėn Engjėllit, ndėrsa turma tjetėr ecte nė drejtimin e kundėrt, drejt malit Monte Xhordano. V. 50. Venedik Kaēianemiku - udhėheqės i guelfėve tė Bolonjės (vdekur nė vitin l302). Dante, me sa duket,nuk e dinte se nė vitin l300 ai ishte akoma gjallė. V. 55. Gilozabela - Venediko Kaēianemiku ia shiti motrėn e tij, Gilozabelėn, markezit tė Ferrarės Obicio II. V. 59. tė tjerė plot - Bolonja, ku nė vend tė "sia" (njė nga format e foljes "jam") thonė "sipa", ndodhet midis lumenjėve Savena dhe Reno. Sipas Kaēianemikut, nė Ferr ka mė shumė bolonjezė tė vdekur "rrufjanė", se tė gjallė.V. 83-96. Shih kush po vjen - Jasoni, udhėheqėsi i argonautėve, qė vodhi bashkėn e artė nė Kolkidė. Nė Lemnos ai ngashėnjeu Izifilėn, mė vonė Medenė, tė cilėn gjithashtu e braktisi pėr hir tė Kreuzės. V. ll3. plot njerėz - lajkatarėt.V. l22. Alesio Intermineli - Vinte nga njė familje fisnikėsh nga Luka dhe pat vdekur para vitit l300. V. 133. Taida - personazh nė komedinė e Terencit "Eunuku".


Copyright©1996 by Kurti Publishing

 Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996