Varllam Shallamov

 

 

Tregimet e Kollimės

(Pėrmbledhje)

 

Varllam Shallamov: Tregimet e Kollimės – Tregime,

Pėrktheu: Ēezar Kurti,

Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1995.

 

NĖPĖR DĖBORĖ

 

          Si hapet rruga nėpėr njė djerrinė tė mbuluar me dėborė? Pėrpara tė gjithėve ecėn njė njeri, duke djersitur dhe duke sharė, duke hedhur me vėshtirėsi herė njėrėn kėmbė, herė tjetrėn, duke ngecur herė pas here nė dėborėn e shkrifėt dhe tė thellė. Ky njeri shkon larg, duke e shėnuar rrugėn e tij me ca gropa tė zeza jo tė njėtrajtshme. Ai lodhet, shtrihet mbi dėborė, ndez njė cigare dhe tymi i mahorkės nderet si njė re e kaltėrt mbi dėborėn e bardhė e tė ndritshme. Ky njeri shkon mė larg, por reja rri akoma pezull atje ku ai pati pushuar, ajri ėshtė pothuaj se i palėvizshėm. Rruga hapet gjithnjė nė ditė tė qeta, nė mėnyrė qė era tė mos i mbulojė gjurmėt e lėna nga njeriu me aq mundim. Njeriu vetė i cakton orientuesit nė pafundėsinė e dėborės - ndonjė shkemb apo ndonjė dru tė lartė. Ai e drejton trupin e tij nėpėr dėborė, ashtu sikundėr drejton timonieri varkėn nėpėr lumė nga njėri kep nė tjetrin.

          Nėpėr gjurmėt jo tė njėtrajtshme, nga tė cilat ėshtė hapur njė shteg i ngushtė, fillojnė tė lėvizin pesė-gjashtė vetė tė tjerė, duke ecur fare pranė njėri-tjetrit. Ata shkelin afėr gjurmės, por kurrė nė gjurmė. Pasi arrijnė deri nė vendin e caktuar qė mė parė, ata kthehen prapa dhe nisin tė ecin pėrsėri nė mėnyrė tė tillė qė tė shkelin nėpėr djerrinėn me dėborė atė vend, ku akoma nuk ka shkelur kėmba e njeriut. Rruga u hap. Nėpėr tė mund tė ecin njerėz, slita tė ngarkuara, traktorė. Po tė kishin ecur nė rrugėn e tė parit dhe tė kishin shkelur nė gjurmėt e tij, do tė ishte formuar njė shteg i ngushtė, qė mezi do tė mund tė kalohej, njė tegel dhe jo rrugė, ca gropa, nėpėr tė cilat kalohet mė me vėshtirėsi se nėpėr djerrinė. I pari e ka mė tė vėshtirė nga tė gjithė, prandaj kur ai lodhet dhe s'ka mė fuqi, nė vend tė tij po nga ajo pesėshe e ballit del pėrpara njė tjetėr. Secili nga ata qė ecin nėpėr dėborė sipas gjurmėve tė tė parit, edhe sikur tė jetė mė i vogli, mė i dobėti, duhet tė ecė nėpėr njė copė djerrinė tė pashkelur, dhe jo tė shkelė mbi gjurmėn e tė parit. Me traktorė dhe kuaj ecin lexuesit por jo shkrimtarėt.

 

 

LOJA ME BORXH

 

          Po luanin kumar me karta tek kujdestari i kuajve Naumov. Rojet qė bėnin dezhurnin nuk hynin kurrė nė barakėn e kujdestarėve tė kuajve, duke menduar me tė drejtė se detyra e tyre kryesore ishte tė vėzhgonin tė burgosurit e dėnuar nė bazė tė nenit pesėdhjetė e tetė. Pastaj, si rregull, kundėrrevolucionarėve nuk ua besonin kuajt. Ē'ėshtė e vėrteta, komandantėt me shpirt praktik ankoheshin, sepse humbisnin nė kėtė menyrė punėtorėt mė tė mirė dhe mė tė kujdesshėm.Por nė kėtė drejtim instruksioni ishte i rreptė dhe i prerė. Me njė fjalė, tek kujdestarėt e kuajve ndjeheshe mė i sigurt se kudo, prandaj dhe ēdo natė atje mblidheshin vjedhėsit pėr tė zhvilluar duelet e tyre me letra bixhozi.

          Nė cepin e djathtė tė barakės, nė shtretėrit e poshtėm, ishin shtruar ca batanije pambuku ngjyra-ngjyra. Nė shtyllėn e qoshes ishte lidhur me tel njė "kollimkė" e ndezur, domethėnė njė llampė e bėrė me dorė qė digjte avuj benzine. Nė kapakun e njė kutie konservash nguleshin dhe saldoheshin tre-katėr tuba tė hapur bakri, ja kjo ishte dhe e gjithė pajisja. Pėr tė ndezur njė llampė tė tillė, nė kapak vendoseshin disa kongjij tė ndezur, benzina nxehej, avulli ngjitej lart nėpėr tuba dhe gazi i benzinės merrte flakė porsa t'i vihej njė fije shkrepse.

          Sipėr batanijeve ishte njė jastėk i fėlliqur, i mbushur me pupla, dhe nė tė dy anėt e tij, duke i mbledhur kėmbėt sipas mėnyrės burjate, kishin zėnė vend "partnerėt". Kjo ishte poza klasike e betejės me letra bixhozi nė burg. Sipėr jastėkut ishte njė tufė me letra tė reja. Kėto nuk ishin letra tė zakonshme tė fabrikės, ato ishin letra tė bėra me dorė nga mjeshtėrit e kėtyre punėve me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme. Pėr pėrgatitjen e tyre duhej letėr (ēfarėdo libri), njė copė bukė (qė mbllaēitej dhe shtrydhej nėpėrmjet njė lecke pėr tė nxjerrė niseshten, e cila duhej pėr ngjitjen e letrave), njė copė lapsi kopjativ (nė vend tė bojės tipografike) dhe njė thikė (pėr prerjen e kallėpeve dhe tė vetė letrave).

          Letrat e sotme porsa ishin pėrgatitur nga njė vėllim i Viktor Hygosė, libėr qė dikush e kishte harruar mbrėmė nė zyrė. Letra ishte e trashė, e plotė, kėshtu qė fletėt nuk ishte nevoja tė ngjiteshin, gjė qė bėhet kur letra ėshtė e hollė. Gjatė kontrolleve qė bėheshin nė kamp lapsat kopjativė mblidheshin patjetėr. Ata konfiskoheshin edhe kur kontrolloheshin pakot. Kjo bėhej jo vetėm pėr "parandalimin" e mundėsisė sė fallsifikimit tė dokumentave dhe tė vulave (piktorė tė tillė kishte plot), por edhe pėr tė mėnjanuar ēdo mundėsi rivalizimi me monopolin shtetėror mbi prodhimin e letrave tė bixhozit. Me lapėsat kopjativė prodhonin bojėra dhe me kėto bojėra nėpėrmjet njė kallėpi letre tė pėrgatitur posaēėrisht formonin vizatimet nė letrat e bixhozit, dama, fante, dhjetėshe tė tė gjitha llojeve. Figurat dhe numrat nuk dalloheshin pėr nga ngjyra, pastaj lojtarėt as qė kanė nevojė t'i dallojnė ato pėr nga ngjyra. Kėshtu, pėr shėmbull, pėr fantin spathi vizatohej shenja pėrkatėse nė tė dy cepat e kundėrt tė letrės. Vendosja dhe forma e vizatimeve ka qenė pėr shekuj me radhė e njėllojtė, ndėrsa aftėsia pėr t'i bėrė vetė letrat futet nė programin e edukimit "kalorsiak" tė xhepashit.

          Tufa e letrave tė reja ishte mbi jastėk dhe njė nga lojtarėt pėrplasi sipėr saj dorėn e fėlliqur me gishtėrinjtė e hollė, tė bardhė, qė nuk ishin mėsuar me punė. Thoi i gishtit tė vogėl kishte njė gjatėsi jo tė natyrshme, qė ishte gjithashtu njė "shik" i xhepashėve, po ashtu sikundėr ishin edhe "fikset", arturinat, domethėnė kurorat prej bronzi qė vendoseshin sipėr dhėmbėve plotėsisht tė shėndetshėm. Kishte madje edhe mjeshtra, tė vetėquajtur mjeshtra pėr proteza dhėmbėsh, tė cilėt fitonin jo pak nga pėrgatitja e tė kėtilla kurorave qė kėrkoheshin gjithnjė e mė shumė. Pėrsa u pėrket thonjve, lyerja e tyre me manikyr do tė ishte bėrė zakon nė "botėn e krimit", sikur tė kishte mundėsi tė gjendej manikyri nė kushtet e burgut. Thoi i verdhė dhe i lėmuar shndriste si tė ishte ndonjė gur i ēmuar. Me dorėn e majtė i zoti i thoit lėmonte flokėt e verdhė, tė fėlliqur dhe ngjitės. Ai ishte qethur "boks" me kujdesin mė tė madh. Balli i ulėt, pa asnjė rrudhė, shtėllungat e verdha tė vetullave, goja e gjerė si ēorape i jepnin pamjes sė tij atė veēori tė rėndėsishme pėr pamjen e jashtme tė njė vjedhėsi, siē ėshtė tė mos rėnit nė sy. Fytyrėn e kishte tė tillė qė ishte e pamundur ta mbaje mend. Sa ta shikoje e harroje, nuk mbaje mend dot asnjė tipar dhe as qė mund ta njihje po ta takoje pėrsėri. Ky ishte Sevoēka, mjeshtri i njohur i "tercit", "stosit" dhe "burit (1) _ tre lojrave klasike me letra, interpretues i frymėzuar i mijėra rregullave tė bixhozit, respektimi i rreptė i tė cilave ėshtė i detyrueshėm nė njė betejė tė vėrtetė. Pėr Sevoēkėn thoshnin se ai "luan me mjeshtėri", domethėnė tregon aftėsitė dhe shkathtėsitė e njė batakēiu. Natyrisht, ai ishte edhe batakēi, sepse tek e fundit njė lojė e ndershme midis vjedhėsish ėshtė njė lojė e bazuar mbi mashtrimin: ndiq me vėmendje dhe zbulo hiletė e partnerit se kjo ėshtė e drejta jote, por tregohu  i shkathėt edhe pėr tė mashtruar vetė ose pėr tė "mbrojtur" njė fitore tė dyshimtė.

          Zakonisht luanin dy vetė, njė me njė. Asnjėri nga mjeshtrit nuk e ulte veten duke marrė pjesė nė lojrat nė grup, si pėr shembull nė "xing". Nuk kishin aspak frikė tė uleshin pėr tė luajtur me "lojtarėt" e zotė, sikundėr nė shah, ku njė luftėtar i vėrtetė kėrkon tė ndeshet me kundėrshtarin mė tė fortė.

          Partner i Sevoēkės ishte vetė Naumovi, brigadieri i kujdestarėve tė kuajve. Ai ishte mė i madh nė moshė se kundėrshtari (mor po sa vjeē ishte vallė ky Sevoēka? Njėzet? Tridhjetė? Dyzetė?), flokėzi, me njė shprehje kaq tė pėrvuajtur tė syve tė zinj, tė futur brenda, sa qė sikur tė mos e dija se Naumovi ishte njė xhepash i trenave nga Kubani, do ta merrja pėr ndonjė murg - shtegtar apo anėtar tė sektit tė dėgjuar "Njė zot e di", njė sekt qė ka nja dhjetė vjet qė haset nėpėr kampet tona. Kjo pėrshtypje thellohej kur shihje kordonin me kryqin prej kallaji qė rrinte varur nė qafėn e Naumovit. Jakėn e kėmishės e kishte tė zbėrthyer. Ky kryq nuk ishte aspak njė trill, improvizim apo dėshirė pėr tė blasfemuar. Nė atė kohė tė gjithė vjedhėsit mbanin nė qafė kryqe prej alumini, qė shėrbenin si shenjė dalluese e urdhėrit tė tyre, si njė farė tatuazhi.

Nė vitet njėzet vjedhėsit mbanin nė kokė kasketa tė shkollės teknike, kurse mė parė mbanin "kapitanka". Nė vitet dyzet ata mbanin "kubankat", pėrthyenin qafat e ēizmeve prej leshi, kurse nė qafė mbanin varur nga njė kryq. Kryqi zakonisht ishte i lėmuar, por nė rast se kishte piktorė, i detyronin t'u bėnin me gjilpėrė mbi kryq qėndima pėr tema tė preferuara: njė zemėr, njė letėr bixhozi, njė kryq, njė grua lakuriq... Kryqi i Naumovit ishte i lėmuar. Ai rrinte varur nė gjoksin e zi dhe lakuriq tė Naumovit, duke penguar leximin e njė tatuazhi ngjyrė blu, qė ishte njė citat i Eseninit, i vetmi poet qė ishte i pranuar dhe i kanonizuar nga "bota e krimit":

Sa pak rrugė kemi shkelur,

Sa shumė gabime kemi bėrė.

 

   - Me ēfarė do luash? - Mezi shqiptoi pėrmes dhėmbėve Sevoēka me njė pėrbuzje tė pafund.Edhe ky konsiderohej si njė fillim i mirė loje.

   - Ja, kėto leckat. Kėtė zhelen... - dhe Naumovi i ra vetes nė supe.

   - Pėr pesėqind po e luaj, - e vlerėsoi kostumin Sevoēka.

   Nė vend tė pėrgjigjes u dėgjuan shumė fjalė sharjeje me zė tė lartė, qė duhej ta bindnin kundėrshtarin se plaēka kushtonte shumė mė tepėr. Spektatorėt, qė kishin rrethuar lojtarėt, po prisnin me durim fundin e kėsaj uverture tradicionale. Sevoēka nuk mbeti prapa dhe shante mė ndyrazi, duke dashur tė ulte ēmimin. Mė nė fund kostumi u vlerėsua me njė mijė.

   Sevoēka nga ana e tij vuri nė "lojė" disa xhupa tė pėrdorur. Pasi xhupat u vlerėsuan dhe u hodhėn menjėherė sipėr batanijes, Sevoēka ndau letrat...

   Unė dhe Garkunovi, njė ish inxhinjer tekstilesh, sharronim dru pėr barakėn e Naumovit. Kjo ishte punė nate. Pas ditės sonė tė punės nė galeri na duhej tė sharronim dhe tė ēanim dru pėr njėzet e katėr orė. Vinim tek kujdestarėt e kuajve menjėherė pas darkės, kėtu ishte mė ngrohtė se nė barakėn tonė. Pas punės dezhurni i Naumovit hidhte nė gavetat tona "supė" tė ftohtė, mbeturinat e tė vetmes gjellė tė pėrhershme, qė nė menynė e menxės quhej "borsh ukrainas", dhe na jepte nga njė copė bukė. Ne uleshim nė dysheme, nė ndonjė qoshe, dhe hanim shpejt e shpejt atė qė e kishim fituar me djersė. Hanim nė errėsirė tė plotė, sepse "benzinkat" e barakės ndriēonin vendin e lojės, por, sipas vėzhgimeve tė veteranėve tė burgjeve, "luga e gjen vendin pėr nė gojė pa u gabuar". Tani  po shihnim lojėn e Sevoēkės me  Naumovin.

   Naumovi e humbi "zhelen" e tij. Pantallonat dhe xhaketa ishin mbi batanije, afėr Sevoēkės. Po luanin pėr jastėkun. Thoi i Sevoēkės vizatonte nė ajėr ca qėndisma tė ndėrlikuara. Letrat herė zhdukeshin nė pėllėmbėn e tij, herė shfaqeshin pėrsėri. Naumovi kishte mbetur nė kanatjere, kėmisha me jakė tė shkurtėr prej sateni kishte pėsuar fatin e pantallonave. Njė dorė e kujdesshme i hodhi krahėve njė bluzė pa mėngė, por me njė lėvizje energjike tė supeve ai e hodhi nė dysheme. Befas u bė heshtje. Sevoēka e kruante pa u ngutur jastėkun me thoin e tij.

   -Po vė nė lojė batanijen,- tha me zė tė ngjirrur Naumovi

   -Dyqind,- tha me njė ton moskokėēarės Sevoēka.

   -Njė mijė, bushtėr,- uluriti Naumovi.

   -E pse?Kjo nuk ėshtė plaēkė! Kjo ėshtė "rreckė", "zhele", - tha Sevoēka.

   - Vetėm pėr ty po e ngre nė treqind.

   Beteja vazhdonte. Sipas rregullave, beteja nuk mund tė pėrfundonte pėrderisa partneri mund "tė pėrgjigjej" akoma me ndonjė send.

   - Do tė luaj me valenkit!

   - Nuk luaj me valenkit, - tha Sevoēka me njė ton tė prerė. - Nuk kam qejf tė luaj me zhelet e shtetit.

   Pėr disa rubla Naumovi humbi njė peshqir ukrainas me gjela, njė kuti cigaresh, mbi tė cilėn ishte vizatuar profili i Gogolit. Tė gjitha i fitoi Sevoēka. Pėrmes lėkurės sė errėt tė faqeve tė Naumovit u duk njė tė kuq i dendur.

   - Luajmė me borxh, - tha ai me njė ton lutės.

   - Posi jo, ore, dashke me borxh, - tha Sevoēka pėrnjėherėsh dhe zgjati dorėn prapa. Nė ēast nė dorėn e nderė u vendos njė cigare mahorke e ndezur. Sevoēka e thithi fort dhe filloi tė kollitej.

   - Ē'mė duhet mua tė luaj me borxh me ty? Ne s'kemi pėr tė udhėtuar, ku do t'i gjesh ti paratė? Si do ma lash borxhin? Apo mos do t'ua marrėsh rojeve tė shoqėrimit?

   Pranimi pėr tė luajtur "me borxh" nuk ishte njė lėshim i detyrueshėm sipas "ligjit", por Sevoēka nuk donte ta fyente Naumovin, nuk donte t'i hiqte shansin e fundit pėr tė fituar ato qė kishte humbur.

   - Me njėqind, - tha ai me ngadalė. - Tė jap njė orė afat.

   - Nėm letėr. - Naumovi ndreqi kryqin dhe u ul. Ai rifitoi batanijen, jastėkun, pantallonat dhe pėrsėri i humbi tė gjitha.

   - Sikur tė na zienit ca ēifirkė, - tha Sevoēka, duke i futur plaēkat e fituara nė njė valixhe tė madhe prej kartoni. Po pres.

   - Zieni ca, djema, - tha Naumovi. Ishte fjala pėr njė pije tė ēuditshme tė veriut - njė ēaj i fortė, kur nė njė gotė jo fort madhe me ujė tė vluar hidhen pesėdhjetė e mė shumė gram ēaj. Pija ėshtė shumė e hidhur, pihet me gllenjka dhe shoqėrohet me peshk tė kripur. Ajo ta largon gjumin, prandaj dhe preferohet shumė nga vjedhėsit dhe shoferėt e veriut qė bėjnė udhėtime tė gjata. "Ēifiri" duhet tė veprojė nė mėnyrė shkatrrimtare mbi zemrėn, por unė kam njohur ēifiristė shumėvjeēarė, tė cilėt e durojnė atė pa u sėmurur asnjėherė. Sevoēka piu njė gllėnjkė nga gota qė i servirėn.

Naumovi rroku me vėshtrimin e tij tė zi e tė rėndė tė gjithė ata qė e rrethonin. Leshrat e kokės ishin gafėlluar. Vėshtrimi i tij arriti deri tek unė dhe u ndal. Njė mendim i beftė shkrepi nė trurin e Naumovit.

   - Pa dil kėtu.

   Unė dola nė dritė.

   - Hiqe bluzėn.

   Ishte e qartė tashmė se si qėndronte puna dhe tė gjithė po e ndiqnin me vėmendje kėtė orvatje tė Naumovit.

   Nėn bluzė unė kisha vetėm kėmishėn e trupit tė burgut, gjimnastjorkėn na e kishin dhėnė dy vjet mė parė dhe ajo ishte kalbur prej kohėsh. U zhvesha.

   - Pa dil ti, - tha Naumovi, duke shėnuar me gisht Garkunovin. 

    Garkunovi hoqi bluzėn. Fytyra iu zbardh. Nėn kėmishėn e ndotur tė trupit kishte veshur njė triko leshi. Kjo ishte plaēka e fundit qė kishte marrė nga e shoqja para se tė nisej pėr nė rrugėn e gjatė, dhe unė e dija se si e ruante atė Garkunovi. E lante nė banjė dhe e thante nė trup, duke mos e lėshuar pėr asnjė minutė nga duart, sepse trikon do t'ia kishin vjedhur menjėherė shokėt.

    - Hiqe, - i tha Naumovi.

   Sevoēka tundi gishtin nė shenjė pėlqimi, rrobat e leshta vlerėsoheshin shumė. Po t'ia jepte ndonjėrit pėr ta larė, po t'i hiqte edhe morrat me avull tė nxehtė, mund ta vishte edhe vetė, thurja ishte e bukur.

   - Nuk e heq, - tha Garkunovi me zė tė ngjirur. - Vetėm tok me lėkurėn...

   Iu vėrsulėn dhe e rrėzuan pėrtokė.

   - Ai kafshon, - thirri dikush.

   Nga dyshemeja u ngrit ngadalė Garkunovi, duke fshirė gjakun nga fytyra. Por nė ēast Sashka, dezhurni i Naumovit, po ai Sashkė qė njė orė mė parė na hodhi "supė" si shpėrblim qė sharruam drutė, u pėrkul paksa dhe nxori diēka nga qafa e valenkit. Pastaj shtriu dorėn nga ana e Garkunovit, dhe Garkunovi filloi tė qante me ngashėrim dhe tė rrėzohej nė ije.

   - Po ju, nuk mund ta evitonit kėtė, - bėrtiti Sevoēka.

   Nė dritėn e drithėruar tė llampės me benzinė dukej se si po nxihej fytyra e Garkunovit.

   Sashka hapi duart e tė vrarit, shqeu kėmishėn e trupit dhe ia hoqi trikon e leshtė nga koka. Trikoja ishte e kuqe dhe gjaku mezi dukej nė tė. Sevoēka me kujdes, qė tė mos bėnte pis gishtėrinjtė, e palosi trikon dhe e futi nė valixhen prej kartoni. Loja kishte pėrfunduar dhe unė mund tė kthehesha. Tani mė duhej tė gjeja njė ortak tjetėr pėr tė sharruar dru.

____________________________

l."terc" - lojė letrash, "stosi" ose "shtos" - lojė e vjetėr letrash e oficerėve caristėė, "bura" - lojė letrash e vjedhėsve.

 

 

 

NATĖN

 

   Darka ishte nė tė mbaruar. Glebovi po lėpinte pa u ngutur gavetėn, po mblidhte me kujdes nga tavolina thėrrimet e bukės me pėllėmbėn e majtė dhe, duke e afruar te goja, i lėpinte thėrrimet nga pėllėmba. Ai nuk po i gėlltiste dhe e ndjente se si pėshtyma nė gojė po e pėshtillte e dendur dhe e etshme lėmshin e thėrrimeve tė bukės. Glebovi nuk do tė ishte nė gjendje tė thoshte, nėse i shijonte apo jo. Shija ėshtė diēka tjetėr, shumė e varfėr nė krahasim me atė ndjesi marramendėse dhe mekėse qė shkakton ushqimi. Glebovi nuk ngutej tė gėlltitej, buka tretej vetė nė gojė dhe tretej shpejt.

Sytė e thelluar dhe tė shndritshėm tė Bagrecovit nuk po e shqisnin vėshtrimin e tyre nga goja e Glebovit, askush nuk do tė kishte njė vullnet kaq tė fuqishėm, sa tė shkėpuste vėshtrimin nga ushqimi qė zhdukej nė gojėn e njė njeriu tjetėr. Glebovi gėlltiti pėshtymėn dhe menjėherė Bagrecovi i ktheu sytė nga horizonti, drejt njė hėne tė madhe ngjyrė portokalli qė po zvarritej nė qiell.

   - Eshtė tamam koha, - tha Bagrecovi.

   Ata ecėn tė heshtur nėpėr njė shteg drejt shkėmbit dhe u ngjitėn mbi njė bregore tė vogėl, qė rrethonte njė kodėr. Megjithėse dielli nuk kishte shumė kohė qė kishte perėnduar, gurėt, qė ditėn t'i pėrcėllonin tabanėt e kėmbėve pėrmes gallosheve prej gome tė veshura pa ēorape, tani ishin krejt tė ftohtė. Glebovi mbėrtheu bluzėn. Ecja nuk po e ngrohte.

   - Eshtė larg? - pyeti ai duke pėshpėritur.

   - Larg ėshtė, - u pėrgjigj Bagrecovi me zė tė ulėt.

   U ulėn tė pushonin. Nuk kishin pėr ēfarė tė flisnin, nuk kishin as pėr ēfarė tė mendonin, ēdo gjė ishte e qartė dhe e thjeshtė. Nė sheshin qė ndodhej nė fund tė bregores ishin ca grumbuj gurėsh tė shkulur dhe myshku tė tharė.

   - Unė mund tė vija edhe vetėm, - u zgėrdhi Bagrecovi, por dy vetė sikur ėshtė mė qejf. Pastaj pėr mikun e vjetėr...

   Ata i kishin sjellė me tė njėjtėn anije vitin e kaluar.

   Bagrecovi u ndal: "Duhet tė shtrihemi, pėrndryshe na shohin".

   Ata u shtrinė dhe filluan tė hidhnin gurė anash. Gurė tė mėdhenj. Gurė tė tillė, qė nuk mund t'i ngrenė dhe t'i zhvendosin as dy vetė, nuk kishte, sepse njerėzit qė i kishin hedhur ata nė mėngjes, nuk ishin mė tė fortė se Glebovi.

   Bagrecovi shau me zė tė ulėt. Ai kishte gėrvishtur gishtin dhe filloi t'i rridhte gjak. I hodhi plagės ca rėrė, shkuli njė copė pambuk nga xhupi, e shtrėngoi pas plagės, por gjaku nuk po ndalonte.

   - Mpiksje e keqe, - i tha mospėrfillės Glebovi.

   - Ti mos je mjek? - pyeti Bagrecovi duke thithur gjakun.

   Glebovi nuk u pėrgjigj. Koha kur kishte qenė mjek iu duk shumė e largėt. Dhe a kishte ekzistuar kjo kohė? Tepėr shpesh ajo botė prapa maleve, prapa detrave i dukej atij si njė ėndėrr, si njė trillim. Reale ishte minuta, ora, dita - nga ngritja nė mėngjes deri nė sinjalin e fjetjes, mė tutje nuk gėrmonte dhe as qė kishte forca pėr tė gėrmuar. Si tė gjithė.

   Ai nuk e dinte tė kaluarėn e atyre njerėzve qė e rrethonin dhe as qė interesohej ta dinte. Megjithatė, sikur nesėr Bagrecovi ta shpallte veten doktor tė filozofisė ose mareshall tė aviacionit, Glebovi do ta kishte besuar, bile pa asnjė lėkundje. A kish qenė ai vetė ndokur mjek? Kishte humbur jo vetėm automatizmin e gjykimit, por edhe automatizmin e vrojtimeve. Glebovi e shihte se si Bagrecovi thithte gjakun nga gishti i fėlliqur, por asgjė nuk i tha. Kjo gjė sa i rrėshqiti nė vetėdije, por vullnet pėr t'u pėrgjigjur as qė gjeti nė vetvete dhe as qė kėrkoi. Ajo vetėdije qė i kishte mbetur akoma dhe qė ndoshta nuk ishte vetėdije njerėzore ishte fare e topitur dhe tani ishte e drejtuar vetėm drejt njė qėllimi - si t'i hiqte gurėt sa mė shpejt.

   - Eshtė e thellė, me siguri? - pyeti Glebovi kur u ulėn tė pushonin.

   - Si mund tė jetė e thellė? - tha Bagrecovi.

   Dhe Glebovi e kuptoi se kishte pyetur kot dhe se gropa vėrtet nuk mund tė ishte e thellė.

   - Ja tek ėshtė, - tha Bagrecovi.

   Ai preku njė gisht njeriu. Njė gisht i madh kėmbe dilte qė poshtė gurėve, nė dritėn e hėnės ai dukej fare qartė. Gishti nuk ngjante me gishtėrinjtė e Glebovit apo tė Bagrecovit, por jo pėr shkak se ishte pa jetė dhe i ngrirė, nė kėtė drejtim nuk do tė kishte shumė ndryshim. Thoi nė kėtė gisht tė vdekur ishte i prerė, ndėrsa vetė gishti ishte mė i mbushur dhe mė i butė se i Glebovit. Ata hoqėn shpejt gurėt, me tė cilėt ishte mbuluar trupi.

   - Fare i ri, - tha Bagrecovi.

   Tė dy ata  e tėrhoqėn me vėshtirėsi trupin prej kėmbėsh.

   - Sa i shėndetshėm, - tha Glebovi, duke iu marrė fryma.

   - Po tė mos ishte kaq i shėndetshėm, - tha Bagrecovi, do ta kishin varrosur siē na varrosin ne dhe s'kishim pse vinim  sot kėtu.

   Ata ia pėrkulėn krahėt tė vdekurit dhe i hoqėn kėmishėn.

   - Brekėt i paska krejt tė reja, - tha i kėnaqur Bagrecovi.

   Ia hoqėn edhe xhupin. Glebovi e fshehu boēen me rroba nėn xhup.

   - Mė mirė vishi, - tha Bagrecovi.

   - Jo, nuk dua, - pėshpėriti Glebovi.

   Ata e shtrinė tė vdekurin pėrsėri nė varr dhe e mbuluan me gurė.

   Drita e kaltėr e hėnės qė po lindte binte pėrmbi gurėt, mbi pyllin e rrallė tė tajgės, duke bėrė qė ēdo bregore, ēdo dru tė shfaqej nė njė dritė tė veēantė, jo si ditėn. Ēdo gjė dukej e vėrtetė nė mėnyrėn e vet, por jo ajo qė ishte ditėn. Kjo ishte si njė pamje e dytė, natėsore, e botės.

   Rrobat e tė vdekurit u ngrohėn nė gjirin e Glebovit dhe nuk dukeshin mė si tė huaja.

   - Sikur ta ndizja njėherė, - tha Glebovi ėndėrrimtar.

   - Nesėr do ta ndezėsh.

   Bagrecovi buzėqeshi. Nesėr ata kanė pėr t'i shitur rrobat, do t'i kėmbejnė me bukė dhe mbase do tė mund tė sigurojnė dhe pak duhan...

 

 

 

 

KARPENTIERĖT

 

 

   Kishte njė ditė e njė natė qė nuk po ikte njė mjegull aq e dendur, sa as dy hapa larg nuk mund ta shihje tjetrin. Por tė shkoje larg i vetmuar as qė kishte nevojė. Disa drejtime, mensa, spitali, truproja, gjendeshin me njė instinkt tė formuar nė mėnyrė tė pakuptueshme dhe qė ėshtė i ngjashėm me atė ndjenjė orientimi qė e zotėrojnė nė njė shkallė tė plotė kafshėt dhe qė nė kushte tė pėrshtatshme zgjohet edhe tek njeriu.

   Punėtorėve nuk u tregonin se sa gradė kishte arritur temperatura dhe as qė ishte nevoja, sepse nė punė duhej tė dilnin sado ftohtė qė tė ishte. Pastaj ishin dhe veteranėt, qė e pėrcaktonin shkallėn e tė ftohtit me saktėsi pa patur barometėr. Nė rast se mjegulla ėshtė me ngricė, do tė thotė se pėrjashta temperatura ėshtė nėn 40 gradė nėn zero. Nė rast se ajri gjatė frymėmarrjes del me zhurmė, por nuk ėshtė e vėshtirė akoma tė marrėsh frymė, do tė thotė se temperatura ėshtė 45 gradė. Nė rast se frymėmarrja ėshtė e zhurmshme dhe ajo ndėrpritet, do tė thotė se ėshtė 50 gradė. Mbi 55 gradė pėshtyma ngrin nė ajėr. Kishte dy javė qė pėshtyma ngrinte nė ajėr.

   Ēdo mėngjes Potashnikovi zgjohej me shpresėn se mos kishte rėnė tė ftohtit. Ai e dinte nga pėrvoja e dimrit tė kaluar se sa do e ulėt qė tė jetė temperatura, pėr ta ndjerė tė ngrohtin ka rėndėsi njė ndryshim i theksuar, njė kontrast. Bile edhe sikur temperatura tė bjerė deri nė 40-45˚, nja dy ditė do tė jetė ngrohtė, kurse pėr mė shumė se dy ditė, nuk kishte kuptim tė bėje plane.

   Por tė ftohtit nuk po binte dhe Potashnikovi e kuptonte se nuk mund tė duronte mė shumė. Silla e mėngjesit mjaftonte shumė-shumė pėr njė orė punė, pastaj vinte lodhja dhe tė ftohtit tė hynte "deri nė palcė". Kjo shprehje popullore nė kėtė rast nuk ishte aspak metaforike. Vetėm sa mund ta tundje instrumentin dhe tė kėrceje sa nė njėrėn nė tjetrėn kėmbė pėr tė mos ngrirė deri nė kohėn e drekės. Dreka e ngrohtė - supa "jushka" dhe dy lugė bollgur, zor se mund t'i rivendosnin forcat, por sidoqoftė tė ngrohnin. Dhe forcat pėr tė punuar pėrsėri mjaftonin vetėm pėr njė orė, sepse pastaj Potashnikovin e shtrėngonte tė ftohtit. Megjithatė, dita mbaroi dhe pas darkės, pasi piu ujė tė ngrohtė me bukėn qė asnjė nga punėtorėt nuk e hante nė mensė me supė, por e merrte me vete nė barakė, Potashnikovi u shtri menjėherė tė flinte.

   Natyrisht, ai flinte nė shtretėrit e sipėrm, sepse poshtė ishte si njė bimcė e akullt dhe ata qė i kishin vendet e fjetjes poshtė, gjysmėn e natės rrinin

pranė sobės, duke e pushtuar atė me duar, me radhė. Soba ishte pak sa e ngrohtė. Drutė mungonin vazhdimisht, pėr to duhej vajtur katėr kilometra larg pas punės dhe qė tė gjithė i bėnin bisht kėtij detyrimi. Sipėr ishte mė ngrohtė, megjithėse tė gjithė, natyrisht, flinin me rrobat e punės: me kapele, xhupa, pantallona tė trasha pambuku. Sipėr ishte mė ngrohtė, por edhe atje natėn flokėt ngjiteshin nga ngrica pas jastėkut.

   Potashnikovi e ndjente se si dita-ditės po i pakėsoheshin forcat. Ai, qė nuk ishte veēse njė burrė tridhjetėvjeēar, ēdo ditė e kishte mė tė vėshtirė tė ngjitej dhe tė zbriste nga shtretėrit e sipėrm. Njė fqinji i tij kishte vdekur dje, vdiq dhe basta. Askush nuk u interesua pse vdiq, sikur shkaku i vdekjes tė ishte vetėm njė, ai qė e dinin tė gjithė. Dezhurni ditor u gėzua qė ai vdiq jo nė darkė, por nė mėngjes. Racioni i tė vdekurit i kishte mbetur dezhurnit. Tė gjithė e kuptonin kėtė gjė, dhe Potashnikovi mori guximin t'i afrohej dezhurnit. "Mė kėput njė kore", por ai e priti me tė shara kaq tė forta, siē mund tė shajė njė njeri, qė nga i dobėt bėhet i fortė dhe qė e di se sharjet e tij nuk ndėshkohen. Vetėm nė rrethana tė jashtėzakonshme i dobėti e shan tė fortin dhe kjo vjen nga guximi qė lind dėshpėrimi. Potashnikovi qepi gojėn dhe u largua.

  Duhet marrė ndonjė vendim, duhet sajuar diēka me kėtė tru tė dobėsuar. Ose tė vdesė. Potashnikovi vdekjen nuk e kishte frikė. Por kishte njė dėshirė tė fshehtė, tė zjarrtė, njė farė kokėfortėsie tė fundit, dėshirė pėr tė vdekur diku nė spital, nė shtrat, nė dyshek, i rrethuar nga vėmendja e njerėzve tė tjerė, por jo nė rrugė, nė tė ftohtė, nėn ēizmet e rojeve tė shoqėrimit, nė barakė, midis tė sharave, pisllėkut dhe midis mospėrfilljes sė plotė nga ana e tė gjithėve. Nuk i fajėsonte njerėzit pėr mospėrfilljen. Prej kohėsh e kish kuptuar nga vinte kjo topitje shpirtėrore, kjo ftohtėsi shpirtėrore. Ngrica, po ajo ngricė qė e shndėrronte nė akull pėshtymėn nė ajėr, ishte futur deri brenda nė shpirtin e njeriut. Kur mund tė ngrinte palca e kockės, mund tė ngrinte dhe tė topitej edhe truri, mund tė ngrinte edhe shpirti. Pėr asgjė nuk mund tė mendoje nė ngricė. Edhe shpirti kishte ngrirė, ishte rrėgjuar dhe mbase do tė mbetet pėrgjithnjė i ftohtė. Potashnikovit nuk i kishte mbetur gjė tjetėr, pėrveē dėshirės pėr tė duruar, pėr tė dalė i gjallė nga kjo ngricė.

  Pasi pėrlau gavetėn me supė tė ngrohtė, duke mbllaēitur bukėn, Potashnikovi arriti deri tek vendi i punės, duke i tėrhequr kėmbėt me zor. Brigada ishte rreshtuar para fillimit tė punės, ndėrsa pėr tė gjatė rreshtit po ecte njė burrė i trashė surratkuq me njė shapkė prej lėkure dreri, me pantallona jakutėsh dhe me njė xhup tė bardhė - treēerekėsh. Ai u ngulte

vėshtrimin fytyrave tė fėlliqura dhe tė cfilitura. Brigadieri iu afrua duke i thėnė diēka njeriut me shapkėn prej lėkure dreri.

   - Ju siguroj, Aleksandėr Jevgenieviē, se unė nuk kam njerėz tė tillė. Mė mirė shkoni tek Sobolevi apo tek ordinerėt. Kėta kėtu janė intelektualė, Aleksandėr Jevgenieviē. Kėta tė torturojnė.

   Njeriu me shapkėn prej lėkure dreri e hoqi vėshtrimin nga njerėzit dhe u kthye nga brigadieri.

   - Brigadierėt nuk i njohin njerėzit e tyre, as qė duan t'i njohin, as ne nuk duan tė na ndihmojnė, - tha ai me njė zė tė ngjirrur.

   - Si tė doni, Aleksandėr Jevgenieviē.

   - Ja, ta tregoj unė tani. Si e ke mbiemrin?

   - Ivanov e kam, Aleksandėr Jevgenieviē.

   - Ja, shih! Ej, djema, dėgjoni me vėmendje! - Njeriu me shapkėn prej lėkure dreri doli para brigadės. - Drejtorisė i duhen karpentierė qė tė bėjnė arka pėr transportimin e dheut.

   Tė gjithė po heshtnin.

   - E shikoni, Aleksandėr Jevgenieviē? - i pėshpėriti brigadieri.

   Papritmas Potashnikovi dėgjoi zėrin e vet:

   - Si urdhėron. Unė jam karpentier, - dhe bėri njė hap pėrpara.

   Nga krahu i djathtė, pa thėnė asnjė fjalė, bėri njė hap pėrpara njė tjetėr. Potashnikovi e njihte, ishte Grigorievi.

  -Hė, - njeriu me shapkėn prej lėkure dreri iu kthye brigadierit. - Ē'do tė thuash tani ti, rrotė mulliri, qelbėsirė? Ejani djema pas meje.

   Potashnikovi dhe Grigorievi u nisėn pas njeriut me shapkėn prej lėkure dreri. Ai ndali hapat.

   - Po tė ecim kėshtu, - bėrtiti ai, - as nė drekė nuk do tė sosim. E bėjmė kėshhtu. Unė po eci pėrpara, kurse ju shkoni nė zdrukthari tek pėrgjegjėsi i punimeve Sergejev. E dini se ku ėshtė zdruktharia?

   - E dimė, e dimė, - thirri Grigorievi. - Na qerasni, ju lutem, me njė cigare.

   - Gjithnjė cigare lipni, - mėrmėriti nėpėr dhembė njeriu me shapkėn prej lėkure dreri dhe, pa e nxjerrė paqetėn nga xhepi, mori e u dha dy cigare.

   Potashnikovi ecte pėrpara dhe po mendonte i tendosur. Sot ai do tė rrijė nė zdruktharinė e ngrohtė, duke mprehur sėpata dhe duke gdhendur bishta. Duke mprehur edhe sharra. S'ka pėrse tė nxitojė. Deri nė drekė ata "do tė marrin nė dorėzim" instrumentat, do tė bėjnė fletė-daljen, do tė gjejnė magazinierin. Kurse nė darkė, kur ta marrin vesh se nuk di t'i bėjė bishtat e sėpatave dhe as tė hapė dhembėt e sharrės, do ta pėrzėnė dhe nesėr do tė

kthehet pėrsėri nė brigadė. Por sot do tė jetė ngrohtė. Ndoshta edhe nesėr, edhe pasnesėr ai do tė bėjė punėn e karpentierit, nė rast se Grigorievi merr vesh nga ky zanat. Ai do tė bėhet ndihmės i Grigorievit. Dimri ėshtė nė tė mbaruar. Gjatė verės, asaj vere aq tė shkurtėr, ai do tė bėjė si do tė bėjė.

   Potashnikovi ndaloi, duke pritur Grigorievin.

   - Ti mund ... ta bėsh punėn e karpentierit? -mezi shqiptoi ai, duke iu marrė fryma nga njė shpresė e lindur befas.

   - Qė ta dish ti, - i tha Grigorievi tėrė gaz, - jam aspirant i Institutit Filologjik tė Moskės. Unė mendoj se ēdo njeri qė ka arsim tė lartė, aq mė tepėr humanitar, duhet tė dijė medoemos tė mprehė sėpata dhe tė hapė dhembėt e sharrės. Aq mė tepėr, kur kjo punė bėhet pranė sobės sė nxehtė.

   - Domethėnė edhe ti...

   - Asgjė nuk do tė thotė. Pėr nja dy ditė do t'ua hedhim, kurse pastaj... e ē'punė ke ti se ēfarė do tė bėhet pastaj?

   - Mund t'ua hedhim pėr njė ditė, kurse nesėr do tė na kthejnė nė brigadė...

   Tė dy bashkė mezi e hapėn derėn qė kishte ngrirė. Nė mes tė zdruktharisė flakėronte njė sobė hekuri e skuqur flakė dhe pesė zdruktharė pa triko dhe pa kapele po punonin nė bankot e tyre tė punės. Tė porsaardhurit u ulėn nė gjunjė para derės sė hapur tė sobės si tė ishte perėndia i zjarrit, njė nga perėnditė e para tė njerėzimit. Pasi hoqėn dorezat, ata nderėn drejt zjarrit duart qė kishin humbur ndieshmėrinė dhe nuk e ndien menjėherė ngrohtėsinė. Pas njė minuti Grigorievi dhe Potashnikovi hoqėn kapelet dhe zbėrthyen xhupat pa u ngritur nga vendi.

   - Pėrse keni ardhur? - i pyeti armiqėsisht njė zdrukthar.

   - Ne jemi karpentierė. Do tė punojmė kėtu, - tha Grigorievi.

   - Me urdhėr tė Aleksandėr Jevgenieviēit, - shtoi me nxitim Potashnikovi.

   - A, domethėnė pėr ju na paska thėnė pėrgjegjėsi i punimeve qė t'u japim sėpata? - pyeti Arnshtremi, njė usta i vjetėr, qė po zdrukthonte nė njė cep ca bishta pėr lopata.

   - Pėr ne, pėr ne...

   - Na, merrini, - tha Arnshtremi, duke i vėshtruar me mosbesim. - Ja tek keni dy sėpata, sharrėn dhe dhembhapėsin. Dhembhapėsin e ktheni pėrsėri. Ja tek keni dhe sėpatėn time, mė bėni njė bisht.

   Arnshtremi buzėqeshi.

   - Normėn ditore pėr bishta sėpatash e keni tridhjetė copė, - tha ai.

   Grigorievi mori nga dora e Arnshtremit njė copė druri dhe filloi ta gdhendėte. Ra sirena e drekės. Arnshtremi, pa i hequr ende rrobat, filloi tė

shikonte pa thėnė asnjė fjalė punėn e Grigorievit.

   - Tani e ke rradhėn ti, - i tha ai Potashnikovit.

   Potashnikovi e vuri drurin mbi njė kėrcu, mori sėpatėn nga duart e Grigorievit dhe filloi tė gdhendte.

   Marangozėt kishin vajtur pėr tė ngrėnė, kėshtu qė nė zdrukthari nuk kishte njeri tjetėr pėrveē atyre tė treve.

   - Na, merrni dy bishtat e mi, - Arnshtremi i dha Grigorievit dy bishta tė gatshėm, - dhe ua vini sėpatave. Mprihni sharrėn. Sot dhe nesėr ngrohuni tek soba. Pasnesėr shkoni atje nga erdhėt. Merrni dhe njė copė bukė pėr drekėn.

   Sot dhe nesėr ata u ngrohėn tek soba, kurse tė pasnesėrmen tė ftohtit ra menjėherė deri nė 30 gradė. Dimri ishte nė tė dalė.

 

 

 

NORMA INDIVIDUALE

 

   Nė mbrėmje, duke mbledhur metrin, normisti tha se tė nesėrmen do t'i jepte Dugajevit njė normė individuale. Brigadieri qė ndodhej pranė dhe i lutej normistit t'i jepte borxh "nja dhjetė kubikė deri tė pasnesėrmen", papritmas heshti dhe filloi tė sodiste yllin e mbrėmjes qė kish nisur tė vezullonte prapa kreshtės sė kodrės. 

   Baranovi, "ortaku" i Dugajevit, qė ishte duke ndihmuar normistin tė maste punėn e bėrė, mori lopatėn dhe filloi tė pastronte ballin e frontit, megjithėse e kishte pastruar me kohė.

   Dugajevi ishte njėzet e tre vjeē dhe ēdo gjė qė shihte e dėgjonte kėtu mė shumė e habiste se sa e trembte.

   Brigada u mblodh pėr apel, dorėzoi instrumentat dhe rreshti i ērregullt i tė arrestuarve u kthye nė barakė. Dita e mundimshme mbaroi. Nė mensė Dugajevi, pa u ulur fare,  piu drejt e nga gaveta porcionin e supės sė ftohtė dhe tė yndyrshme  me elb. Buka shpėrndahej qė nė mėngjes pėr tė gjithė ditėn dhe ishte ngrėnė prej kohėsh. Donte tė pinte njė cigare. Pa rreth e rrotull pėr tė gjetur njė njeri, tė cilit mund t'i kėrkonte njė bisht cigare. Nė pezulin e dritares Baranovi po pėshtillte nė njė letėr ca grimca mahorke nga njė qese duhani e kthyer. Pasi i mblodhi tė gjitha me kujdes, Baranovi pėshtolli njė cigare tė hollė dhe ia zgjati Dugajevit.

   - Na pije, mė lėr edhe mua, - i tha ai.

   Dugajevi u ēudit, sepse ai dhe Baranovi nuk kishin miqėsi. Por nė uri, tė ftohtė dhe pagjumėsi nuk mund tė lidhėsh asnjė miqėsi, dhe Dugajevi, megjithėse nė moshė tė re, e kishte kuptuar falsitetin e fjalės sė urtė pėr miqėsinė qė provohet nė fatkeqėsi dhe mjerim. Qė miqėsia tė jetė miqėsi, duhet qė themeli i saj i fortė tė jetė hedhur qė atėherė, kur kushtet e jetesės nuk kanė arritur atė cakun e fundit, pas tė cilit tek njeriu nuk ka mė asgjė njerėzore, por ka vetėm mosbesim, inat dhe gėnjeshtėr. Dugajevit i kujtohej mirė fjala e urtė e veriut, tre kėshillat pėr tė burgosurit: mos beso, mos ki frikė, mos lyp...

   Dugajevi thithi me etje tymin e ėmbėl tė mahorkės dhe iu muarėn mendtė.

   - Po mė ikin forcat, - tha ai.

   Baranovi heshti.

   Dugajevi u kthye nė barakė, u shtri dhe mbylli sytė. Kohėt e fundit

flinte keq, uria nuk e linte tė flinte si duhet. Endėrrat qė shihte ishin shumė tė mundimshme - franxholla, supėra tė yndyrshme qė nxjerrin avull... Gjumi nuk e zuri shpejt dhe megjithatė njė gjysmė ore para sinjalit tė zgjimit i kishte hapur sytė.

   Brigada erdhi nė vendin e punės. Tė gjithė u shpėrndanė nėpėr frontet e tyre.

   - Ti do tė presėsh, - i tha brigadieri Dugajevit. Do tė ta caktojė punėn vetė normisti.

   Dugajevi u ul pėrtokė. Ai ishte raskapitur tanimė kaq shumė, sa mund ta shihte me mospėrfilljen mė tė plotė ēdo ndryshim nė fatin e tij.

   Gjėmuan karrocat e dorės nėpėr trap, kėrcitėn lopatat nėpėr gurė.

    -Eja kėtu, - i tha normisti Dugajevit. - Ja tek e ke vendin. -Ai mati kubaturėn e frontit dhe vendosi njė shenjė - njė copė kuarc.

   - Deri kėtu, - tha ai. - Trapisti do tė vendosė dėrrasat deri te trapi kryesor. Do tė shkarkosh atje, ku shkarkojnė tė gjithė. Ja tek i ke lopatėn, qylykun, qysqinė dhe karrocėn.Fillo.

   Dugajevi filloi i bindur punėn.

   -Edhe mė mirė, - mendoi ai. - Asnjė nga shokėt nuk do tė mė mėrmėrisė nėpėr dhėmbė se punoj keq. Kėta ish fshatarė nuk janė tė detyruar ta kuptojnė apo ta dinė se Dugajevi ėshtė i pastėrvitur nė kėto punė, se menjėherė pas shkollės ai filloi tė studionte nė universitet, kurse bankėn universitare e kėmbeu me kėtė frontin kėtu. Sikush pėr vete. Ata nuk janė tė detyruar, nuk kanė pse ta kuptojnė qė ai ėshtė sfilitur nga uria prej kohėsh, qė ai nuk di tė vjedhė. Aftėsia pėr tė vjedhur ėshtė virtyti i parė kėtu nė veri nė tė gjithė llojshmėrinė e saj, duke filluar me bukėn e shokut dhe duke mbaruar me sigurimin e mijėra pėrfitimeve nga komanda pėr arritje tė paqėna, pėr realizime tė rreme. Asnjeri nuk do t'ia dijė qė Dugajevi nuk mund ta durojė ditėn e punės 16 orėshe.

   Dugajevi transportonte, gėrmonte, mbushte karrocėn, prapė transportonte dhe prapė gėrmonte dhe mbushte.

   Pas pushimit tė drekės erdhi normisti, pa punėn qė kishte bėrė Dugajevi dhe iku pa thėnė asnjė fjalė... Dugajevi pėrsėri gėrmonte, mbushte karrocėn. Deri tek shenja e kuarcit ishte ende shumė larg.

   Nė mbrėmje normisti erdhi pėrsėri dhe hapi metrin-shirit. Ai mati punėn qė kishte bėrė Dugajevi.

   - Njėzet e pesė pėrqind, - tha ai dhe vėshtroi Dugajevin. - Njėzet e

pesė pėrqind. E dėgjove?

   - E dėgjova, - tha Dugajevi. - Atė e ēuditi kjo shifėr.

   Puna ishte kaq e rėndė, kaq pak gurė kapte lopata, kaq e vėshtirė ishte tė

gėrmoje. Shifra prej njėzet e pesė pėrqind tė normės iu duk Dugajevit shumė e madhe. I ishin mpirė pulpat, nga shtytja e

karrocės, i dhimbnin krahėt, duart, koka. Ndjenjėn e urisė e kishte humbur prej kohėsh. Dugajevi hante, sepse shihte qė hanin tė tjerėt. Njė zė i brendshėm sikur i thoshte: duhet tė hash. Por ai nuk donte tė hante.

   - Epo, mirė, - i tha normisti duke ikur. - Mbeē me shėndet.

   Nė darkė Dugajevin e thirri hetuesi. Ai iu pėrgjigj katėr pyetjeve: emri, mbiemri, neni, afati. Katėr pyetje qė i bėhen njė tė burgosuri tridhjetė herė nė ditė.  Pastaj Dugajevi shkoi tė flinte. Ditėn tjetėr ai punoi pėrsėri me brigadėn, me Baranovin, kurse natėn e ditės sė pasnesėrme ushtarėt e ēuan pas stallės sė kuajve dhe nėpėr njė shteg e ēuan afėr pyllit, afėr njė vendi, ku ishte njė gardh i lartė me telat me gjemba tė shtrira pėrsipėr, i cili nuk linte tė dukej njė grykė e vogėl, dhe nga ku netėve dėgjohej uturima e largėt e traktorėve. Dhe kur e kuptoi se si ishte puna, Dugajevit i erdhi keq qė kishte punuar mė kot, qė ishte munduar mė kot atė ditėn e tij tė fundit.

 

 

 

 

 

PAKOJA

 

   Pakot dorėzoheshin nė truproje. Brigadierėt verifikonin identitetin e marrėsit. Kompensata thyhej dhe kėrciste nė njė mėnyrė tė veēantė, siē kėrcasin kompensatat. Drurėt e kėtushėm nuk thyheshin kėshtu, nuk ulurinin me tė tillė zė. Pas njė barrjere me stola, njerėz me duar tė pastėrta dhe me uniforma ushtarake si tepėr tė rregullta hapnin, kontrollonin, tundnin dhe dorėzonin. Kutitė e pakove, qė mezi kishin mbetur gjallė nga njė udhėtim i gjatė prej disa muajėsh, tė hedhura me shkathtėsi, binin nė dysheme dhe ēaheshin. Nėpėr dysheme shpėrndaheshin pafka sheqeri, fruta tė thara, qepė tė kalbura, pako tė shtypura me duhan. Askush nuk i mblidhte ato qė binin dhe shpėrndaheshin pėrtokė. Tė zotėt e pakove nuk protestonin, tė mirrje njė pako ishte mrekullia e mrekullive.

   Afėr truprojes rrinin rojet e shoqėrimit me pushkė nė duar, nė mjegullėn e bardhė tė ngrirė lėviznin ca figura tė panjohura.

   Unė po rrija pranė murit dhe po prisja radhėn. Ja kėto copat bojėqielli sikur s'janė akull! Mor po ato janė sheqer! Sheqer! Sheqer! Nuk do tė kalojė vetėm se njė orė dhe unė do tė mbaj nė duar ca copa tė tilla dhe ato do tė shkrihen. Ato do tė shkrihen vetėm nė gojė! Njė copė e tillė mua mė mjafton pėr dy herė, pėr tri herė.

   Po duhani! Duhan kontinenti, "Biellka" ose "Kremenēug No 2" nga Jarosllavi. Do tė pij duhan, do t'i qeras tė gjithė, tė gjithė, tė gjithė, dhe para sė gjithash ata qė ma kanė dhėnė pėr ta thithur cigaren gjatė tė gjithė kėtij viti. Duhan kontinenti! Nė racion ne na jepnin edhe duhan qė e hiqnin nga depot e ushtrisė pėr shkak se kishte kaluar afati i ruajtjes. Kjo ishte njė aventurė me pėrpjestime gjigande, sepse nė kamp sillnin tė gjitha ato produkte qė e kalonin "afatin e ruajtjes". Por tani do tė pij duhan tė vėrtetė. Nė rast se gruaja nuk e di se duhani duhet tė jetė sa mė i fortė, dikush do t'ia ketė thėnė.

   - Mbiemri?

   Pakoja kėrciti dhe nga arka u derdhėn kumbulla tė thata, kokėrra tė lėkurta kumbullash tė thara. Po sheqeri ku ėshtė? Edhe kumbulla nuk ka mė shumė se dy tre grushte...

   - Tė paskan dėrguar ēizme me shollė! Ēizme pilotėsh! Ha-ha-ha! Me shollė kauēuku! Ha-ha-ha! Si tė komandantit tė minierės. Na, merri!

   Unė po rrija si i hutuar. Ē'mė duhen mua ēizmet? Kėtu mund tė veshėsh

ēizme vetėm nė ditėt e festave, mirėpo festa nuk kishte. Tjetėr punė do tė ishte sikur ēizmet tė qenė me lėkurė dreri, torbaza , apo valenki tė zakonshme. Ēizmet me gjysma kauēuku sikur janė tepėr elegante... sikur nuk shkojnė. Pastaj ....

   - Ej, dėgjo kėtu, - njė dorė mė preku nė sup.

   U ktheva nė mėnyrė tė tillė qė tė mund tė shihja dhe ēizmet, dhe arkėn, nė fundin e tė cilės kishte pak kumbulla tė thara, dhe komandandantėt, dhe fytyrėn e njeriut qė mė kishte kapur pėr supi. Ky ishte Andrej Bojko, mbikqyrėsi i minierės sonė.

   Dhe Bojko filloi tė pėshpėriste me nxitim:

   - M'i shit mua kėto ēizme. Do tė jap paratė. Njėqind rubla. Pastaj ti nuk i shpie dot as deri nė barakė, se t'i marrin, t'i rrėmbejnė ata, - dhe Bojko shėnoi me gisht nga mjegulla e bardhė. - Kurse nė barakė do tė t'i vjedhin. Qė natėn e parė.

   - Ti vetė ke pėr tė m'i dėrguar, - mendova me vete. - Mirė, mė jep paratė.

   - E sheh, ē'njeri jam unė! - Bojko numėroi paratė. - Nuk tė gėnjej, siē bėjnė tė tjerėt. Tė thashė njėqind dhe ja tek po tė jap njėqind. - Bojko kishte frikė se mos kishte dhėnė mė tepėr.

   I palosa paratė e fėlliqura mė katėrsh, mė tetėsh dhe i fsheha nė xhepin e patanllonave. Kumbullat e thara i derdha nga arka nė njė xhaketė marinare, xhepat e sė cilės i kisha hequr pėr tė bėrė qese duhani.

   Do tė blej gjalp! Njė kilogram gjalp! Dhe do ta ha me bukė, me supė, me bollgur. Edhe sheqer! Edhe ēantė do t'i marr ndonjėrit, ndonjė torbė me lidhėse meshini. Ēdo i burgosur qė ka njė farė dinjiteti mban patjetėr njė torbė tė tillė. Vjedhėsit nuk mbajnė torba.

   U ktheva nė barakė. Tė gjithė ishin shtrirė nė shtratin prej dėrrase, vetėm Efremovi ishte ulur dhe kishte vėnė duart nė sobėn qė ishte duke u ftohur. Ai zgjatej me fytyrė nga ngrohtėsia qė po zhdukej, sikur tė kishte frikė se mos e merrte ana dhe shkėputej nga soba.

   - Pėrse nuk i hedh dru?

   Erdhi dezhurni.

   - Radhėn e dezhurnit e ka Efremovi! Brigadieri mė tha: le t'i marrė ku tė dojė, mjafton qė tė ketė dru. Nuk tė lė tė flesh, kot e ke. Shko mė mirė sa nuk ėshtė bėrė vonė.

   Efremovi u vėrsul tek dera e barakės.

   - Ku e ke pakon?

   - Kishim gabuar...

   Unė shkova me vrap nė dyqan. Sharapenko, pėrgjegjesi i dyqanit, po tregtonte akoma. Nė dyqan nuk kishte asnjeri.

   - Shaparenko, unė dua bukė e gjalp.

   - Do mė marrėsh nė qafė ti mua,- tha Sharapenko.

   - Na merr sa do. E sheh sa shumė para qė kam?

   - E sa mund tė ketė njė gallof si ti? Merr bukėn e gjalpin shpejt dhe m'u hiq qafe.

    Pėr sheqer harrova t'i them. Mora njė kilogram gjalp. Njė kilogram bukė. Do tė shkoj tek Semjon Shejnini. Shejnini ishte ish referenti i Kirovit, qė akoma nuk ishte pushkatuar nė kėtė kohė. Dikur kishim punuar bashkė nė njė brigadė, por fati na kishte ndarė.

   Shejnini ishte nė barakė.

   - Eja tė hamė. Bukė, gjalp.

   Sytė e uritur tė Shejninit fillun tė shkėlqenin.

   - Tani po vė ujė pėr t'u vluar...

   - Nuk ka nevojė pėr ujė tė vluar...

   - Jo, jo. Ja nė ēast,- dhe u zhduk.

   Nė kėtė ēast dikush mė goditi me njė gjė tė rėndė nė kokė dhe kur unė u ngrita nė kėmbė, kur erdha nė vete, ēanta ishte zhdukur. Tė gjithė ishin nėpėr vendet e tyre dhe po mė shikonin me njė gėzim tėrė inat. Kjo zbavitje ishte e cilėsisė mė tė lartė. Nė kėto raste gėzimi ishte i dyfishtė: e para, sepse dikush e kishte pėsuar, e dyta, sepse nuk e kisha pėsuar unė vetė. Kjo nuk ishte zili, jo.

   Nuk qava. Mezi kisha shpėtuar gjallė. Kanė kaluar tridhjetė vjet dhe mė kujtohen fare mirė barraka gjysmė e errėt, fytyrat e liga dhe tė gėzuara tė shokėve tė mij, shkopi i lagur nė dysheme, faqet e zbehta tė Shejninit.

   Shkova pėrsėri nė dyqan. Nuk kėrkova mė gjalp, nuk kėrkova as sheqer. Kėrkova vetėm bukė, u ktheva nė barakė, "shkriva" ca dėborė dhe fillova tė zieja kumbulla tė thara.

   Baraka kishte rėnė nė gjumė - rėnkonte, gėrrhiste, kollitej. Ne ishim tre vetė qė zienim pranė sobės secili gjėnė e vet. Sincovi kishte vėnė pėr tė vluar njė kore buke, qė e kishte ruajtur nga dreka, pasi donte ta hante tė zbutur, tė ngrohtė dhe qė tė pinte pastaj me etje ujin e vluar prej dėbore, qė vinte era shi dhe bukė. Kurse Gubarjovi kishte futur nė gavetė ca gjethe lakre tė ngrirė. Ky dredharak ishte me fat. Lakra lėshonte njė aromė, si tė ishte borshi mė i mirė ukrainas! Kurse unė po zieja kumbullat e thara tė pakos. Asnjėri prej nesh nuk mund tė rrinte pa shikuar nė enėn e tjetrit.

   Dikush e hapi me shqelm derėn e barakės. Nga reja e avullit tė ngrirė

dolėn dy ushtarakė. Njėri mė i ri, komandanti i kampit Kovalenko, tjetri mė i vjetėr, komandanti i minierės Rjabov. Rjabovi kishte mbathur ēizme pilotėsh, ēizmet e mia! Me zor e kuptova se e kisha gabim, ēizmet ishin tė Rjabovit.

   Kovalenko u turr drejt sobės, duke tundur qylykun qė kishte sjellė me vete.

   - Prapė i paskeni vėnė kusitė! Ua tregoj unė tani kusitė! Ua tregoj unė si tė mblidhni plehra kėtu!

   Kovalenko i rrėzoi pėrdhe kusitė me supė, koren e bukės dhe gjethet e lakrės, me kumbullat e thara dhe shpoi me qylyk fundin e ēdo kusie.

   Rjabovi ngrohte duart tek tubi i sobės.

   - Deri sa ka kusi, ka edhe pėr tė zjerė, - tha Kovalenko, duke i shkelur kusitė me kėmbė.

   Komandantėt dolėn dhe ne filluam tė drejtojmė kusitė e shtypura dhe tė mbledhim secili tė veten: unė kumbullat, Sincovi bukėn e njomur dhe pa formė, Gubarjovi copat qė kishin mbetur nga gjethet e lakrės. I hėngrėm menjėherė, sepse vetėm kėshtu ishim mė tė sigurt.

   Unė gėlltita disa kumbulla dhe fjeta. Kisha kohė qė isha mėsuar tė mė zėrė gjumi para se tė mė ngroheshin kėmbėt. dikur nuk kisha mundur ta bėja njė gjė tė tillė, por pėrvoja, pėrvoja! Gjumi ishte si njė farė harrimi.

   Jeta po mė kthehej si njė ėndėrr, pėrsėri u hapėn dyert: ca shtėllunga tė bardha avulli qė ndereshin mbi dysheme dhe kishin arritur deri nė murin mė tė largėt tė barakės; ca njerėz me xhupa tė bardhė dhe tė errėt, qė tė mbytnin me erė nga qė ishin tė rinj dhe tė papėrdorur, dhe diēka e palėvizshme, por e gjallė dhe hungėrritėse, qė u shemb pėrdhe...

   Dezhurni qė pėrkulej nė mėdyshje, por nė njė pozė tėrė nderim para peliēeve tė mbikqyrėsve.

   - Ky ėshtė i juaji? - dhe mbikqyrėsi tregoi lėmshin e rreckave tė fėlliqura nė dysheme.

   - Ky ėshtė Efremovi, - tha dezhurni.

   - E mori vesh, besoj,  se si vidhen drutė e botės

   Efremovi pėr disa javė me radhė ndenji shtrirė pranė meje, deri sa e hoqėn qė andej dhe vdiq nė qytezėn e invalidėve. Atij i kishin "kėputur kėrthizėn". Mjeshtėr tė kėsaj pune nė minierė kishte sa tė donje. Ai nuk ankohej, rrinte shtrirė dhe rėnkonte me zė tė ulėt.

 

 

 

SHIU

 

  Ishte dita e tretė qė ne po gėrrmonim nė njė poligon tė ri. Secili kishte frontin e vet dhe pėr tri ditė asnjėri nuk shkoi mė thellė se njė gjysmė metri. Asnjėri nuk kishte arritur deri nė shkėmbin e ngrirė, megjithėse si qysqitė, ashtu dhe qylykėt futeshin pa asnjė pengesė, gjė qė ishte njė rast i rrallė. Farkėtarėt nuk kishin nevojė tė "mprihnin" veglat, sepse punonte vetėm brigada jonė. E gjithė kjo ndodhte pėr shkak tė shiut. Kishte tri ditė e tri netė qė binte pa pushuar shi. Nė tokėn shkėmbore nuk mund ta kuptoje nėse shiu kishte njė orė apo njė muaj qė binte. Njė shi i imėt dhe i ftohtė. Brigadat fqinje i kishin hequr nga puna prej kohėsh dhe i kishin ēuar nė shtėpi, por ato ishin brigada tė vjedhėsve. Ne nuk kishim forca bile as pėr tė patur zili.

   Pėrgjegjėsi i grupit me pelerinėn e madhe prej mushamaje tė lagur qull dhe me njė kapuē me majė tė mprehtė si piramidė vinte rrallė. Komanda kishte varur shpresa tė mėdha tek shiu, tek kamxhikėt e hollė e tė kallkantė tė ujit qė binin mbi kurrizet tona. Kishim kohė qė ishim lagur e bėrė qull, nuk mund tė them deri nė kėmishė tė trupit, sepse kėmisha ne nuk kishim fare. Llogaritja e fshehtė primitive e komandės ishte qė tė ftohtit dhe shiu tė na detyronin tė punonim. Por urrejtja pėr punėn ishte akoma mė e madhe dhe ēdo mbrėmje pėrgjegjėsi i grupit duke sharė e duke mallkuar lėshonte nė gropėn e frontit metrin e tij tė drunjtė me shkallėzime tė gdhendura. Roja i shoqėrimit na ruante duke u fshehur nėn "kėpurdhė", njė instalim i njohur mirė nėpėr kampe.

   Ne nuk mund tė dilnim nga gropat e fronteve, sepse na pushkatonin menjėherė. Nga njė front nė tjetrin mund tė lėvizte vetėm brigadieri ynė. Nuk mund t'i thėrrisnim as njėri-tjetrit, sepse do tė pushkatoheshim. Prandaj rrinim tė heshtur, tė futur deri nė brez nė dhe, nė gropat e gurta, nė frontet qė shtriheshin si njė varg i gjatė nė bregun e njė pėrroi tė tharė.

   Gjatė natės ne nuk arrinim t'i ternim xhaketat tona treēerekshe, kurse gjimnastjorkat dhe pantallonat i thanim natėn me ngrohtėsinė e trupit dhe arrinim gati-gati t'i thanim plotėsisht

   Sidoqė isha i uritur dhe i xhindosur, unė e dija se asgjė nė botė nuk mund tė mė detyrojė tė vras veten. Pikėrisht nė kėtė kohė fillova tė kuptoj thelbin e instinktit tė madh tė jetės, tė asaj cilėsie, me tė cilėn ėshtė i pajisur nė shkallėn mė tė lartė njeriu. Unė kisha parė se si drobiteshin dhe vdisnin kuajt tanė - nuk mund tė shprehem ndryshe, nuk mund tė pėrdor folje tė

tjera. Kuajt nuk kishin asnjė dallim nga njerėzit. Ata vdisnin nga Veriu, nga puna tej fuqive, ushqimi i keq, rrahjet - dhe megjithėse tė gjitha kėto i kishin nė njė pėrpjestim shumė mė tė vogėl se njerėzit - ata vdisnin mė pėrpara se njerėzit. Dhe unė kuptova gjėnė mė kryesore, se njeriu u bė njeri jo sepse ėshtė njė krijim i Zotit dhe pse kishte njė thua ēuditėrisht tė madh nė ēdo gisht tė dorės. Por sepse ai ishte FIZIKISHT mė i fortė, mė i durueshėm se tė gjitha kafshėt, kurse mė vonė sepse e detyroi fillesėn e tij shpirtėrore t'i shėrbente fillesės fizike.

   Ja pėr tė gjitha kėto rrija e mendoja pėr tė qindtėn herė nė gropėn time. Unė e dija se nuk do ta vras veten, sepse e kisha verifikuar forcėn time jetėsore. Nė njė gropė tė tillė, vetėm se mė tė thellė, para disa kohėsh isha pėrpjekur tė gėrrmoja me qylyk njė shkėmb tė madh. Pėr disa ditė me radhė u pėrpoqa ta ēliroja me kujdes peshėn e tij tė tmerrshme. Nga kjo peshė e tmerrshme dhe e ligė desha tė krijoja diēka tė bukur, sikundėr thotė njė poet rus. Desha tė shpėtoj jetėn time, duke thyer kėmbėn. Ky ishte me tė vėrtetė njė qėllim i bukur, njė dukuri plotėsisht e karakterit estetik. Guri duhej tė rrėzohej dhe tė mė capėrlonte kėmbėn. Dhe unė tė bėhesha invalid pėr gjithė jetėn! Kjo ėndėrr e ethėshme ishte duke u pėrllogaritur dhe unė vetėm sa po bėja gati vendin ku tė vendosja kėmbėn, pėrfytyrova lėvizjen e lehtė, me tė cilėn do ta kthej qylykun, dhe... shkėmbi do tė bjerė. Dita, ora dhe minuta ishin caktuar dhe erdhėn. Vendosa kėmbėn e djathtė nėn shkėmbin e varur, mburra veten pėr qetėsinė qė po tregoja, ngrita dorėn dhe e ktheva qylykun e vendosur nėn shkėmb, si tė ishte njė levė. Dhe shkėmbi u rrokullis nėpėr shpat nė vendin e caktuar dhe tė pėrllogaritur. Por as vetė nuk e di se si ndodhi, por unė e tėrhoqa kėmbėn anash. Nė gropėn e ngushtė kėmba u pėrndrydh. Dy mavijosje, tre gėrvishtje - ky ishte i gjithė rezultati i kėsaj pune tė organizuar pėr bukuri.

   Dhe e kuptova se  nuk vlej tė futem as nė kategorinė e dėmtuesve tė gjymtyrėve, as tė vetėvrasėsve. Nuk mė mbetej gjė tjetėr vetėm se tė prisja gjersa njė mossukses i vogėl tė zėvėndėsohej me njė sukses tė vogėl, gjersa mossuksesi i madh tė ketė marrė fund. "Suksesi" mė i afėrt ishte mbarimi i ditės sė punės, tre gėllėnjka supė tė ngrohtė, bile edhe sikur supa tė jetė e ftohtė, ajo mund tė ngrohet tek soba prej llamarine, aq mė tepėr qė kusinė, njė kuti konserve trilitroshe, e kam. Sa pėr tė pirė njė cigare, ose mė mirė pėr tė thithur disa herė njė bisht cigareje, kam pėr t'i kėrkuar dezhurnit tė barakės, Stepanit.

   Ja, pra, kėshtu, duke pėrzierė nė tru ēėshtjet "kozmike" me vogėlsirat, po prisja, i njomur deri nė palcė, por i qetė. Mos ishin vallė kėto arsyetime njė

ushtrim i trurit? Nė asnjė mėnyrė. Tė gjitha kėto ishin tė natyrshme, ato ishin vetė jeta. Unė e kuptoja se trupi, domethėnė dhe qelizat e trurit marrin njė ushqim tė pamjaftueshėm, turi im ka kohė qė jeton me njė dietė urie dhe kjo nė mėnyrė tė pashmangshme do tė reflektohet me ēmenduri, sklerozė tė hershme ose me ndonjė gjė tjetėr... Dhe ndjeja gėzim tek mendoja se nuk do tė jem i gjallė, nuk do tė jetoj dot deri sa tė mė zėrė skleroza. Dhe shiu binte.

   M'u kujtua gruaja qė pati kaluar mbrėmė pranė nesh pa ēarė kokėn pėr thirrjet e rojes sė shoqėrimit. Ne e pėrshėndetėm atė dhe ajo na u duk bukuroshe, ishte gruaja e parė qė shihnim pas tre vjetėsh. Ajo na e bėri me dorė, tregoi qiellin, shėnoi diku nė njė qoshe tė horizontit dhe thirri: "Sė shpejti, djema, sė shpejti". Njė ulurimė gėzimi u dėgjua si pėrgjigje. Unė nuk e pata parė mė herė tjetėr, por gjatė tė gjithė jetės e kam kujtuar, si diti ajo tė na kuptonte dhe tė na ngushėllonte! Ajo tregoi me dorė nga qielli duke mos patur parasysh jetėn e pėrtejme. Jo, ajo po na tregonte vetėm se dielli i padukshėm po varej drejt perėndimit dhe sė shpejti mbaron dita jonė e punės. Ajo na pėrsėriti nė mėnyrėn e saj fjalėt e Gėtes pėr majat e maleve. Pėr mėnēurinė e kėsaj gruaje tė thjeshtė, tė njė ish-prostitute apo qė ende ishte prostitutė, sepse asnjė grua tjetėr, pėrveē prostitutave, nuk kish atėherė ndėr kėto vise, ja, pra, pėr mėnēurinė e saj, pėr madhėshtinė e zemrės sė saj isha duke menduar unė dhe fėshfėrima e shiut ishte njė sfond i mirė tingėllor pėr kėto mendime. Bregu shkėmbor i pėrhimėt, malet e pėrhimta, shiu i pėrhimėt, qielli i pėrhimėt, njerėzit me rroba tė grisura dhe tė pėrhimta - tė gjithė ishin shumė tė butė, tė harmonizuar shumė mirė njėri me tjetrėn. Tė gjithė formonin njėfarė harmonie tė vetme ngjyrash, njė harmoni qė dukej sikur ishte krijuar nga djalli.

   Dhe nė kėtė ēast u dėgjua njė britmė e dobėt nga gropa fqinje. Pėr fqinj kisha njė farė Rozovski, njė agronom i moshuar, dijenitė e mėdha tė tė cilit pėr specialitetin, sikundėr dhe dijenitė e mjekėve, inxhinjerėve, ekonomistėve nuk mund tė gjenin kėtu aplikim. Ai mė thirri me emėr dhe unė iu pėrgjigja, pa i kushtuar vėmėndje xhestit kėrcėnues tė rojes sė shoqėrimit qė nga larg, nga poshtė "kėpurdhės".

   - Mė dėgjoni, - thėrriste ai, - mė dėgjoni! Kam kohė qė e kam menduar! Unė e kam kuptuar se jeta nuk ka kuptim... Nuk ka ...

   Atėherė unė kėrceva jashtė gropės sime dhe shkova me vrap pranė tij, para se ai t'u vėrsulej rojeve tė shoqėrimit. Tė dy rojet e shoqėrimit po afroheshin.

   -  Ai ėshtė i sėmurė, - thashė unė.

   Nė kėtė kohė u dėgjua sirena e largėt, e shurdhuar nga shiu, dhe ne filluam tė viheshim nė rresht.

   Unė pata punuar edhe pėr njė farė kohe me Rozovskin, derisa ai u hodh nėn rrotat e njė vagoni tė ngarkuar qė po zbriste nga mali. Ai futi kėmbėn nė rrotė, por vagoni e kapėrceu, bile nuk i la asnjė mavijosje. Megjithatė, kundėr tij nisėn njė "proces" pėr tentativė vetėvrasjeje, ai u dėnua dhe ne u ndamė, sepse ka njė rregull qė pas gjyqit i dėnuari nuk dėrgohet kurrė nė vendin e mėparshėm. Hetuesi, dėshmitarėt kanė frikėn e hakmarrjes nė "gjaknxehtėsi e sipėr". Ky ėshtė njė rregull i menēur. Por nė lidhje me Rozovskin ai edhe mund tė mos zbatohej.

 

 

 

 

 

"KANTI"

 

   Sopat ishin tė bardhė, me njė nuancė tė kaltėreme, sikur tė ishin koka prej sheqeri. Tė rrumbullaktė dhe tė xhveshur, ata ishin tė mbuluar me njė shtresė tė hollė dėbore qė ishte ngjeshur nga erėrat. Nėpėr gryka dėbora ishte e thellė dhe e ngurtėsuar, bile mund ta mbante edhe njeriun, kurse nė shpatet e sopave sikur fryhej nė formėn e disa flluskave tė mėdha. Kėto ishin kaēube pishe, qė ishin shtrirė pėrtokė pėr tė kaluar gjumin e dimrit para se tė binte dėbora e parė. Pikėrisht pėr ato kishim nevojė.

   Nga tė gjithė drunjtė e veriut mė shumė nga tė gjithė kisha qejf pishėn e veriut, tė quajtur kedraē.

   Prej kohėsh e kisha kuptuar dhe mė ishte e shtrenjtė ajo ngucje pėr t'u patur zili, me tė cilėn natyra e varfėr e veriut pėrpiqej tė ndante me njeriun, qė ishte po aq i varfėr sa edhe ajo, atė pasuri tė vogėl qė kishte - tė lulėzonte sa mė parė pėr tė me tė gjitha ngjyrat. Brenda javės ndodhte qė ēdo gjė lulėzonte plotėsisht, ndėrsa brenda njė muaji me tė nisur vera malet, tė ndritura nga rrezet e diellit qė pothuajse nuk kishte tė perėnduar, pėrskuqnin nga belushi dhe nxinin nga borronicat nė ngjyrė tė kaltėrt tė errėt. Nėpėr kaēubat e ulta, bile s'kishte nevoje tė ngrije as krahun, mbushej dora me kokrrat e mėdha, tė verdha tė vollės. Kishte dhe trėndafila tė egjėr me erė mjalti. Petalet ngjyrė rozė tė trėndafilit tė egėr ishin kėtu tė vetmet lule qė vinin era lule, ndėrsa tė gjitha l