KĖNGA E PARĖ

Nė mesin e shegtimit tim nė jetė

u gjenda nė njė pyll tė zi tė errėt

se kisha humbur rrugėn e vėrtetė .

Si ishte pylli as me mend nuk merret 4

aq ish i zi, i ashpėr dhe i egėr.

Kur mė kujtohet dridhem prapė nga tmerret.

E hidhur ėshtė vdekja pak mė tepėr! 7

Pėr tė treguar atje ē’tė mira gjeta,

do tė pėrmend edhe ndonjė gjė tjetėr.

Nuk di tė them si brenda pyllit mbeta 10

se gjumi sytė fort m’i pat platitur

kur rrugėn e vėrtetė i mjeri treta.

Pastaj kur rrėzė kodrės pata arritur, 13

atje ku merrte fund ajo luginė,

qė zemrėn plot me frikė ma pat tronditur,

vėshtrova lart dhe kodrėn pashė nė shpinė 16

me rreze veshur tė atij planeti ,

qė ēdo shtegtari nėpėr udhė i prin.

M’u duk aherė se disi zateti 19

ai tmerr qė zemrėn time kish pushtuar

njė natė qė kalova nė ankth, i shkreti.

Si ai njeri qė fort duke gulēuar 22

kur del nė breg nga deti shkumė e valė,

vėshtron prapė ujėt dallgėsh shkumėzuar,

kėshtu dhe shpirti im qė rend e s’ndal, 25

u kthye rrugėn prapa tė vėshtronte,

nga ku i gjallė askush nuk mund tė dalė.

Pak trupn’ e lodhur lashė tė pushonte 28

dhe nisa rrugėn nėpėr breg tė shkretė,

mė poshtė kėmbė e ndalur diē qėndronte.

Sa kisha nisur njė si tė pėrpjetė, 31

kur stisur lara-lara njė panterė

pėrpara del e shkathėt dhe e lehtė.

Krejt rrugėn time duke e ndėrprerė, 34

mu para meje bisha kish qėndruar,

sa bėra mend tė kthehem disa herė.

Mėngjes i herėt ish, nė tė aguar, 37

dhe dielli ngrihej lart me yllėsitė,

si ditėn kur me dashuri t' amėshuar

krijoi Tenzot tė gjitha bukuritė. 40

Veē shpresė mė jepnin mua pėr tė shpėtuar

nga bisha me lėkurėn ngjyrė e dritė

mėngjesi i herėt, stinė e lulėzuar. 43

Por zemra zu’ nga frika shpejt tė dridhej

prej pamjes sė njė luani tė kreshpėruar.

M’u duk sikur mbi mua ai desh tė hidhej 46

me kokėn lart, tėrbuar nga uria.

Nga frika edhe ajri zu’ tė mblidhej.

Dhe njė ulkonjė, qė plot tė kėqia 49

pėshtillte nė njė trup krejt tė drobitur

dhe mijėra njerėz kish rrėnuar, lubia,

me frikė zemrėn fort ma pat tronditur. 52

Nga pamja e saj mizore i tmerruar

i humba shpresat majės pėr t’iu ngjitur.

Si ai qė mall gjithnjė ka grumbulluar 55

dhe rastin qė ta humbė kur koha sjell

veē humbjen rri mendon duke lotuar,

kjo bishė njė tė madh trishtim mė ndiell 58

dhe qetė-qetė duke m’u avitur

mė shtyn atje ku s’lindi kurrė diell.

Kur nė humnerė isha duke shkitur 61

mė doli para njė imazh i zbehtė,

qė heshtj’ e gjatė krejt e kish nemitur.

Atė kur pashė te ky vend i shkretė: 64

"Mėshirė ki pėr mua,- tėrė ankth e grisha,-

kushdo qofsh, hije a njeri vėrtetė!"

Ai m’u pėrgjigj: "Njeri nuk jam, por isha. 67

Lombardė i pata tė parėt e mi tė vjetėr,

dy prindėrit nga Mantova i kisha.

Nėn Julin linda, por nėn njė tjetėr 70

jetova, nėn Augustin tim tė mirė,

kur zotat ishin fare tė gėnjeshtėr.

Poet qeshė e kėndova me dėshirė 73

shtegtimet qė pat bėrė Ene kryetrimi

kur shembėn grekėt Trojėn pa mėshirė.

Po ē’pate ti? Ē’do te ky vend trishtimi? 76

Pėrse s’i ngjitesh majės sė bekuar,

qė ėshtė arsye dhe nism’ e ēdo gėzimi?"

"Virgjili qėnke, ai krua i kulluar 79

nga rrjedh njė lumė i gjerė poezie!"-

unė u pėrgjigja krejt i turpėruar.

"Ti, qė pėr poetėt je simbol lavdie, 82

mė ndih se veprėn tėnde e studiova

me zell e plot me ndjenja dashurie.

Autor e mjeshtėr je qė preferova, 85

tė ėmblin stil e mora veē prej teje,

prej tij nė jetė aq shumė u lartėsova.

Shih bishėn qė do prapa tė mė kthejė, 88

ec mė shpėto, o mendimtar i vjetėr,

se gjakun po ma ngrin qė rrjedh ndėr dejė!"

"Ti duhet tė vazhdosh njė rrugė tjetėr, - 91

ai m’u pėrgjigj, tek qaja duk’ e parė, -

po deshe tė shpėtosh nga pyll’ i egėr.

Kjo bishė qė tė bėri pėr tė qarė 94

nuk lė njeri tė ndjekė rrugn’ e nisur,

ca i pengon, por shumė i lė tė vrarė.

Natyra fort makute e ka stisur, 97

ajo urinė dot s’e shuan kurrė,

pas ngrėnies ndihet mė e babėzitur.

Ajo lloj-lloj gjallese merr pėr burrė 100

dhe mė do marrė sa tė vijė ai Veltėr,

nė hu qė do ta ngordhė e nė torturė.

S’lakmon Ai pasurinė apo gjė tjetėr, 103

por veē virtytet, dijet, dashurinė,

prej Feltri do sundojė e gjer nė Feltėr,

do jetė ai shpėtimtar pėr Italinė. 106

Pėr tė Kamila e virgjėr jetėn fali,

Euriali, Turni, Nisi bėnė flinė.

Prej tij lubia vrapin s’do ta ndali, 109

nė ferr do mbyllet bisha e mallkuar,

nga ku dikur zilia e shtyu tė dali.

Dhe pėr tė mirėn tėnde kam gjykuar 112

qė ty tė prijė nė kėto shtegtime.

Kam pėr tė ēuar ty nėpėr vend t’amėshuar

atje ku do tė shohėsh veē mundime, 115

ku vdekje tjetėr lut pėr tė shpėtuar

ēdo shpirt antik me lotė e pėrgjėrime.

Tė shohėsh si mbi zjarr pa u ankuar 118

rri kush ka shpresė lart pėr tė arritur,

atje ku prehen shpirtat e bekuar.

Kur lart tė vijė koha pėr t’u ngjitur, 121

njė shpirt m’i denjė ty atje tė shpie,

me tė do t’ecėsh nėpėr vend tė ndritur.

Se sundimtari i asaj mbretėrie, 124

me mua, njė rebel qė s’ndoqa mėsimet,

nuk do tė ngjitet asnjeri nė qieje.

Kudo sundon ai, por atje shpall ligjet, 127

atje ka fronin, ka atje selinė.

Oh, ėshtė i lumur kush prej tij lart ngjitet!"

Dhe unė i them: "Poet, pėr perėndinė 130

qė ti nė jetė s’pate adhuruar,

shpėtomė nga ky pyll, ku vdekja nxin,

Mė shpjer atje ku ti mė ke treguar 133

qė tė shikoj pak portėn e Shėn Pjetrit

dhe shpirtrat, pėr tė cilėt je trishtuar!"

Ai u nis. Unė pas i vajta mjeshtrit. 136

 

 

 

Vargu l. Nė mesin - Dante lindi nė vitin l265. Nėse mosha mesatare e njeriut ėshtė 70 vjeē, mund tė mendojmė se bėhet fjalė pėr vitin l300, kur Dante ishte 35 vjeē. V. 2. njė pyll - Simbol i jetės mėkatare. V. l3. rrėzė kodrės - simbol i virtytit. V. l7. tė atij planeti - Dielli. nė Antikitet mendohej se dielli ishte njė planet qė vėrtitej rreth tokės. V. 30. mė poshtė - Poeti heziton tė ngjitet. V. 32. njė panterė - simbol i epsheve njerėzore. V. 38. Yllėsia e Dashit, ku ndodhet dielli nė pranverė. sipas besimit tė krishterė, nė kėtė kohė e krijoi Zoti botėn. V. 45. njė luani - - simbol i krenarisė dhe dhunės. V. 49. njė ulkonjė - simbol i lakmisė. V. 62. njė imazh - Ėshhtė Virgjili, poet i shquar romak, autor i Eneidės (70-l9 p. e. s.). Virgjili bėhet udhėrrėfyes i poetit nėpėr Ferr dhe Purgator. V. 68. lombardė - Virgjili ishte nga krahina e Mantovės qė quhej Lombardi. V. 70. Nėn Julin - Jul Cezari (vrarė nė vitin 44 p.e.s.). V. 71. nėn Augustin - Perandori romak August (v.27 p.e.s. deri nė v. l4 tė e.s.). V. 74. Ene - Heroi i "Eneidės". V. 91. njė rrugė tjetėr - Dante duhet mė parė tė vizitojė botėn e pėrtejvarrit . V. 101. Veltėr - Veltėr nė italisht do tė thotė langua, qen, por kėtu, nė mėnyrė alegorike, Dante bėn fjalė pėr njė qėnie tė mveshur me atributet e pushtetit dhe tė drejtėsisė absolute qė do ta ēlirojė Italinė nga lakmia e sundimtarėve tė saj. V. 105. Feltėr - Vend i diskutueshėm dhe i papėrcaktuar. V. 107. Kamila - E bija e mbretit tė Volshėve, vrarė nė luftė me Trojanėt. V. 108. Euriali, Turni, Nisi - Personazhe tė "Eneidės" vrarė nė luftėrat midis trojanėve dhe vendasve. V. 114. nėpėr vend t’amėshuar - Ferr. V. 116. vdekje tjetėr - Mėkatarėt e vdekur trupėrisht, luten tė vdesin shpirtėrisht pėr tė shpėtuar nga vuajtjet nė Ferr. V. 118. mbi zjarr - Zjarri i Purgatorit. V. 122. Njė shpirt m’i denjė - Beatriēja. V. 125. rebel - Virgjili ishte pagan. V. 133. portat e Shėn Pjetrit - Portat e Qiellit, ruhen nga njė engjėll, mėkėmbės i Shėn Pjetrit.


Background music: Debussy: La Mer

 

 

Copyright©1996 by Kurti Publishing

 Dante Aligieri

Komedia Hyjnore

FERRI

Shqipėroi: Ēezar Kurti

Kurti Publishing, New Jork 1996