KĖNGA E PESĖMBĖDHJETĖ

 

Tani po ecim bregut gjithė gurė.

Me avull lumi duke u mbuluar

mbron ujė bashkė me argjinaturė.

Porsi flamandėt qė kanė ndėrtuar 4

nga Bruxha nė Guisant tė larta pendė

dhe fushėn mbrojnė nga dallga e tėrbuar,

si padovanėt diga ngrenė nė Brentė 7

pėr ēdo qytet e kullė si mburojė,

nė Kiarantąnė sa pa bėrė nxehtė,

dhe kėto brigje janė krejt njėlloj, 10

paēka qė aq tė gjerė e tė lartuar

s’i bėri cilido qė i ndėrtoi.

Porsa nga pylli larg ne kishim shkuar, 13

aq sa ku ish ta shihja ish vėshtirė

ngado qė sytė i pata rrotulluar,

njė turmė shpirtrash, duke na arrirė 16

po ecte bregut dhe ata nga ne

po shihnin, sikur natėn nė errėsirė

sheh njė njeri kur hėna ėshtė e re: 19

qepallat rrinin duke kapsallitur

si njė prestar krejt plak qė shkon njė pe.

Kėshtu nga shpirtrat duke u soditur 22

mė njohu njėri qė pėr kind mė zuri,

"Oh, ē’mrekulli!" - ai befas pat bėrtitur.

Drejt meje krahun porsa ai e shpuri, 25

ia ngula sytė nė fytyrė mirė,

fytyrė e djegur mendjes shpejt i pruri

kujtimn’ e vjetėr krejt tė pėrtėrirė. 28

"Ju, ser Bruneto, nė kėtė mjerim?" -

i thashė, dorėn time duke shtrirė.

Dhe ai: "Tė ndahet s’ke ti kundėrshtim 31

Brunet Latini nga kjo turmė e mjerė

edhe me ty tė vijė, biri im?".

"Me gjithė qejf, - i thashė unė atėherė, 34

dhe po tė duash qė me ty tė rri,

jam gati, po la prijsi, menjėherė".

"O bir, nė se ndokush nga kjo ushtri 37

vonon njė ēast, njėqind vjet i zbuluar

pastaj qėndron nėn zjarrin batėrdi.

Ec para, vij pėrkrah pa u vonuar 40

gjersa t’arrijė prapė ēetėn time,

ku qan ēdokush dėnimin e amėshuar".

Tė shmangem nuk guxoj nga rruga ime 43

me tė pėr tė ecur barabar, kokulur

shkoj, si njė qė do t’i bėj nderime.

Tha ai: ""Nga bota ē’fat tė paska shkulur 46

qė dhe pa vdekur ti kėtu po zbret?

Kush po tė prin nė honin, ku je ulur?".

I them: "Atje lart nė tė qetėn jetė, 49

pa e arritur ende pjekurinė,

e humba rrugėn nė njė pyll tė shkretė.

Dje nė mėngjes atij i ktheva shpinė, 52

mė doli sa desh ktheva te ai vend

ky qė nė shteg pėr nė shtėpi mė prin".

Dhe ai mė tha: "Po ndoqe yllin tėnd 55

do tė arrish nė portin plot lavdi,

t’ėmblėn jetė rč siē pata vėnė.

Sikur tė isha gjallė endé tani, 58

gjersa ky qiell tė ka me sy tė mirė,

punė do tė t’ndihja me siguri.

Por populli shpėrnjohės, keq i prirė, 61

nga Fjezola zbritur nė lashtėsi,

qė ėshtė i vrazhdė dhe si egėrsirė,

tė mirat sheh veē me armiqėsi : 64

s’mbin pranė vodhės kurrė i ėmbli fik,

tė ndodhė ndryshe nuk ka mundėsi.

Tė verbėr mbahen nga njė nam i lig, 67

koprracė janė, cmirėzez, krenarė,

prandaj prej tyre sa mė larg ti ik.

Ty nder tė sjell veē fati yt i mbarė: 70

qejf tė tė grijnė dy partitė kanė,

por larg nga sqepi ėshtė i ėmbli bar.

Ata si kashtė veten le ta hanė, 73

fidani vetėm mbettė i paprekshėm,

po mbiu ndonjė nė plehun fjezolan.

Ai gjallėroftė sojin e shendetshėm 76

tė pak romakėve mbetur nė qytet,

kur ky u bė fole pėr tė pandershėm".

"Dėshira ime t’ish njė e vėrtetė, 79

i thashė unė, - ende kishit rruar,

mes njerėzish do tė ishit ju nė jetė.

Nė mendjen time kurrė s’ėshtė shuar 82

vegimi juaj atėror plot dhemshuri;

nė botėn lart ju mė patėt mėsuar

si bėhet i pavdekshėm njė njeri. 85

Prandaj sa kohė do tė jem i gjallė

pėr ju do flas gjithnjė me dashuri.

Ē’thatė pėr mua do ta shkruaj ēdo fjalė 88

pėr t’i shėrbyer asaj si krahasim

me gjėrat tjera, lart po qe se dal.

Por desha mos tė kini hiē dyshim, 91

e kam ndėrgjegjen fare tė kulluar

dhe Fati ē’mė gatit pres pa ngurrim.

Kėto divnesa shpesh i kam dėgjuar, 94

e sjelltė Fati rrotėn si tė dojė,

mulliri bloftė kurrė pa pushuar!".

Me ser Bruneton e vazhdoj atbotė 100

bisedėn dhe e pyes kush nga hijet

mė shumė pat shkėlqyer lart nė botė.

"Disa prej tyre mirė ėshtė t’i dije, 103

mė tha, - disa t’i heshtje ėshtė mirė,

s’i dilet dot gjith’ kėsaj mizėrie.

Por dije se plot nga kėta tė nxirė 106

klerikė qenė e letrarė tė shquar,

bėnė njė mėkat aq tė pėshtirė.

Prishjąni shkon me turmėn e mjeruar, 109

Franēesk d’Akorsi. Nė paē dėshirė

tė dish gjė pėr ata me kokėn rruar,

atė ta njohėsh s’e ke tė vėshtirė 112

qė papa ēoi nga Arno n’Bakilon,

ku trupin la ndėr turpe krejt i shkrirė.

Tė flisja mė, por koha po mbaron, 115

shumė s’rri dot. Ja, qė larg dalloj

si tymi rėrėn prapė po e mbulon.

Po vijnė ca qė s’dua t’i takoj. 118

Tė lutem, ruajma Thesarin tim,

ku ndiehem gjallė, tjetėr s’tė kėrkoj!".

Pastaj u kthye dhe iku me nxitim, 121

porsi ata qė cohėn e bleruar

shėtitin nė Veronė me gėzim:

si fitimtar dhe jo i turpėruar. 124

V. 4-9. Bruxhė - qytet nė Flandėr. Guisant (Wisant) qytet nė Kale. Kėtu flamandėt kishin ndėrtuar diga. Dante krahason brigjet shkėmbore tė Flegjetonit.me digat e ndėrtuara nga flamandėt dhe ato tė ndėrtuara gjatė lumit Brentė afėr Padovės. V. 9. Kiarentanė - emri i vjetėr i Alpeve tė Karintisė. V. 29. ser Bruneto - Bruneto Latini ose Latino (l220-12395), sshkencėtar, poet, burrė shteti i komunės sė Firences, pėrkrahės i partisė sė guelfėve. Pati shkruajtur librin"Thesari", njė enciklopedi e gjėrė nė prozė, nė frėngjishten e vjetėr, si dhe librin"Thesari i vogėl", njė poemė didaktike nė vargje. Dante kishte patur miqėsi me tė nė rini dhe e konsideronte si mėsuesin e vet. V. 55. Po ndoqe yllin tėnd - Njerėzit nė Mesjetė ishin tė bindur se yjet e qiellit dhe kombinimet e tyre ndikojnė mbi fatin dhe karakterin e njeriut. V. 6l. Por populli shpėrnjohės... - Sipas njė legjende, romakėt shkatėrruan nnė kohėn e Cezarit qytetin e Fiezolės dhe ndėrtuan nė breg tė Arnos, nė rrėzė tė maleve tė Fjezolės, qytetin e Firences, ku u shpėrngulėn shumė banorė tė Fjezolės. Mė vonė Fjezola u rindėrtua, por nė Firence vazhduan tė vinin fjezolanė tė tjerė. Dante ėshtė i mendimit se kjo pėrzierje e popullsisė shpuri nė dobėsimin dhe rėnien e Firences. Dante e konsideron veten si pinjoll tė romakėve qė ndėrtuan qytetin e Firences V. 67. Tė verbėr mbahen nga njė nam i lig - Nė "Kronikėn" e Xh. Vilanit jepet shpjegimi i paranomės qė kishin fiorentinėt si dritėshkurtėr: duke besuar premtimet e mbretit tė ostrogotėve Totilės, fiorentinėt e lanė tė futej nė qytet dhe ky i shfarosi tė gjithė banorėt. V. 71. qejf tė tė grijnė dy partitė kanė - Partia e tė bardhėve do ta zhdukė si kundėrshtar, ndėrsa tė zinjte si renegat. V. 78. u bė fole pėr tė pandershėm - Qyteti i Firences. V. 89. asaj - Beatriēes. V. l09. Prishjani - Gramatist i shquar latin i shek. VI tė e.s. V. ll0. Franēesk d’Akorsi - Franēesko d’Akorso (l225-1293), i biri i juristit tė shquar fiorentin Akorso, qė edhe vetė ishte jurist i shquar. V. ll2. Atė tė njohėsh - Andrea dei Moci, peshkopi i Firences, tė cilin pėr sjellje skandaloze papa Bonifaci VIII e transferoi nga Firencja nė Viēenca (mbi lumin Bakilone), ku ai dhe vdiq. V. l21-124. Pranė Veronės njė herė nė vit organizoheshin gara vrapimi lakuriq. Fitimtari fitonte njė cohė tė blertė. Bruneto Latini gjithashtu ėshtė lakuriq dhe vrapon pėr tė arritur tė tjerėt.


Copyright©1996 by Kurti Publishing

 Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996