A.P. ĒEHOV
STEPA

HISTORIA E NJĖ UDHĖTIMI

Pėrktheu:  Ēezar Kurti

V

 

   Karvani u vendos nė breg tė lumit, nė anė tė fshatit. Dielli digjte si dje, ajri ishte i palėvizshėm dhe i trishtė. Nė breg kishte disa shelgje, por hija e tyre nuk binte nė tokė, por nė ujė, ku humbiste kot, ndėrsa nė hijen nėn qerre ishte vapė dhe mėrzi. Ujėt e kaltėruar nga pasqyrimi i qiellit tė ndillte pėr t’u futur nė lumė.

   Qerrtari Stepka, tė cilin Jegorushka e pa vetėm tani, njė djalė fshatar nja tetėmbėdhjetė vjeē, me kėmishė tė gjatė, pa brez dhe me shallvare tė gjata pa kėmbėza, qė valviteshin gjatė ecjes si flamurė, u xhvesh shpejt, zbriti poshtė nėpėr bregun e pjerrėt dhe u hodh nė ujė. Ai u zhyt nja dy tri herė, pastaj u kthye nė kurriz dhe mbylli sytė nga kėnaqėsia. Fytyra i ngėrdheshej e rrudhej, sikur t’i vinte guduli, tė ndiente dhembje dhe t’i vinte pėr tė qeshur.

   Nė njė ditė tė nxehtė, kur nuk di ku tė futesh nga vapa dhe zagushia, llapashitja e ujit  dhe frymėmarrja e thellė e atij qė lahet veprojnė mbi veshin si njė muzikė e bukur. Dimovi dhe Kirjuha, me tė parė Stepkėn, u zhveshėn dhe ata dhe, njėri pas tjetrit, duke qeshur me tė madhe dhe duke e shijuar qė mė parė kėnaqė-sinė, u hodhėn nė ujė. Lumi i vockėl dhe i qetė ushtoi nga turfullimat, llapashitjet dhe britmat. Kirjuha kollitej, qeshte dhe bėrtiste sikur donin ta mbysnin, ndėrsa Dimovi e ndiqte nga prapa dhe donte t’i kapte kėmbėn.

   - He-he-he! - thėrriste ai. - Kape, mbaje!

   Kirjuha gajasej dhe kėnaqej, por shprehjen e fytyrės e kishte si nė tokė: njė fytyrė budalli tė ēuditur, sikur dikush t’i ish afruar pa u diktuar nga prapa dhe ta kish kapur befasisht pėr flokėsh. Edhe Jegorushka u xhvesh, por nuk zbriti nėpėr bregun e pjerrėt, mori vrull dhe u hodh nga njė vend nja njė sazhen e gjysmė i lartė. Duke pėrshkruar njė hark nė ajėr, ai ra nė ujė, u zhyt thellė, por fundin nuk e arriti; njė forcė e ftohtė dhe e kėndshme nė tė prekur e pushtoi dhe e ngriti pėrsėri sipėr. Ai doli nė sipėrfaqe dhe, duke turfulluar dhe duke lėshuar fėlluska, hapi sytė, por nė lumė, pikėrisht afėr fytyrės sė tij, reflektohej dielli. Nė fillim ca shkėndia verbuese, pastaj ylbere dhe njolla tė zeza kaluan nėpėr sytė e tij; ai nxitoi tė zhytej pėrsėri, hapi sytė nė ujė dhe pa diēka tė gjelbėrt tė turbullt, tė ngjashme me qiellin nė njė natė me hėnė. Pėrsėri po ajo forcė, duke mos e lėnė qė tė prekė fundin dhe tė qėndrojė nė freski, e ngriti lart. Ai doli nė sipėrfaqe dhe psherėtiu kaq thellė, sa ndjeu liri dhe freski jo vetėm nė gjoks, por madje edhe nė bark. Pastaj pėr tė marrė nga uji tė gjitha kėnaqėsitė e mundshme, ai filloi tė bėnte lodra nga mė tė ndryshmet: rrinte nė shpine dhe prehej, thithte ujė me gojė dhe e nxirrte si curril, rrokullisej, notonte nė kurriz, nė bark dhe ijash, si t’ia kishte qejfi, deri sa u lodh. Bregu tjetėr ishte i mbuluar nga shavari, praronte nga dielli, ndėrsa lulet e shavarit vareshin si vile tė bukura sipėr ujit. Nė njė vend shavari filloi tė dridhej, tė pėrkulte vilet e luleve dhe tė kėrciste. Ishin Stepka me Kirjuhėn qė “po zinin karavidhe”.

   - Karavidhe! Shikoni, vėllezėr, karavidhe! - filloi tė bėrtiste Kirjuha me ngadhėnjim dhe tregoi vėrtet njė karavidhe.

   Jegorushka notoi deri tek shavari, u zhyt dhe filloi tė kėrkonte nėpėr rrėnjėt e shavarit. Duke rrmuar nė lymin e ujshėm dhe rrėshqitės, ai preku diēka tė mprehtė dhe tė neveritshme, ndoshta ndonjė karavidhe, por nė kėtė ēast dikush e kapi pėr kėmbe dhe e ngriti lart. Duke pirė ujė dhe duke u kollitur, Jegorushka hapi sytė dhe pa para vetes fytyrėn e njomė dhe pėrtallėse tė ēapkėnit Dimov. Ēapkėni merrte frymė rėndė dhe nga sytė e tij dukej se donte tė vazhdonte tė tallej. Ai e kishte kapur fort Jegorushkėn prej kėmbe dhe ngriti bile dorėn tjetėr pėr ta kapur pėr zverku, por Jegorushka me neveri e frikė, sikur t’i vinte pėshtirė dhe tė kishte frikė se mos Dimovi i fortė e mbyste, u shkėput me forcė prej tij dhe i tha:

   - Hajvan! Ta kėputa me grusht turinjve!

   Duke e ndierė se kėto fjalė nuk mjaftonin pėr tė shprehur urrejtjen, u mendua pakėz dhe shtoi:

   - Maskara! Kėlysh bushtre!

   Kurse Dimovi, sikur tė mos kishte ndodhur gjė, as qė po e shikonte mė Jegorushkėn, por notoi nė drejtim tė Kirjuhės dhe thirri:

     - He-he-hej! Hajde tė zemė peshk! Ēuna, hajde tė zemė peshk!

   - E pse jo? - e miratoi Kirjuha. - Kėtu duhet tė ketė shumė peshk...

   - Stepka, shko njė vrap nė fshat dhe u kėrko fshatarėve njė rrjetė!

   - Nuk e japin!

   - Ta japin! Ti shko kėrkoje! U thuaj qė ta japin pėr hir tė Krishtit, fundi i fundit ne jemi shtegtarė.

   - Mirė thua!

   Stepka doli nga uji, u vesh shpejt dhe pa kapele, duke valavitur shallvaret e gjera, rendi nė fshat. Pas ndeshjes me Dimovin ujėt kishte humbur ēdo bukuri pėr Jegorushkėn. Ai doli jashtė dhe filloi tė vishej. Pantelej dhe Vasja ishin ulur nė bregun e pjerrėt, kishin varur kėmbėt dhe po shikonin ata qė po laheshin. Emeljani ishte zhveshur lakuriq dhe po rrinte me kėmbėt e futura nė ujė deri nė gjunjė mu pranė bregut, mbahej me njėrėn dorė tek bari, kurse me tjetrėn fėrkonte trupin. Me shpatullat e dala, me nishanin nėn sy, i pėrkulur dhe me shprehjen e njė frike tė madhe nga ujėt, ai dukej shumė komik. Fytyrėn e kishte serioze, tė vrazhdė, e vėshtronte ujėt me inat, sikur donte ta shante ngaqė e kishte ftohur njė herė nė Donjec dhe i kishte marrė zėrin.

   - Po ti pse nuk lahesh? - pyeti Jegorushka Vasjen.

   - Kot... Nuk kam qejf... - u pėrgjigj Vasja.

   - Pse tė ėshtė enjtur mjekra?

   - Mė dhemb... Unė, paniēek30, kam punuar nė fabrikėn e shkrepseve... Doktori mė pat thėnė se prandaj mė ėshtė enjtur nofulla. Atje ajri ėshtė i keq. Pėrveē meje, edhe tre djemėve tė tjerė u ėshtė enjtur nofulla. kurse njėrit i ėshtė kalbur fare.

   Pas njė ēike u kthye Stepka me njė rrjetė. Dimovi me Kirjuhėn prej qėndrimit tė gjatė nė ujė u mavijosėn dhe u ngjirrėn, por filluan me qejf tė mirren me peshkim. Nė fillim ecėn nėpėr njė vend tė thellė, pėrgjatė shavarit; kėtu Dimovit ujėt i vinte deri nė zverk, ndėrsa Kirjuhėn e shkurtėr e mbulonte krejt; ky i fundit pinte ujė dhe lėshonte flluska, ndėrsa Dimovi, duke shkelur nėpėr rrėnjėt si gjemba, binte dhe ngatėrrohej nė rrjetė. Tė dy rrokulliseshin dhe bėnin potere tė madhe, dhe peshkimi kthehej nė njė lodėr ēapkėnėsh.

   - Ėshtė thellė, - thoshte me zė tė ngjirrur Kirjuha. - Asgjė nuk do tė kapim!

   - Mos e tėrhiq, djall! - bėrtiste Dimovi, duke u pėrpjekur t’i jepte rrjetės pozicionin e duhur. - Mbaje me duar!

   - Kėtu nuk kapni gjė! - u bėrtiste nga bregu Pantelej. - Vetėm sa do tė trembni peshkun, budallenj! Merrni majtas! Atje ėshtė mė cekėt!

   Njė herė sipėr rrjetės kėrceu njė peshk i madh; tė gjithė ja bėnė ah!, ndėrsa Dimovi qėlloi me grusht vendin, ku ai u zhduk, dhe fytyra e tij shprehte keqardhje.

   - Eh! - bėrtiti Pantelej dhe pėrplasi kėmbėt. - Ju shpėtoi njė njil i majmur! Iku!

   Duke marrė majtas, Dimovi dhe Kirjuha dalėngadalė dolėn nė vend tė cekėt dhe kėtu filluan tė zinin peshk si duhet. Ata u larguan nja treqind hapa prej karvanit. Qė larg dukej se si ata pa bėrė fjalė dhe duke i lėvizur kėmbėt ngadalė tėrhiqnin rrjetėn, duke u pėrpjekur ta fusnin rrjetėn sa mė thellė dhe sa mė afėr shavarit. Pėr ta trembur peshkun dhe pėr ta futur nė rrjetė, ata qėllonin me grushta ujin dhe bėnin zhurmė duke trazuar shavarin. Nga shavari ata shkonin nė bregun tjetėr, tėrhiqnin rrjetėn pas vetes, pastaj me njė pamje tė dėshpėruar, duke ngritur gjunjėt lart, ktheheshin pėrsėri tek shavari. Se pėr ēfarė flisnin midis tyre, por nuk dėgjohej gjė. Dielli u digjte kurrizin, mizat i kafshonin, ndėrsa trupat e tyre tė mavijosur morėn ngjyrėn e bronxit. Pas tyre, me kovėn nė duar, me mėngėt e pėrveshura deri nė sqetull dhe duke mbajtur cepat e kėmishės me dhembė, ecte Stepka. Sa herė qė kapnin ndonjė peshk, ai e ngrinte lart dhe, duke e pėrshkėnditur nė diell, bėrtiste:

   - Shikoni, ēfarė njili! Kemi zėnė nja pesė tė tillė!

   Dukej se si, pasi e nxirrnin rrjetėn, Dimovi, Kirjuha dhe Stepka gėrmonin pėr njė kohė tė gjatė nė lym, fusnin diēka nė kovė, diēka e hidhnin poshtė; nga njė herė ndonjė send qė kishte rėnė nė rrjetė e merrnin doradorazi, e shikonin me kureshtje, pastaj e hidhnin poshtė...

   - Ēfarė ėshtė ajo? - u thėrrisnin nga bregu.

   Stepka pėrgjigjej, por ishte vėshtirė tė kuptoje se ēfarė thoshte. Por ja ai doli me vrap nga ujėt dhe, duke mbajtur kovėn me tė dy duart, duke harruar tė ulte kėmishėn, rendi tek qerret.

   - Ėshtė mbushur plot! - thėrriste ai, duke marrė frymė me zor. - Mė jepni njė tjetėr!

   Jegorushka vėshtroi brenda nė kovė. Ajo ishte plot. Nga ujėt nxori kokėn e shėmtuar njė mlysh i ri, ndėrsa rreth tij rropateshin karavidhe dhe peshq tė vegjėl. Jegorushka futi dorėn nė fund dhe pėrzjeu ujin: mlyshi u zhduk nėn karavidhet, ndėrsa nė vend tė tij nė sipėrfaqe dolėn njė peshk persian dhe njė njil. Edhe Vasja vėshtroi kovėn. Sytė iu pėrlotėn dhe fytyra iu embėlsua, tamam ashtu si nė kohėn kur kishte parė dhelprėn. Ai nxori diēka nga kova, e afroi tek goja dhe filloi tė pėrtypej. U dėgjua kėrcitja e dhėmbėve.

   - Vėllezėr, - u ēudit Stepka, - Vaska po ha njė gjuhėz tė gjallė! Pfu!

   - Kjo nuk ėshtė gjuhėz, por mustak, - u pėrgjigj Vasja pa e prishur terezinė dhe duke vazhduar tė mbllaēitet.

   Ai nxori nga goja bishtin e peshkut, e pa me kėnaqėsi dhe pėrsėri e futi nė gojė. Kur ai po pėrtypej dhe kėrciste dhembėt, Jegorushkės i dukej se pėrpara vetes kishte njė kafshė e jo njė njeri. Mjekra e enjtur e Vasjes, sytė e tij tė venitur, tė parėt shumė tė mprehtė, bishti i peshkut nė gojė dhe kėnaqėsia, me tė cilėn po pėrtypte mustakun, e bėnin atė tė ngjante si njė kafshė.

   Jegorushka filloi tė mėrzitej pranė tij. Tani edhe peshkimi kishte pėrfunduar. Ai u ra njė herė rreth e rrotull qerreve, u mendua sa u mendua dhe nga mėrzia u nis pėr nė fshat.

   Pas pak u gjend nė kishė dhe, duke e vėnė ballin nė kurrizin e njė njeriu qė vinte era kėrp, po dėgjonte se si kėndonte kori. Mesha po i afrohej fundit. Jegorushka nuk i kuptonte kėngėt e kishės dhe i dėgjonte pa dėshirė. Dėgjoi njė copė herė, gogėsiti dhe filloi tė kundronte zverqet dhe kurrizet e njerėzve. Nė njėrin zverk, tė kuq dhe tė njomė nga tė larėt nė lumė, ai njohu Emeljanin. Zverku ishte qethur boks dhe mė lart se sa ėshtė zakoni; edhe temthat ishin qethur mė lart se sa duhet, dhe veshėt e kuq tė Emeljanit dukeshin si dy llapa tė mėdha dhe sikur nuk e ndienin veten nė vendin e tyre. Duke parė zverkun dhe veshėt, Jegorushka padashur mendoi se Emeljani ėshtė me siguri njė njeri shumė fatkeq. Atij iu kujtuan dirizhimi, zėri i ngjirrur, pamja e ndrojtur nė lumė dhe ndjeu pėr tė njė keqardhje tė madhe. I lindi nė zemėr t’i thoshte njė fjalė tė mirė:

   - Jam edhe unė kėtu! - tha ai, duke e tėrhequr prej mėnge.

   Njerėzit qė kanė kėnduar nė kor si tenor apo bas, sidomos ata qė kanė patur rastin qoftė edhe njė herė nė jetė tė drejtojnė, mėsohen t’i shikojnė tė vegjėlit vrazhdė dhe me inat. Kėtė zakon e ruajnė edhe kur nuk kėndojnė mė. Duke u kthyer nga Jegorushka, Emeljani e pa qė poshtė vetullave dhe i tha:

   - Mos u llasto nė kishė!

   Pastaj Jegorushka ēau pėrpara mė afėr ikonostasit. Kėtu pa njerėz interesantė. Pėrpara tė gjithėve nė anėn e djathtė mbi qilim kishin qėndruar njė zotni dhe njė zonjė. Prapa kishin nga njė karrike. Zotnia kishte veshur njė kostum mėndafshi kinez tė porsa hekurosur, qėndronte pa lėvizur, si njė ushtar nė drejtqendrim, dhe mbante lart mjekrėn e tij tė rruar si nė ngjyrė mavi. Nė jakat e ngrira, nė ngjyrėn mavi tė mjekrės, nė tullėn e vogėl nė kokė dhe bastunin qė mbante ndiehej shumė dinjitet. Nga tepria e dinjitetit qafa ishte tendosur dhe mjekra shtyhej lart me kaq forcė, sa koka dukej sikur mund tė shkėputej nga njėri ēast nė tjetrin dhe tė fluturonte lart. Kurse zonja, e shėndoshė dhe e shkuar nga mosha, veshur me njė shall tė bardhė mėndafshi, kishte ulur kokėn anash dhe vėshtronte nė njė mėnyrė tė tillė, sikur porsa i kishte dhėnė ndonjėrit para borxh dhe donte t’i thoshte: “Ah, mos u shqetėsoni, nuk ka nevojė tė mė falenderoni! Nuk kam qejf...”. Rreth e qark qilimit si njė mur i dendur kishin qėndruar fshatarėt.

   Jegorushka iu afrua ikonostasit dhe filloi t’u falej ikonave tė vendit. Para ēdo figure ai pėrkulej mengadalė deri nė tokė, pa u ngritur nga toka vėshtronte prapa popullin, pastaj ngrihej nė kėmbė dhe i prekte me ballė. Prekja e ballit nė dyshemenė e ftohtė i jepte njė kėnaqėsi tė madhe. Kur nga altari doli roja me njė shkop tė gjatė me shuarėsen e qirinjėve nė majė, Jegorushka kėrceu shpejt nga toka dhe rendi drejt tij.

   - E kanė ndarė naforėn31? - pyeti ai.

   - Nuk ka, nuk ka naforė ...- belbėzoi i vrenjtur roja. - Ik qė kėtej...

   Mesha mbaroi. Jegorushka doli ngadalė nga kisha dhe shkoi tė shėtiste nėpėr shesh. Kishte parė kaq shumė fshatra, sheshe dhe fshatarė nė jetėn e tij sa tani ēdo gjė qė i dilte pėrpara nuk paraqiste asnjė interes pėr tė. Nga qė s’kishte ēfarė tė bėnte dhe pėr tė vrarė kohėn, u fut nė njė dyqan, sipėr derės tė tė cilit ishte varur njė rrip i gjerė i kuq. Dyqani pėrbėhej nga dy dhoma tė gjera dhe tė ndriēuara keq: nė njėrėn dhomė shiteshin veshmbath-je dhe ushqime, ndėrsa nė tjetrėn kishte ca voza me rrėshirė dhe nė tavan ishin varur ca qafore kuajsh. Prej kėsaj vinte njė erė e shijshme lėkure dhe rrėshire. Dyshemeja e dyqanit ishte e zbukuruar, me siguri e kishte zbukuruar ndonjė njeri me fantazi tė madhe dhe shumė tė lirė, sepse ishte e mbuluar krejt me qėndisma dhe shenja kabalistike. Pas banakut kish qėndruar duke u mbėshtetur me bark nė tavolinė njė dyqanxhi i ushqyer mirė dhe me fytyrė tė gjerė e mjekėrr tė rrumbullakėt, me sa duket njė velikorus32. Ai pinte ēaj me gllėnjka dhe pas ēdo gllėnjke lėshonte nga njė psherėtimė tė thellė. Fytyra e tij shprehte njė mospėrfillje tė plotė, por nė ēdo psherėtimė dėgjohej: “Prit pak, pa ta tregoj unė qejfin”.

   - Mė jep njė kopejkė farė luledielli! - i tha Jegorushka.

   Dyqanxhiu ngriti vetullat, doli qė prapa banakut dhe i hodhi Jegorushkės nė xhep njė kopejkė farė luledielli. Si masė shėrbente njė kuti kremi bosh. Jegorushka nuk kishte qejf tė ikte. Ai vėshtroi pė njė kohė tė gjatė arkat me gurabije, mendoi sa mendoi dhe pyeti, duke treguar me gisht disa gurabije Vjazemsku33, tė cilat ishin mykur nga koha e gjatė:

   - Sa bėjnė kėto gurabije?

   - Dy copė pėr njė kopejkė.

   Jegorushka nxori nga xhepi gurabijen qė i kishte falur dje ēifutja dhe pyeti:

- Po gurabijet si kjo sa bėjnė?

   Dyqanxhiu emori gurabijen nė dorė, e kontrolloi ngatė gjitha anėt dhe ngriti njėrėn vetull:

   - Si kjo? - pyeti ai.

   Pastaj ngriti vetullėn tjetėr, u mendua dhe u pėrgjigj:

   - Tri kopejka dy copė.

    U bė heshtje.

   - I kuja je? - pyeti dyqanxhiu, duke hedhur ēaj pėr vete nga njė ibrik prej bakri tė kuq.

   - Nipi i Ivan Ivaniēit.

   - Sa Ivan Ivaniēa ka! - psherėtiu dyqanxhiu. Ai vėshtroi sipėr kokės sė Jegorushkės nė drejtim tė derės, heshti pakėz dhe pyeti: - Mos doni pak ēaj?

   - Falemnderit... - pranoi Jegorushka me njė farė ngurrimi, megjithėse ndiente njė mall tė madh pėr ēajin e mėngjesit.

   Dyqanxhiu i mbushi njė gotė dhe ia dha bashkė me njė copė sheqeri tė brejtur. Jegorushka u ul nė njė karrige portative dhe filloi tė pinte. Ai donte tė pyeste sa kushton njė funt34 bajamesh me sheqer dhe porsa e nisi muhabetin, por hyri njė blerės dhe dyqanxhiu, duke e lėnė gotėn e vet mėnjanė, u muar me punė. Ai e ēoi blerėsin nė dhomėn ku vinte erė rrėshirė dhe bisedoi me tė pėr njė kohė tė gjatė. Blerėsi, qė me sa duket ishte kokėfortė dhe i mėnēur, gjatė tė gjithė kohės nė shenjė mosaprovimi tundte kokėn dhe zbrapsej nga ana e derės. Dyqanxhiu e bindi pėr diēka dhe filloi t’i mbushte njė thes tė madh me tėrshėrė.

- Pse tėrshėrė ėshtė kjo? - tha i trishtuar blerėsi. - Kjo nuk ėshtė tėrshėrė, por byk. T’ua japėsh pulave kėtė, do tė thotė tė tallesh me to...

- Jo, jo, po shkoj tek Bondarenkoja mė mirė!

   Kur Jegorushka u kthye tek lumi, nė breg ishte ndezur njė zjarr i vogėl. Qerrtarėt ishin duke gatuar drekėn. Nė mes tė tymit kishte qėndruar Stepka dhe me njė lugė tė madhe tėrė dhėmbėza pėrziente gjellėn nė kusi. Pak mė anash, me sy tė skuqur nga tymi, ishin ulur Kirjuha dhe Vasja dhe pastronin peshkun. Para tyre ishte nderur rrjeta, mbuluar e tėra me lym dhe barishte. Nė rrjetė shkėlqente ndonjė peshk dhe zvarriteshin karavidhe.

   Emeljani, qė porsa ishte kthyer nga kisha, ishte ulur afėr Panteleit, tundte dorėn dhe me njė zė qė mezi dėgjohej kėndonte “Lavdi tė kėndojmė...”. Dimovi vėrtitej rreth kuajve.

     Pasi mbaruan pastrimin, Kirjuha dhe Vasja mblodhėn tė gjithė peshqit dhe karavidhet e gjalla nė kovė, tundėn kovėn dhe hodhėn gjithēka kishte brenda nė ujin qė po vlonte.

   - T’i fusim sallo? - pyeti Stepka, duke hequr shkumėn me lugė.

   - E pse? Peshku lėshon vetė yndyrė, - u pėrgjigj Kirjuha.

   Para se tė hiqte kusinė nga zjarri, Stepka hodhi nė ujė nja tri pulqer bullgur dhe njė lugė kripė; mė nė fund e provoi, pėrplasi buzėt, lėpiu lugėn dhe gagariti i kėnaqur, gjė qė tregonte se supa ishte gati.

   Tė gjithė, me pėrjashtim tė Panteleit, u ulėn rreth kusisė dhe filluan tė punojnė me lugė.

   - I jepni ēunit njė lugė! - tha me njė zė tė rreptė Pantelei. - Ndoshta edhe ai do tė hajė!

   - Kjo ėshtė gjellė fshatarėsh!... - psherėtiu Kirjuha.

   - Edhe gjella fshatare tė bėn mirė, po tė kesh uri.

   Jegorushkės i dhanė njė lugė. Ai filloi tė hante, por pa u ulur, duke qėndruar nė kėmbė mu pranė kusisė, qė i dukej si njė gropė. Supa vinte erė peshk, midis kokrrave tė bullgurit kishte luspa; karavidhet nuk mund t’i kapje me lugė, kėshtu qė i nxirrnin nga kusia me dorė. Sidomos Vasjes nuk i vinte hiē zor dhe njomi nė supė jo vetėm duart, por edhe mėngėt. Megjithatė Jegorushkės supa iu duk shumė e shijshme dhe i kujtonte supėn me karavidhe qė gatuante nė ditėt e kreshmės mamaja e vet nė shtėpi. Pantelei ishte ulur mėnjanė dhe hante bukė.

   - Babagjysh, po ti pse nuk ha? - e pyeti Emeljani.

   - Nuk i ha karavidhet... Uf, dreqėrit! - tha plaku dhe ktheu kokėn me neveri.

   Duke ngrėnė, duke biseduar. Nga bisedat e tyre Jegorushka kuptoi se tė gjithė tė njohurit e tij tė rinj, pavarėsisht nga dallimet e moshės dhe tė karakterit, kishin njė gjė tė pėrbashkėt, qė i bėnte tė ngjanin me njėri tjetrin: tė gjithė ishin njerėz me njė tė kaluar tė mrekullueshme dhe me njė tė tanishme tė keqe; pėr tė kaluarėn tė gjithė, pa pėrjashtim, flisnin me entuziazėm, ndėrsa pėr tė tanishmen flisnin pothuajse me pėrbuzje. Rusit i pėlqen tė kujtojė, por nuk i pėlqen tė jetojė. Jegorushka akoma nuk e dinte kėtė gjė dhe para se supa tė kishte mbaruar besonte thellėsisht se rreth kusisė ishin ulur njerėz tė fyer dhe tė zhgėnjyer nga fati. Pantelei tregonte se dikur, kur akoma nuk kishte hekurudha, ai shkonte me karvane nė Moskė dhe Nizhnij35, fitonte kaq shumė sa nuk dinte ku t’i ēonte paratė. E ēfarė tregtarėsh kishte atėherė, ēfarė peshku, sa lirė qė ishte! Ndėrsa tani rrugėt janė bėrė mė tė shkurtra, tregtarėt mė dorėshtrėnguar, populli mė i varfėr, buka mė e shtrenjtė, ēdo gjė ėshtė keqėsuar sa s’ka ku vete mė. Emeljani thoshte se mė pėrpara kishte shėrbyer nė uzinėn e Lluganskut si kėngėtar, kishte patur njė zė tė mrekullueshėm dhe lexonte shumė mirė notat, ndėrsa tani ėshtė kthyer nė njė muzhik dhe ushqehet me mėshirėn e tė vėllait, i cili e dėrgon me kuajt e tij dhe i merr gjysmėn e fitimit. Vasja dikur kishte punuar nė fabrikėn e shkrepseve. Kirjuha kishte qenė karrocier tek disa njerėz tė mirė dhe nė tė gjithė rrethin njihej si ngarėsi mė i mirė i trojkave. Dimovi, djali i njė fshatari tė pasur, jetonte pėr qejfin e vet, shėtiste dhe nuk dinte se ē’ėshtė e keqja, por me tė mbushur njėzet vjeē, i jati, njė burrė i ashpėr dhe i prerė, duke dashur qė ta mėsonte me punė dhe duke patur frikė se mos pėrkdhelej shumė nė shtėpi, filloi ta dėrgonte si argat pėr tė mbartur me qerre. Vetėm Stepka nuk fliste, por edhe nga fytyra e tij pa musteqe dukej se mė pėrpara kishte jetuar shumė mė mirė se tani.

   Kur iu kujtua i ati, Dimovi e la gjellėn dhe u vrenjtė. Ai vėshtroi shokėt qė poshtė vetullave dhe e ndali vėshtrimin mbi Jegorushkėn.

   - Ti, antikrisht, hiqe kapelen! - i bėrtiti ashpėr. - Pse me kapele ulen njerėzit pėr tė ngrėnė? Lėre, pa je dhe zotni!

   Jegorushka hoqi kapelen dhe nuk tha asnjė fjalė, por nuk po e ndiente mė shijen e supės dhe nuk po dėgjonte se si filluan ta mbronin Pantelei dhe Vasja. Nė gjoksin e tij filloi tė angullijė njė inat i madh kundėr kėtij ēamarroku dhe vendosi qė me ēdo kusht t’i luante ndonjė rreng.

   Pas drekės tė gjithė shkuan tek qerret dhe u shtrinė nė hije.

   - Babagjysh, do tė nisemi shpejt? - pyeti Jegorushka Pantelein.

   - Kur ta bėj zoti mbarė, atėherė do tė nisemi... Tani nuk nisemi dot, ėshtė vapė... O zot i madh, u bėftė vullneti yt... Bjer e fli, djalo!

   Pas njė ēike qė poshtė qerreve dėgjoheshin gėrrhima. Jegorushka deshi tė shkonte pėrsėri nė fshat, por u mendua, gogėsiti dhe u shtri pranė plakut.

 

VI

 

   Karvani qėndroi gjithė ditėn pranė lumit dhe u nis kur filloi tė perėndonte dielli.

   Jegorushka pėrsėri rrinte i shtrirė mbi thesin me lesh, qerrja kėrciste lehtė dhe lėkundej, ndėrsa poshtė ecte Pantelej, pėrplaste kėmbėt, fėrkonte kėrcinjtė dhe mėrmėriste me vete; nė ajėr ashtu si dje dėgjohej muzika e stepės.

   Jegorushka ishte shtrirė nė kurriz dhe, duke i mbajtur duart nėn kokė, vėshtronte lart nė qiell. Ai pa se si u pėrflak qielli i mbrėmjes dhe si u shua pastaj. Engjėjt mbrojtės,  si e  mbuluan horizontin me krahėt e tyre tė praruar, ranė tė flenė. Dita kish kaluar mirė e bukur, tani erdhi njė natė e qetė, e mirė, dhe ata mund tė rrinin pa u shqetėsuar nė shtėpinė e tyre lart nė qiell... Jegorushka pa se si u err dalėngadalė qielli, si nė tokė ra muzgu dhe si u ndezėn pastaj njėri pas tjetrit yjet.

   Kur vėshtron pėr njė kohė tė gjatė pa shkėputur sytė qiellin e kaltėrt, mendimet dhe shpirti sepse shkrihen nė njė ndjenjė vetmie. Fillon ta ndiesh veten tmerrėsisht tė vetmuar, dhe ēdo gjė qė ti mė parė e mendoje tė afėrt, tė dashur, bėhet tani pėr ty e largėt dhe e pavlerė. Yjet, tė cilėt kanė mijėra vjet qė vėshtrojnė nga qielli, vetė qielli i pakuptueshėm dhe muzgu, tė cilėt janė mospėrfillės ndaj jetės sė shkurtėr tė njeriut, kur mbetesh vetėm sy pėr sy me ta dhe pėrpiqesh t’i kuptosh, ta ndrydhin shpirtin me heshtjen e tyre. Tė vjen ndėrmend ajo vetmi qė e pret ēdonjėrin prej nesh nė varr, dhe thelbi i jetės tė duket i dėshpėruar, i frikshėm...

   Jegorushka filloi tė mendonte pėr gjyshen, e cila fle tani nė varreza nėn drunjtė e qershive; iu kujtua se si ajo rrinte shtrirė nė arkivol me monedhat e bakėrta nė sy, se si pastaj e kishin mbyllur kapakun dhe e kishin lėshuar nė varr; iu kujtua dhe kėrcitja e shurdhėr e plisave tė dheut mbi kapak... E pėrfytyroi gjyshen nė njė varr tė ngushtė dhe tė errėt, tė braktisur nga tė gjithė dhe pa ndihmė. Po fantazonte me vete sikur gjyshja paprimtas zgjohej dhe, duke mos e kuptuar se ku ishte, trokiste nė kapak, thėrriste pėr ndihmė dhe mė nė fund, e lodhur nga tmerri, vdiste pėrsėri. Pėrfytyroi si tė vdekur mamanė e tij, at Kristoforin, konteshėn Dranickaja, Solomonin. Por sado qė u mundua tė pėrfytyronte veten e tij nė njė varr tė errėt, larg shtėpisė, tė braktisur, pa ndihmė dhe tė vdekur, nuk ia arriti dot qėllimit; pėr vete nuk shihte asnjė mundėsi pėr tė vdekur dhe i dukej se kurrė nuk ka pėr tė vdekur...

   Ndėrsa Pantelei, qė kishte kohėn tė vdiste, ecte aty pėrposhtė dhe rendiste mendimet e tij:

   - S’ke ē’thua, zotėrinj tė mirė... - mėrmėriste ai. - E ēuan djalin tė mėsojė, por se si ja kalon ai atje nuk dihet... Atje, nė Sllavjanoserbsk e kam fjalėn, nuk ka shkollė qė tė marrėsh shkencė tė madhe... Nuk ka, vėrtet... Kurse djali ėshte i mirė, s’ke ē’i thua. Do tė rritet, do t’i ndihmojė tė jatit. Ti, Jegor, tani je i vockėl, por do tė rritesh dhe do tė ushqesh nėnėn e babanė. Kėshtu e ka sajuar zoti... Ndero babanė tėnd dhe nėnėn tėnde... Edhe unė vetė kam patur fėmijė, por m’u dogjėn... Ashtu vėrtet,  natėn e epifanisė37 u dogj kasollja... Unė nuk isha nė shtėpi, kisha shkuar nė Orjoll37. Nė Orjoll... Marja pėr vete doli me vrap nė rrugė, por u kujtua pėr fėmijėt qė flinin nė kasolle. U kthye me vrap dhe u dogj bashkė me ta... Po... Tė nesėrmen vetėm kockat gjetėn.

   Afėr mesnatės qerrtarėt dhe Jegorushka ishin ulur pėrsėri afėr njė zjarri tė vogėl. Nė kohėn qė kishte filluar njė erė e fortė, Kirjuha dhe Vasja kishin shkuar pėr ujė diku nė njė hurmė; ata u zhdukėn nė errėsirė, por gjithė kohės dėgjoheshin kovat qė kėrcisnin dhe biseda e tyre. Domethėnė hurma ishte afėr. Drita e zjarrit shtrihej nė tokė si njė njollė e madhe vezulluese. Megjithėse ndriste hėna, pėr shkak tė kėsaj njolle tė pėr rreth ishte terr i zi. Qerrtarėve u binte drita nė sy dhe ata shikonin vetėm njė pjesė tė rrugės sė madhe. Shumė dobėt, si male me njė formė tė papėrcaktuar, nė errėsirė pėrvijoheshin qerret me thasė dhe kuajt. Njėzet hapa larg zjarrit, nė kufirin e rrugės me fushėn, ishte njė kryq varri prej druri, qė ishte shtrembėruar anash. Jegorushka, kur akoma nuk ishte ndezur mirė zjarri dhe mund tė shihje larg, kishte vėnė re se njė kryq tjetėr, po kaq i vjetėr dhe i shtrėmbėruar, ishte nė anėn tjetėr tė rrugės sė madhe.

   Kur u kthyen, Kirjuha dhe Vasja mbushėn njė kusi plot me ujė dhe e vendosėn sipėr zjarrit. Stepka me lugėn tėrė ēallata nė dorė, midis tymit, zuri vend afėr kusisė dhe, duke vėshtruar i menduar ujin, filloi tė priste sa tė dilte shkuma. Pantelei dhe Emeljani ishin ulur aty pranė, nuk flisnin dhe po mendonin. Dimovi ishte shtrirė nė bark, duke mbajtur kokėn me grushte, dhe vėshtronte zjarrin. Hija e Stepkės kėrcente nėpėr trupin e tij, prandaj dhe fytyra e tij e bukur herė mbulohej nga errėsira, herė bėhej e ndritshme... Kirjuha dhe Vasja endeshin afėr zjarrit dhe mblidhnin shkarpa dhe bar tė thatė. Jegorushka, me duart nė xhepa, kish qėndruar afėr Panteleit dhe shikonte se si zjarri pėrpinte barin.

   Tė gjithė po pushonin, kishin rėnė nė mendime dhe vėshtronin me bisht tė syrit kryqin, mbi tė cilin kėrcenin e dridheshin njolla tė kuqe. Varri i vetmuar ka diēka tė trishtuar, ėndėrrimtare dhe jashtėzakonisht poetike... Ai hesht, dhe nė kėtė heshtje ndiehet prania e shpirtit tė njė njeriu tė panjohur, qė ėshtė i shtrirė nėn kryq. A e ndien veten mirė nė stepė ky shpirt? Mos ndien vallė trishtim kur nata ėshtė me hėnė? Ndėrsa stepa afėr varrit duket e trishtuar, e pikėlluar dhe e menduar, bari duket akoma mė i trishtuar dhe karkalecėt si mė tė pėrmbajtura nė kėngėn e tyre... Dhe nuk ka asnjė kalimtar qė tė mos e kujtojė shpirtin e vetmuar dhe tė mos rrijė duke e kthyer kokėn nga varri deri sa ai tė ketė mbetur shumė prapa dhe tė mos jetė mbuluar nga errėsira...

   - Babagjysh, pėrse e kanė vėnė kėtė kryq? - pyeti Jegorushka.

   Pantelei vėshtroi kryqin, pastaj Dimovin dhe pyeti:

   - Mikolla, mos ėshtė ky ai vendi, ku kositėsit vranė tregtarėt?

   Dimovi u ngrit pa qejf mbi bėrryla, pa rrugėn dhe u pėrgjigj:

   - Ai vetė ėshtė...

   U bė heshtje. Kirjuha po thyente barin e thatė, e bėnte lėmsh dhe e fuste nėn kusi. Zjarri ndriti mė tepėr. Stepkėn e mbuloi njė tym i zi dhe nė errėsirė, nėpėr rrugėn afėr qerreve, vrapoi hija e kryqit.

   - Po, i vranė...- tha si pa qejf Dimovi. - Tregtarėt, babai me tė birin, shkonin pėr tė shitur ikona. U ndalėn kėtu afėr nė hanin qė mban tani Ignat Fomini. Plaku kishte pirė njė ēikė si shumė dhe filloi tė mburrej se kishte me vete shumė para. Dihet se tregtarėt janė mburravecėr, mos dhėntė zoti tė kesh punė me ta... Nuk u rrihet pa u mburrur para njerėzve tė varfėr si ne, mendojnė se kushedi se ē’janė. Por nė atė kohė nė han kalonin natėn disa kositės. E dėgjuan ata tregtarin tek lėvdohej dhe e mbajtėn mend.

   - O Perėndi i pushtetshėm! - psherėtiu Pantelei.

   - Tė nesėrmen, porsa u gdhi, - vazhdoi Dimovi, - tregtarėt u bėnė gati pėr rrugė dhe kositėsit iu qepėn nga prapa. “Shkojmė bashkė, zotėrinj. Bashkė mė pak do tė mėrzitemi, edhe rrezik mė pak do tė ketė, sepse kėtu ėshtė vend i humbur...”. Tregtarėt pėr tė mos thyer ikonat, megjithėse ishin kaluar, ecnin me hap, gjė qė u pėrshtatej qėllimit tė kositėsve...

   Dimovi u ngrit nė gjunjė dhe u shtryq.

   - Po, - vazhdoi ai duke gogėsitur. - Sikur ēdo gjė po shkonte mirė, por me tė mbėrritur tregtarėt nė kėtė vend, kositėsit i pastruan me kosė. Djali, qė kishte qenė trim, i rrėmbeu njėrit kosėn dhe forca t’i grinte edhe ai... Natyrisht, ata i mundėn tregtarėt, sepse bėheshin nja tetė vetė. I prenė dhe i bėnė copė tregtarėt dhe s’u lanė asnjė vend tė gjallė nė trup. Mbaruan punėn e tyre dhe i hoqėn nga rruga tė dy, tė jatin e shpunė nė njėrėn anė, tė birin nė anėn tjetėr. Pėrballė kėtij kryqi matanė rrugės ėshtė njė kryq tjetėr... Ėshtė akoma apo jo, nuk e di. Nuk duket qė kėtej.

   - Ėshtė, - tha Kirjuha.

   - Thonin se para gjetėn pak.

   - Pak, vėrtet, - tha Pantelei. - Nja njėqind rubla gjetėn.

   - Pastaj nja tre prej tyre vdiqėn, sepse edhe tregtari kishte punuar mirė me kosė. U rrodhi gjaku nga plagėt. Njėrit tregtari i kishte prerė dorėn dhe thonė se ai kishte rendur nja katėr vėrste pa dorė dhe afėr Kurikovos e kishin gjetur mbi njė sop. Ishte ulur galiē, kokėn e kishte mbėshtetur nė gjunjė, sikur tė kishte rėnė nė mendime, dhe kur vėshtruan mirė, panė se ishte pa shpirt, kishte vdekur...

   - Nga gjurmėt e gjakut e gjetėn, - tha Pantelei.

   Tė gjithė vėshtruan kryqin dhe pėrsėri u bė heshtje.

   Diku, me siguri nga pėrroi, u dėgjua thirrja e trishtuar e njė zogu: “Fli, Fli, Fli!...”.

   - Njerėz tė ligj ka plot nė botė, - tha Emeljani.

   - Plot, plot! - pohoi Pantelei dhe iu afrua mė tepėr zjarrit me njė shprehje tė tillė sikur t’i kishte hyrė frika. - Plot! - vazhdoi ai me gjysmė zėri. - Kam parė nė jetėn time tė kėtillė sa tė duash... Njerėz tė ligj, de... Tė shenjtė dhe tė drejtė kam parė shumė, por tė ligjtė nuk i numėron dot...Na mėshiro e shpėto, o e shėnjta Mari... Mė kujtohet njė herė, nja tridhjetė vjet mė parė, ndoshta ka edhe mė shumė, po shpija njė tregtar nga Mershansku37. Tregtari ishte burrė i mirė shumė, i pashėm dhe paralli... Tregtari-de... Njeri fort i mirė ishte, s’ke ē’i thua... Dhe ja, pra, po ecnim dhe u ndalėm pėr tė kaluar natėn nė njė han. Por nė Rusi hanet nuk janė si kėtu. Atje hanet janė tė mbuluar si magaze ose, si tė them, si koēekėt nė ekonomitė e mira. Vetėm se koēekėt janė mė tė lartė. U ndalėm, pra, dhe sikur ēdo gjė ishte nė rregull. Tregtari im zuri njė dhomė, ndėrsa unė ndenja pranė kuajve, sikundėr edhe duhet. Kėshtu, pra, vėllezėr, iu luta zotit para se tė bie tė fle dhe fillova tė ecė nėpėr oborr. Nata ishte e errėt, xėk nė sy, mor po nuk mund tė shihje fare. Eca pak, si tė them kėtu e tek qerret, dhe shoh njė dritė. Po kjo ē’ėshtė? Tė zotėt e hanit kishin kohė qė kishin rėnė dhe pėrveē meje dhe tregtarit nuk kishte bujtės tė tjerė... Po kjo dritė ē’tė ishte? Mė kapi dyshimi... U afrova... pranė dritės... O zot, na mėshiro e shpėto, o e shenjta Mari! Shikoj, mu pranė tokės njė dritare me rrjetė... nė shtėpi, de. Shtrihem pėr tokė dhe vėshtroj. Porsa hodha sytė brenda, nėpėr tė gjithė trupin mė shkuan mornica...

   Kirjuha, duke u munduar tė mos bėjė zhurmė, hodhi nė zjarr njė tufė bari tė thatė. Pasi priti deri sa pushoi sė kėrcituri bari i thatė, plaku vazhdoi:

   - Vėshtrova atje brenda, ndėrsa atje na qėnkesh njė bodrum i madh, i errėt, i dyshimtė... Sipėr njė fuēie lėshonte dritė njė fener. Nė mes tė podrumit kishin qėndruar nja dhjetė vetė me kėmisha tė kuqe, kishin pėrveshur mėngėt dhe nė dorė mbanin ca thika tė gjata... Ehe! Domethėnė, paskemi rėnė midis kusarėve, thashė me vete... Ē’tė bėj? Shkova me vrap tek tregtari, e zgjova pa bėrė zhurmė dhe i them: “Ti, tregtar, mos u tremb, por punėn e kemi pisk... Ne, i them, kemi rėnė nė njė fole kusarėsh”. Ai ndėrroi fytyrė dhe mė pyet: “Po tani, Pantelej, si t’ia bėjmė? Unė kam me vete shumė para jetimėsh tė shkretė... Sa pėr shpirtin, thotė, e ka nė dorė perėndia, nuk kam frikė tė vdes, por, thotė, mė vjen keq tė humbas paratė e jetimėve...”. E ē’tė bėjmė? Porta ėshtė e mbyllur, nuk ke nga tė dalėsh, tė ikėsh... Po tė kishte mur, mund tė kėrcenim nėpėr mur, mirėpo hani ishte i mbuluar!... “Ti, tregtar, i them, mos u tremb, por lutju zotit. Ndoshta zoti nuk do t’i lėrė jetimėt pa gjė. Qėndro kėtu, i them, dhe bėj sikur nuk di gjė, ndėrsa unė gjatė kėsaj kohe ndoshta mendoj diēka...”. Epo mirė... Iu luta zotit, dhe zoti mė dha mend... Hipa sipėr nė pajtonin tim dhe dalėngadalė, qė tė mos dėgjonte njeri, fillova tė heq kashtė nga streha, bėra njė vrimė dhe dola jashtė. Jashtė - de... Pastaj u hodha nga ēatia dhe renda nėpėr rrugė me sa fuqi pata. Vrapova, vrapova, u cfilita pėr vdekje... Ndoshta vrapova nja pesė vėrsta, mos mė shumė, pa asnjė pushim... Lavdi zotit, shoh se aty ishte njė fshat. Iu afrova me vrap njė kasolleje, fillova tė trokas nė dritare. “Tė krishterė, u them, kėshtu e kėshtu ėshtė puna, prandaj mos lejoni tė marrin mė qafė njė njeri tė mirė...”. I zgjova tė gjithė... U mblodhėn fshatarėt dhe erdhėn pas meje. Kush me litar, kush me hu, kush me cfurk... Thyem portėn e hanit dhe u futėm menjėherė nė podrum... Ndėrsa kusarėt i kishin mprehur thikat dhe po bėheshin gati ta thernin tregtarin. Fshatarėt i kapėn tė gjithė sa ishin, i lidhėn dhe i shpunė nė polici. Tregtari si shpėrblim shpenzoi treqind rubla pėr t’i gostitur ata, ndėrsa mua mė dha pesė verdhushka dhe emrin ma mori shėnim pėr tė mos e harruar kurrė. Tregonin pastaj se nė bodrum kishin gjetur njė mori kockash. Po kocka... Ata pra grabisnin njerėzit dhe i groposnin pėr tė zhdukur gjurmėt. Pastaj nė Mershansk ata i ekzekutoi xhelati.

   Pantelei mbaroi tregimin dhe i vėshtroi tė gjithė dėgjuesit. Ata heshtnin dhe e shikonin. Ujėt kishte vluar dhe Stepka po hiqte shkumėn.

   - Salloja ėshtė gati? - e pyeti atė duke pėshpėritur Kirjuha.

   - Prit pak... tani.

   Stepka, pa i shkėputur sytė nga Pantelei dhe duke patur frikė se mos ky fillonte tė tregojė pa qenė ai kėtu, shkoi me vrap tek qerret dhe u kthye shpejt me njė kupė tė vogėl druri, nė tė cilėn filloi tė tresė sallo derri.

   - Njė herė tjetėr udhėtoja me njė tregtar... - vazhdoi Pantelei, pėrsėri me gjysmė zėri dhe pa i luajtur qerpiku. - E quanin atė, si tani mė kujtohet, Pjetėr Grigoriē. Ishte njeri i mirė... tregtari-de... U ndalėm si zakonisht nė njė han... Ai nė dhomė, ndėrsa unė pranė kuajve... Tė zotėt e hanit, burrė e grua, dukeshin si njerėz tė mirė, tė sjellshėm, as punėtorė tė kėqinj nuk dukeshin, vetėm se, vėllezėr, nuk po mė zinte gjumi, ma ndillte zemra! Ma ndillte dhe mbaroi. Edhe porta ishte e hapur, edhe njerėz pėr rreth kishte plot, por megjithatė kisha frikė, nuk po mė zinte vendi vend. Tė gjithė kishin fjetur me kohė, ishte bėrė krejt natė, edhe pak dhe duhej tė ngriheshim, kurse unė po rri shtrirė nė pajtonin tim dhe nuk mbyll sy fare, si kukumjaēkė. Vetėm se kur dėgjoj, vėllezėr: fėsh! fėsh! fėsh! Dikush po i afrohet fshehurazi pajtonit. Nxjerr kokėn pėrjashtė, shoh njė grua vetėm nė kėmishė dhe zbathur... “Ēfarė ke, i them, moj grua?”. Kurse ajo dridhej e tėra, pikė gjaku nuk i kish mbetur nė fytyrė... “Ēou, thotė, njeri i mirė! Keq janė punėt!... Tė zotėt e hanit kanė menduar tė bėjnė njė hata... Duan ta vrasin tregtarin tėnd. Vetė, thotė, i dėgjova me veshėt e mi se si zotėria me zonjėn po pėshpėrisnin...”. Nuk ma ndillte mua zemėra kot! “Po ti vetė kush je?” - e pyes. “Unė jam kuzhinierja e tyre...”. Mirė... Zbrita nga pajtoni dhe shkoj tek tregtari. E zgjova dhe i them: “Kėshtu e kėshtu, i them, Pjetėr Grigoriē, puna nuk ėshtė hiē mirė... Ka kohė, zotėria juaj, pėr tė fjetur, kurse tani, sa nuk ėshtė vonė, vishu, i them, dhe tė largohemi nga e keqja me tė mirė, pa pėsuar gjė...”. Porsa ai nisi tė vishej, kur hapet dera dhe ē’tė shikoj - o zonja shėn Mari! - futen nė dhomė i zoti dhe e zonja e hanit me tre punėtorė... Domethėnė, paskan bėrė pėr vete edhe punėtorėt... Tregtari ka para tė madhe, prandaj hajde, medemek, t’i ndajmė bashkė... Tė gjithė, tė pestė sa ishin, kishin nė dorė nga njė thikė tė gjatė... Nga njė thikė-de... Mbylli i zoti i hanit derėn me ēelės dhe po thotė: “Lutjuni zotit, o udhėtarė... Po bėrtitėt, thotė, nuk u lėmė as tė faleni para vdekjes...”. E ku tė bėrtasėsh! Na ishte zėnė gurmazi nga frika, si tė bėrtisnim!... Tregtari filloi tė qante dhe thotė: “Tė krishterė! Ju, thotė, vendosėt tė mė vrisni mua, pasi doni tė mė merrni paratė. Le tė bėhet si doni ju, tek e fundit unė nuk jam as i pari dhe as i fundit, sa tregtarė si unė janė vrarė nėpėr hane! Por pėrse, thotė, vėllezėr tė krishterė, ta vrisni kot karrocierin tim? Ē’faj ka ai qė tė vuaj pėr shkak tė parave tė mia?”. Dhe sa prekshėm qė flet! Ndėrsa i zoti i hanit i thotė: “Po ta lemė gjallė, thotė, do tė jetė i pari qė do t’na kallėzojė. Njėlloj ėshtė, thotė, si tė vrasėsh njė, si tė vrasėsh dy vetė.. Pėr shtatė tė liga, njė herė pėrgjigje... Faljuni zotit dhe mos e zgjasni muhabetin kot!”. U ulėm bashkė me tregtarin nė gjunjė, filluam tė qanim dhe t’i luteshim zotit. Ai fillon e kujton fėmijėt e vet, ndėrsa unė isha akoma i ri, doja tė rroja... Shikojmė ikonat, lutemi, me kaq dėshpėrim, sa dhe tani mė shkojnė lot nga sytė... E zonja e hanit po na vėshtron dhe thotė: “Ju, thotė, njerėz tė mirė, mos na kujtoni pėr keq nė botėn tjetėr dhe mos e lusni zotin kundėr nesh, sepse ne nga nevoja po e bėjmė kėtė”. U lutėm, u lutėm, qamė, qamė, dhe zoti na dėgjoi. I erdhi keq, siē duket... Tamam atėherė, kur i zoti i hanit kapi tregtarin pėr mjekre qė t’i priste qafėn, befas dikush troket me tė madhe nė dritare nga jashtė! Tė gjithė ngrimė nė vend, kurse tė zotit tė hanit iu lėshuan duart... Dikush trokiste nė dritare dhe po bėrtet: “Pjetėr Grigoriē, kėtu je? Bėhu gati, thotė, se do tė nisemi!”. Shohin ata se kanė ardhur pėr tė marrė tregtarin, u trembėn dhe o burra kush tė ikė mė parė... Kurse ne dolėm shpejt nė oborr, mbrehėm kuajt dhe ja mbathėm...

   - Kush kishte trokitur nė dritare? - pyeti Dimovi.

   - Nė dritare? Me siguri ndonjė engjėll i zotit. Sepse nuk kish tjetėr njeri veē tyre... Kur ne dolėm nga oborri, nė rrugė nuk kishte asnjė frymė njeriu... Punėt e zotit kėto!

   Pantelej tregoi edhe diēka tjetėr, dhe nė tė gjithė tregimet e tij luanin tė njėjtin rol “thikat e gjata” dhe pėrdorej e njėjta mėnyrė trillimi. Nuk kuptohej nėse i kishte dėgjuar kėto tregime dikur nga ndonjė person tjetėr apo i kishte trilluar vetė nė tė kaluarėn dhe tani, qė kujtesa i ishte dobėsuar, ngatėrronte atė qė kishte parė me trillimin dhe nuk dinte tė dallonte njėrėn nga tjetra.  Ēdo gjė mund tė ndodhė, por e ēuditshme ishte se tani dhe gjatė tė gjithė rrugės, kur qėllonte tė tregonte, ai i jepte shumė mė tepėr rėndėsi trillimit dhe kurrė nuk fliste pėr atė qė kishte pėrjetuar vetė. Tani Jegorushka i merrte tė gjitha pėr tė vėrteta, por mė vonė atij i dukej e ēuditshme qė njė njeri, qė kishte shėtitur gjatė jetės sė vet tė gjithė Rusinė, qė kishte parė dhe dinte shumė gjera, njė njeri, tė cilit i ishin djegur gruaja dhe fėmijėt, e ēvleftėsonte jetėn e tij tė pasur aq sa gjithnjė, kur rrinte pranė zjarrit, ose rrinte i heshtur ose fliste pėr gjėra qė nuk kishin ndodhur.

   Kur po hanin supėn asnjėri nuk po fliste dhe tė gjithė po mendonin pėr ato qė kishin dėgjuar. Jeta ėshtė e frikshme dhe e mrekullueshme njėkohėsisht, prandaj ēfarėdo tregimi tė tmerrshėm qė tė tregosh nė Rusi, sa do qė ta zbukurosh me fole hajtdutėsh, thika tė gjata dhe ēudira tė tjera, ai do tė dėgjohet nga tė gjithė si legjendė dhe vetėm ndonjėri qė ėshtė mjaft i stėrvitur nė shkrim e kėndim do tė tė shikojė me mosbesim, megjithėse edhe ai do tė heshtė. Kryqi pranė rrugės, thasėt e zinj, hapėsira e madhe dhe fati i njerėzve qė ishin mbledhur pranė zjarrit - tė tėra kėto nė vetvete ishin aq tė ēuditshme dhe tė frikshme, sa karakteri fantastik i njė pėrralle apo gjepure zbehej dhe shkrihej e bėhej njė me jetėn.

   Tė gjithė hanin nė kusi, ndėrsa Pantelej ishte ulur mėnjanė dhe hante supė nė njė kupė druri. Luga e tij nuk ishte si e tė tjerėve, por e bėrė prej qiparisi dhe me njė kryq. Jegorushkės, qė po vėshtronte nga ai, iu kujtua kupa e ujit dhe pyeti me zė tė ulėt Stepkėn:

   - Pėrse rri vetėm babagjyshi?

   - Ėshtė i besimit tė vjetėr38, - u pėrgjigjėn duke pėshpėritur Stepka dhe Vasja dhe ndėrkohė vėshtronin nė mėnyrė tė tillė, sikur ishin duke folur pėr ndonjė dobėsi apo ves tė fshehtė.

   Tė gjithė kishin heshtur dhe po mendoheshin. Pas kėtyre tregimeve tė tmerrshme asnjėri nuk kishte qejf tė fliste pėr gjėra tė zakonshme. Befas midis qetėsisė Vasja drejtoi trupin dhe, duke pėrqėndruar vėshtrimin e tij nė njė pikė, ngriti veshėt.

   - Ē’ėshtė? - pyeti Dimovi.

   - Njė njeri ėshtė duke ardhur, - u pėrgjigj Vasja.

   - Ku e shikon?

   - Ja, ja! Mezi duket...

   Atje ku vėshtronte Vasja nuk dukej asgjė pėrveē errėsirės. Tė gjithė vunė veshin, por nuk dėgjohej asgjė.

   - Nėpėr rrugė po ecėn? - pyeti Dimovi.

   - Jo, fushės... Po vjen kėtu.

   Kaloi njė minutė nė heshtje.

   - Ndoshta ėshtė duke bredhur nėpėr stepė tregtari qė ėshtė varrosur kėtu, - tha Dimovi.

   Tė gjithė vėshtruan me bisht tė syrit kryqin, panė njėri tjetrin dhe ja dhanė gazit, tė gjithėve u vinte turp qė ishin trembur.

   - E pėrse tė bredhė? - tha Pantelej. - Vetėm ata qė nuk i pranon toka bredhin natėn. Kurse tregtarėt janė njerėz tė mirė... Ata janė njerėz tė pėrvuajtur...

   Dhe ja tek u dėgjuan disa hapa. Dikush po ecte me nxitim.

   - Diēka po mban, - tha Vasja.

   Filloi tė dėgjohej se si nėn kėmbėt e atij qė ecte fėshfėrinte bari dhe kėrcisnin kėrthiat, por pas dritės sė zjarrit nuk dukej njeri. Mė nė fund hapat u dėgjuan afėr, dikush u kollit; drita vezulluese  u davarit,  njė perde sikur ra nga sytė dhe qerrtarėt panė papritmas njė njeri.

   Ngaqė zjarri vezulloi nė njė mėnyrė tė atillė apo ngaqė tė gjithė donin tė shikonin mė pėrpara fytyrėn e kėtij njeriu, por ēuditėrisht ndodhi qė tė gjithė nė fillim panė jo fytyrėn, as rrobet, por buzėqeshjen e tij. Kjo ishte njė buzėqeshje jashtėzakonisht e butė, e mirė dhe e dlirėt, si buzėqeshja e njė fėmije kur zgjohet nga gjumi, njė nga ato buzėqeshjet ngjitėse qė nuk mund t’i shikosh pa iu pėrgjigjur po me buzėqeshje. I panjohuri, kur e panė mirė, doli se ishte njė burrė nja tridhjetė vjeē, i shėmtuar dhe s’kishte asgjė tė veēantė si njeri. Ishte njė fshatar i gjatė, hundmadh, krahėgjatė dhe kėrcigjatė; nė pėrgjithėsi ēdo gjė e kishte tė gjatė dhe vetėm qafėn e kishte kaq tė shkurtėr sa dukej si kėrrusur. Kishte veshur njė kėmishė tė bardhė me jakė tė qėndisur, pantallona tė bardha dhe ēizme tė reja dhe nė krahasim me qerrtarėt dukej elegant. Nė duar mbante diēka tė madhe, tė bardhė dhe, nė vėshtrim tė parė, tė ēuditshme, ndėrsa qė prapa supit dukej gryka e ēiftes, qė gjithashtu ishte e gjatė.

   Duke rėnė nga errėsira nė njė rreth drite, ai ndali si i shtangur dhe nja njė gjysmė minute po i vėshtronte qerrtarėt sikur donte t’u thoshte: “E shikoni ēfarė buzėqeshjeje kam unė!”. Pastaj ai eci drejt zjarrit, buzėqeshi edhe mė shumė dhe tha:

   - Bukė e kripė, vėllezėr!

   - Mirė se erdhe! - u pėrgjigj Pantelei pėr tė gjithė.

   I panjohuri vendosi pranė zjarrit atė sendin qė mbante nė duar, ishte njė gjel i egėr i vrarė, dhe u pėrshėndet edhe njė herė.

   Tė gjithė iu afruan shpendit dhe filluan ta shohin.

   - Shpezė e bukur! Me se e vrave? - pyeti Dimovi.

   - Me plumb... Saēmet nuk e zėnė, nuk le t’i afrohesh… Blijeni, vėllezėr! Pėr njėzet kopejka ua jap...

   - E ē’e duam? Ajo vetėm e fėrguar hahet, kur e zjen bėhet e fortė, nuk e kafshon dot ...

   - Ej, sa keq! Tė kesh t’ua shesės zotėrinjėve, ata njė gjysmė ruble kishin pėr tė ma blerė, por ėshtė larg, nja pesėmbėdhjetė vėrsta!

   I panjohuri u ul, hoqi ēiften dhe e vendosi pranė vetes. Ai dukej i pėrgjumur, i ronitur, buzėqeshte, rrudhte sytė nga drita e zjarrit dhe, me sa duket, mendonte pėr diēka tė kėndshme. I dhanė njė lugė. Filloi tė hante.

   - Ti vetė kush je? - e pyeti Dimovi.

   I panjohuri nuk e dėgjoi pyetjen; ai nuk u pėrgjigj dhe bile as qė e vėshtroi Dimovin. Me siguri qė ky njeri qė buzėqeshte vazhdimisht nuk ndiente as shijen e supės, sepse hante nė mėnyrė mekanike dhe me pėrtaci, duke futur nė gojė lugėn, qė herė e mbushte plot, herė e kishte bosh. I dehur nuk ishte, por nė kokė i endej diēka e hareshme.

   - Po tė pyes, kush je? - pėrsėriti Dimovi.

   - Unė? - u drodh i panjohuri. - Konstantin Zvoniku, nga Rovnij. Prej kėtej ėshtė nja katėr vėrsta.

   Dhe duke dashur qė nė fillim tė tregojė se ai nuk ėshtė njė fshatar si tė gjithė, por mė i mirė, Konstantini shtoi me nxitim:

   - Ne mbajmė bletė dhe rrisim derra.

   - Me babain jeton apo vetėm?

   - Jo, tani jetoj mė vete. U ndava. Nė kėtė muaj pas ditės sė shėn Pjetrit u martova. Tani jam i martuar!... U bėnė tetėmbėdhjetė ditė qė jam martuar me ligj.

   - Mirė paske bėrė! - tha Pantelej. – Duhet edhe gruaja... Vetė zoti e ka bekuar.

   - Gruaja e re fle nė shtėpi, kurse ai bredh nėpėr stepė, - filloi tė tallej Kirjuha. - Taravol!

   Konstantini, sikur ta kishin pickuar nė vendin mė delikat, u drodh, qeshi dhe mori zjarr...

   - Po nuk ėshtė nė shtėpi, mor, jo! - tha ai, duke hequr shpejt lugėn nga goja dhe duke i parė tė gjithė me gėzim e habi. - Nuk ėshtė! Ka shkuar tek e ėma pėr dy ditė! Pėr zotin, ajo iku, kurse mua mė duket vetja sikur nuk jam martuar...

   Konstantini tundi dorėn dhe kokėn; donte tė vazhdonte tė mendonte, por gėzimi qė i ndriste fytyrėn e pengonte. Sikur tė mos qe rehat ulur, mori njė pozė tjetėr, filloi tė qeshte dhe pėrsėri tundi dorėn. I vinte rėndė t’u tregonte njerėzve tė huaj pėr mendimet e veta tė kėndshme, por nė tė njėjtėn kohė kishte njė dėshirė tė papėrmbajtshme pėr ta ndarė gėzimin me tė tjerėt.

   - Ka shkuar nė Demidovo tek e ėma! - tha ai, duke u skuqur dhe duke e vendosur ēiften nė njė vend tjetėr. - Nesėr do tė kthehet... Mė tha se nė drekė do tė jetė nė shtėpi...

   - Je mėrzitur? - pyeti Dimovi.

   - Pėr zotin, po, e si tė mos mėrzitem? Nuk ka as dy javė qė jemi martuar dhe ajo iku... Ė? Ou, shpuzė, pėr zotin! Ėshtė kaaq e mirė, kaq e dashur, gjithė ditėn qesh e kėndon, more barut i vėrtetė! Kur e kam pranė, koka mė sillet vėrdallė, kurse kur nuk e kam mė duket sikur kam humbur diēka dhe bredh si budall nėpėr stepė. Qė nė drekė kam qė bredh, u cfilita.

   Konstantini fshiu sytė, vėshtroi zjarrin dhe filloi tė qeshte.

   - Domethėnė e dashuron... - tha Pantelei.

   - Ėshtė kaq e mirė dhe e dashur, - pėrsėriti Konstantini pa ua vėnė veshin tė tjerėve, - njė amvisė kaq e zgjuar dhe e mėnēur, sa nė gjithė guvernėn tė kėrkosh midis njerėzve tė thjeshtė njė si ajo nuk e gjen dot. Iku... Megjithėse mėrzitet, e di unė! E njoh laraskėn! Tha se nesėr nė drekė do tė kthehet... Ja pra si ndodhin nganjėherė gjėrat! - tha pothuajse duke bėrtitur Konstantini, duke marrė njė ton mė lart dhe duke ndrruar pozėn, - tani mė do dhe mėrzitet pa mua, kurse nė fillim nuk donte tė martohej!

   - Ha, mik,  ha! - i tha Kirjuha.

   - Nuk donte tė martohej me mua! - vazhdoi Konstantini, duke mos ia vėnė veshin. - Tre vjet u mundova me tė! E pashė nė panair nė Kallaēik, e dashurova pėr vdekje, mor nė zjarr hidhesha pėr tė... Unė nė Rovno, ajo nė Demidovo, njėzet e pesė vėrsta larg njėri nga tjetri dhe nuk kisha asnjė mundėsi pėr ta parė. Dėrgoj shkesin, kurse ajo: nuk dua! Eh, ti, laraskė! Mor provova edhe kėshtu, edhe ashtu, i dėrgova vathė, gurabije, gjysmė pudi mjaltė - nuk dua! Hajde merre vesh. Dhe vėrtetė, po ta gjykosh mirė, ēfarė burri isha unė pėr tė? Ajo ėshte e re, e bukur, zhivė e shkathėt, kurse unė jam plak, sė shpejti mbush tridhjetė, apo nuk jam dhe i bukur shumė: mjekra si gozhdė, fytyrėn gjithė puērra! Ku barabitesha unė me tė? Vetėm jemi tė pasur dhe jetojmė mirė, por edhe ata, Vahramenkot, mirė jetojnė. Tre pendė kanė dhe mbajnė dy argatė. E dashurova, vėllezėr, dhe u ēmenda...As fle, as ha e pi, nė kokė kam njė jerm qė zoti mos e dhėntė! Kam qejf ta shikoj, kurse ajo ėshtė nė Demidovo... Dhe si thoni ju? Mė vraftė zoti, po gėnjeva, tri herė nė jave shkoja atje nė kėmbė pėr ta parė. Punėn e lashė fare! Aq shumė m’u errsua mendja, sa desha tė pajtohem argat nė Demidovo vetėm e vetėm pėr tė qėnė mė afėr. U cfilita! Nėna thirri njė plakė pėr tė mė yshtur, ndėrsa babai u mat nja dhjetė herė tė mė rrihte. Tre vjet unė e di se ē’hoqa dhe mė nė fund vendosa: qoftsh tri herė e mallkuar, unė po shkoj nė qytet dhe po bėhem karrocier... Kėshtu qenka thėnė nga fati! Ditėn e pashkėve shkova nė Demidovo pėr ta parė pėr herė tė fundit...

   Konstantini i dha kokės prapa dhe filloi tė qeshte me zė tė ulėt, i gėzuar, sikur porsa t’ia kishte hedhur ndonjėrit me dredhi.

   - E shikoj me ca djem afėr lumit, - vazhdoi ai. - Mė kapi inati... E thirra mėnjanė dhe ndoshta nja njė orė tė tėrė fola me tė... Mė dashuroi! Tre vjet nuk mė deshi, pėr fjalėt mė dashuroi!...

   - E ēfarė fjalėsh i the? - pyeti Dimovi.

   - Ēfarė fjalėsh? As qė mė kujtohet... Pse mund t’i mbash mend? Unė nuk pushoja si currili qė del nga ulluku: ta-ta-ta-ta! Kurse tani asnjė fjalė nuk mund tė them dot... Dhe u martua me mua. Tani ka shkuar, laraska, tek e ėma, kurse unė bredh i vetėm nėpėr stepė. Nuk mund tė rri nė shtėpi. Nuk kam fuqi!

   Konstantini ēliroi me zor kėmbėt, qė i kishte zėnė nėn vete, u shtri nė tokė dhe mbėshteti kokėn nė grushtat e duarve, pastaj u ngrit dhe pėrsėri u ul. Tani tė gjithė e kuptonin shumė mirė se ky ishte njė njeri i dashuruar dhe i lumtur, i lumtur deri nė trishtim; buzėqeshja, sytė dhe ēdo lėvizje e tij shprehnin njė lumturi tė trishtuar. Ai nuk zinte dot vend, nuk dinte se ēfarė poze tė marrė apo ē’tė bėnte pėr tė mos u lodhur nga vėrshimi i mendimeve tė kėndshme. Pasi shpalosi shpirtin para njerėzve tė huaj, mė nė fund u ul i qetė dhe, duke vėshtruar zjarrin, ai filloi tė mendonte.

 Tė gjithė u mėrzitėn, duke parė kėtė njeri tė lumtur, dhe u lindi dėshira qė tė jenė edhe ata tė lumtur. Tė gjithė ranė nė mendime. Dimovi u ngrit, filloi tė ecte mengadalė rreth zjarrit, dhe nga ecja, lėvizja e shpatullave, dukej se ai ishte trishtuar dhe ishte mėrzitur. Ai qėndroi pak nė kėmbė, vėshtroi Konstantinin dhe u ul.

   Ndėrkohė zjarri po shuhej. Drita nuk vezullonte mė, kurse njolla e kuqe po ngushtohej, po zbehej... Sa mė shpejt qė shuhej zjarri, aq mė mirė shquhej nata me hėnė. Tani mund ta shihje rrugėn nė tė gjithė gjerėsinė e saj, thasėt, trupat e kuajve qė pėrtypeshin, nė anėn tjetėr tė rrugės filloi tė dukej mė qartė kryqi tjetėr...

   Dimovi mbėshteti faqen nė pėllėmbėn e dorės dhe filloi tė kėndonte njė kėngė prekėse. Konstantini buzėqeshi pėrgjumėsh dhe filloi t’ia mbante me njė zė tė hollė. Kėnduan nja njė gjysmė minute dhe pastaj pushuan... Emeljani u drodh, lėvizi bėrrylat dhe tundi gishtrinjtė.

   - Vėllezėr! - tha ai duke u lutur. - Ejani tė kėndojmė diēka hyjnore!

   - Unė nuk di, - tha Konstantini.

   Asnjeri nuk pranoi. Atėherė Emeljani filloi tė kėndonte vetė. Ai tundi tė dy duart, pėrkuli kokėn, hapi gojėn, por nga gėrmazi i doli vetėm njė frymėmarrje e ngjirrur dhe pa zė. Ai po kėndonte me duar, me kokė, me sy dhe bile dhe me nishanin, kėndonte me pasjon dhe dhembje, dhe sa mė shumė qė tendoste gjoksin pėr tė nxjerrė prej tij qoftė dhe njė notė, aq mė e shurdhėr dhe pa zė bėhej frymėmarrja e tij...

   Jegorushkėn, sikundėr dhe tė tjerėt, e kaploi mėrzia. Ai shkoi nė qerren e tij, hipi mbi thesin me lesh dhe u shtri. Po vėshtronte qiellin dhe mendonte pėr Konstantinin e lumtur dhe gruan e tij. Pėrse martohen njerėzit? Pėrse duhen gratė nė kėtė botė? Jegorushka po i bėnte vetes pyetje tė paqarta dhe mendonte se njė burrė me sa duket e ndien veten mirė kur pranė tij jeton vazhdimisht njė grua e gėzuar, e bukur dhe e dashur. I erdhi ndėrmend pa dashur Kontesha Dranickaja dhe mendoi se me njė grua tė tillė ėshtė kėnaqėsi tė jetosh; ai, ndoshta, do tė ishte martuar me kėnaqėsi me tė, sikur mos tė ishte turp. Iu kujtuan vetullat, bebet e syrit, karroca e saj, sahati me kalorės... Njė natė e ngrohtė, e qetė po zbriste sipėr tij dhe po i pėshpėriste nė vesh diēka, kurse atij i dukej se kjo ishte ajo gruaja e bukur qė po pėrkulej drejt tij, po e vėshtronte e buzėqeshur dhe donte ta puthte...

   Prej zjarrit kishin mbetur vetėm dy sy tė veckėl tė kuq, qė po vogėloheshin vazhdimisht. Qerrtarėt dhe Konstantini ishin ulur pranė tyre, tė errėt, tė palėvizshėm dhe dukej sikur tani ishin shumė mė tepėr se mė parė. Tė dy kryqet dukeshin njėlloj dhe diku larg, nė rrugėn e madhe, lėshonte dritė njė zjarr i kuq, me siguri dikush ishte duke zier edhe atje supė.

   - “Nėna jonė Rusi ėshtė kreu i gjithė botės!” - filloi befas tė kėndonte me njė zė tė egėr Kirjuha, por iu zu zėri dhe heshti. Jehona e stepės e kapi zėrin e tij, e shpuri larg, dhe dukej sikur nėpėr stepė mbi ca rrota tė rėnda filloi tė rrokullisej vetė marrėzia.

   - Ėshtė koha tė nisemi! - tha Pantelei.  - Ngrihuni, djema.

   Nė kohėn qė po mbrehnin kuajt, Konstantini vėrtitej rreth qerreve dhe fliste me admirim pėr gruan e tij.

   - Lamtumirė, vėllezėr! - thirri ai, kur karvani u nis. -  Ju falemnderit pėr bukėn dhe kripėn! Kurse unė prapė po shkoj tek ai zjarri tjetėr. Nuk kam mė fuqi!

   Dhe u zhduk shpejt nė errėsirė, ndėrsa pėr njė kohė tė gjatė u dėgjua se si ai po ecte drejt vendit, ku ndriste zjarri tjetėr, pėr t’u treguar njerėzve tė huaj pėr lumturinė e vet.

   Kur u zgjua tė nesėrmen Jegorushka, ishte mėngjes herėt; dielli nuk kishte lindur akoma. Karvani kishte ndalur. Njė burrė me kapele tė bardhė dhe kostum prej cohe tė lirė gri, hipur mbi njė mėz kazak, kish qėndruar pranė qerres sė parė dhe po bisedonte me Dimovin dhe Kirjuhėn. Pėrpara, nja dy vėrsta larg karvanit, zbardhnin ca hambarė tė ulėt tė gjatė dhe dukeshin ca shtėpi me ēati me tjegulla; afėr shtėpive nuk kishte as oborre, as pemė.

   - Babagjysh, ēfarė fshati ėshtė ky? - pyeti Jegorushka.

   - Kėto, djalo, janė fshatrat e armenėve, - u pėrgjigj Pantelei. - Kėtu jetojnė armenėt. Njerėz tė mirė... e kam fjalėn pėr armenėt de ...

   Burri me kostum gri mbaroi bisedėn me Dimovin dhe Kirjuhėn, ktheu kalin dhe vėshtroi nga fshati.

   - Punė e madhe! - psherėtiu Pantelej, duke vėshtruar edhe ai nga fshati dhe duke u mbledhur pėr shkak tė freskisė sė mėngjesit. - Ka dėrguar njė njeri nė fshat pėr njė copė letėr, kurse ai nuk po kthehet.. Tė kishte dėrguar Stepkėn mė mirė!

    Babagjysh, po kush ėshtė ky? - pyeti Jegorushka.

   - Varllamovi.

   O zot i madh! Jegorushka brofi shpejt nga vendi, u ul nė gjunjė dhe vėshtroi kapelen e bardhė. Ky njerith trupvogėl e i pėrhitur, me ēizme tė gjata, hipur nė njė kalė tė shėmtuar dhe duke biseduar me fshatarėt nė njė kohė kur tė gjithė njerėzit flinin, ishte e vėshtirė tė mendoje se ishte ai Varllamovi misterioz, i pakapshėm, tė cilin e kėrkojnė tė gjithė, i cili gjithmonė “vėrtitet” dhe ka para shumė mė tepėr se kontesha Dranickaja.

   - Ėshtė njeri i mirė, s’ke ē’i thua... - thoshte Pantelei, duke vėshtruar nga ana e fshatit. - I dhėntė zoti shėndet, ėshtė njė zotni i mrekullueshėm... Varllamovi-de, Semjon Aleksandriēi... Mbi kėta njerėz, vėlla, mbahet bota. Kjo ėshtė e vėrtetė... Kėndezėt akoma nuk kanė kėnduar, kurse ai ėshtė nė kėmbė... Ndonjė tjetėr do tė ishte duke fjetur ose do tė ishte me mysafirėt duke bėrė tėrribėrri-rastabėrri, kurse ai gjithė ditėn nėpėr stepė... Vėrtitet... Ky nuk e lė punėn pas dore... Jo-o! Ky ėshtė trim...

   Varllamovi nuk i shqiste sytė nga fshati dhe se ēfarė po thoshte. Kali ndėrronte kėmbėt nga padurimi.

   - Semjon Aleksandriē, - thirri Pantelei, duke hequr kapelen, - na jepni leje tė dėrgojmė Stepkėn! Emeljan, thirr qė tė dėrgojnė Stepkėn!

   Por ja mė nė fund nga fshati doli njė kalorės. Duke u pjerrur anash dhe duke tundur sipėr kokės kamxhikun, si duke dashur tė imitonte xhigitėt dhe tė habiste tė gjithė njerėzinė me ecjen e tij tė shpejtė, ai fluturoi me shpejtėsinė e zogut drejt karvanit.

   - Ky duhet tė jetė korrieri i tij, - tha Pantelei. - Ai ka nja njėqind, mos mė tepėr, korrierė si ky.

   Kur u barazua me qerren e parė, kalorėsi mbajti kalin dhe, duke hequr kapelen, i dha Varllamovit njė fletore tė trashė. Varllamovi nxori nga fletorja disa letra, i lexoi dhe thirri:

   - Po ku ėshtė letra e Ivanēukut?

   Kalorėsi mori fletoren, pa letrat dhe ngriti supet; ai filloi tė thoshte diēka, me siguri donte tė justifikohej, dhe kėrkoi leje pėr tė shkuar edhe njė herė nė fshat. Befas kali lėvizi, sikur Varllamovi tė ishte bėrė mė i rėndė. Edhe Varllamovi lėvizi.

   - Shporrmu nga sytė! - bėrtiti me inat dhe e qėlloi kalorėsin me kamxhik.

   Pastaj si ktheu kalin prapa dhe duke parė letrat qė ishin nė fletore, ai eci me hap pėr sė gjati karvanit. Kur iu afrua qerres sė fundit, Jegorushka tendosi shikimin pėr ta parė mė mirė. Varllamovi ishte plak. Fytyra e tij me njė mjekėrr tė vogėl tė thinjur, njė fytyrė e thjeshtė dhe e nxirė rusi, ishte e skuqur, e njomė nga vesa dhe e mbuluar me deje mavi; ajo kishte po atė shprehje tė thatė qė kishte fytyra e Ivan Ivaniēit dhe tregonte po atė fanatizėm pėr punė. Por, megjithatė, ēfarė ndryshimi ndiehej midis tij dhe Ivan Ivaniēit! Krahas kėsaj shprehjeje tė thatė, ungji Kuzmiēov kishte nė fytyrė gjithmonė vulėn e shqetėsimit e tė frikės se nuk do ta gjejė Varllamovin, se do tė vonohet dhe do t’i shpėtoje nga dora njė ēmim i mirė. Asnjė gjė tė tillė, qė ėshtė karakteristikė pėr njerėzit e vegjėl e tė varur, nuk vihej re as nė fytyrėn dhe as nė tė gjithė pamjen e jashtme tė Varllamovit. Ky njeri i caktonte vetė ēmimet, nuk kėrkonte asnjeri dhe nuk varej prej askujt. Sidoqė pamjen e kishte fare tė zakonshme, nė tė gjitha, madje dhe nė mėnyrėn se si mbante kamxhikun, ndiehej vetėdija e forcės dhe e pushtetit tė zakonshėm mbi stepėn.

   Duke kaluar afėr Jegorushkės, ai as ia hodhi sytė fare, vetėm kali tregoi vėmendje pėr Jegorushkėn dhe e vėshtroi me sytė e tij tė mėdhenj dhe taravolė, por edhe ai me shumė mospėrfillje. Pantelei u pėrul para Varllamovit. Ai e vuri re kėtė gjė dhe, duke mos i hequr sytė nga letra, tha:

   - Tungjatjeta, plak!

   Biseda e Varllamovit me kalorėsin dhe goditja me kamxhik me sa duket bėnė njė pėrshtypje tė keqe nė tė gjithė karvanin. Tė gjithė kishin fytyra serioze. Kalorėsi, i ēkurajuar nga zėmėrimi i kėtij njeriu tė fortė, pa kapele, me frenat e lėshuara, kish qėndruar i heshtur pranė qerres sė parė dhe sikur nuk po i besohej se e kishte filluar ditėn kaq keq.

   - Plak i egėr... - belbėzonte Pantelei. - O zot, sa i egėr! Por kėshtu nuk ėshtė i keq, njeri i mirė ėshtė... Nuk tė fyen kot...

   Pasi pa letrat, Varllamovi e futi fletoren nė xhep.  Sikur t’ia kishte kuptuar mendimin, pa pritur ta urdhėrojnė, kali turfulloi dhe vrapoi revan nėpėr rrugėn e madhe.

________________________________________________________

© Copyright 2005 by translator

 

   No part of this book may be translated or reproduced in any form, by print, photoprint, microfilm, microfiche, or any other means, without the written permission from the copyright folder.