Fjodor Dostojevski:
Kujtime
nga shtėpia e tė vdekurve
Pėrktheu nga rusishtja: Ēezar Kurti
NJERĖZIT E VENDOSUR. LLUĒKA
Ėshtė vėshtirė tė flasėsh pėr njerėzit e vendosur. Sikundėr kudo,
dhe nė burg ata ishin mjaft tė rrallė. Qė nė pamjen e jashtme tė fusin frikėn
dhe kur sjell ndėr mend ato qė tregojnė pėr ta, pėrpiqesh tu rrish sa mė larg.
Njė ndjenjė e pashpjegueshme mė shtynte nė fillim qė tė pėrpiqesha tė mos kisha
fare punė me ta. Pastaj e ndryshova shumė mendimin tim, madje edhe kundrejt vrasėsve
mė tė tmerrshėm. Kishte ndonjė tė burgosur qė nuk kishte vrarė asnjeri, por ama
ishte mė i tmerrshėm se njė tjetėr qė ishte dėnuar pėr gjashtė vrasje. Pėr disa
krime ishte vėshtirė tė krijoje qoftė edhe njė ide paraprake, kaq gjėra tė
ēuditshme kishte nė kryerjen e tyre. Prandaj them se midis njerėzve tė thjeshtė
tė popullit disa vrasje ndodhin pėr shkaqet mė tė ēuditshme. Kėshtu, pėr
shembull, ekziston, madje shpesh, njė tip i tillė vrasėsi: ky njeri jeton i
qetė dhe as qė ngacmon njeri. Fatin e ka tė mbrapėsht, por e duron. Ai mund tė
jetė fshatar, shėrbėtor, borgjez, ushtar. Befas ndjen diēka qė e shqyen
pėrbrenda, nuk duron mė, nxjerr thikėn dhe ia ngul armikut qė e shtyp. Kėtu
fillon dhe ēudia: vjen njė moment dhe ky njeri pa pritur e pa kujtuar e kapėrcen
masėn. Qė vrau armikun, i cili e shtypte, ky ėshtė njė krim, por ėshtė
plotėsisht i kuptueshėm dhe ka njė shkak. Por pastaj fillon e ther edhe njerėz
tė tjerė, qė nuk i ka armiq. Ther njeriun e parė qė takon nė rrugė, e ther pėr
tu zbavitur, pėr ndonjė fjalė fyese, pėr ndonjė vėshtrim tė vėngėr, pėr tė
plotėsuar numrin dhe pėr ta bėrė ēift ose fare kot (Mu largo nga rruga, mos
mė dil pėrpara, nuk e sheh se po kaloj unė!). Njeriu vepron si tė ishte i
dehur, si tė ishte nė kllapi. Me tė kapėrcyer njė cak tė ndaluar, ai ēuditet
dhe vetė se si pėr tė nuk ekziston mė asgjė e shenjtė; atė sikur e shtyn diēka
qė tė kapėrcejė menjėherė mbi ēdo ligj e ēdo pushtet dhe tė shijojė lirinė mė
tė ēfrenuar dhe tė pakufizuar, tė shijojė ato rrahje pėrpėlitėse tė zemrės nga
frika qė ndjen medoemos pėr veten. Madje e di se e pret njė
dėnim i tmerrshėm. Kjo ngjan me atė ndjenjėn qė njė njeri nė majė tė njė kulle,
kur diēka e tėrheq poshtė nė thellėsinė e humbėtirės qė ka nėn kėmbė dhe fillon
tė ketė dėshirė tė hidhet me kokėn poshtė pėr ti dhėnė fund sa mė shpejt kėsaj
torture! Dhe kjo ndodh me njerėz tė urtė, tė cilėt me pėrpara as qė binin nė
sy. Disa prej tyre nė kėtė skėterrė kanė qejf edhe tė shesin mend. Sa mė tė
humbur tė kenė qenė kėta njerėz mė pėrpara, aq mė shumė dėshirė kanė tani tė
duken, tu kallin frikėn tė tjerėve. Ata fillojnė tė ndjejnė kėnaqėsi nga frika
qė shkaktojnė, ndjejnė kėnaqėsi dhe nga pėrbuzja, pėrēmimi qė ngjallin tek tė
tjerėt. Njė njeri i tillė i vė vetes maskėn e trimit tė ēartur dhe nganjėherė
ky trim i ēartur pret me dėshirė qė ta dėnojnė sa mė shpejt, pret qė ti
japin ndėshkimin, sepse fillon tė kuptojė mė nė fund se nuk qenka aq lehtė tė
mbash maskėn e trimit tė ēartur. Ėshtė e habitshme se nė pjesėn mė tė madhe
kjo trimėri fallso vazhdon deri sa e vendosin nė shtyllėn e turpit, pastaj ajo
zhduket si ta hiqte njeri me dorė. Ky afat duket sikur tė jetė vėrtet i
ligjshėm, sikur tė jetė i pėrcaktuar qė mė pėrpara nė bazė tė disa rregullave
tė posaēme. Nė kėtė ēast, nė shtyllėn e turpit, njeriu urtėsohet, personaliteti
i tij shuhet, ai kthehet nė njė rreckė. Nė shtyllėn e turpit ai zgėrlaqet dhe i
kėrkon falje popullit. Kur vjen nė burg dhe sheh njė qaraman, qė rri si pulė e
lagur, pa dashur ēuditesh dhe pyet me vete: Vallė ky ėshtė ai qė pati therur
pesė-gjashtė vetė?.
Natyrisht, ka disa prej tyre qė as nė burg
nuk urtėsohen. Ruajnė ende njė farė pamje prej trimi, u pėlqen akoma tė shesin
mend dhe sikur thonė: ej, mė shikon mua, mos mendo se jam ai qė tė dukem, unė
kam therur gjashtė vetė. Por nė fund urtėsohen. Herė pas here zbaviten duke
kujtuar trimėritė qė kanė bėrė, orgjitė e vetme nė jetėn e tyre, kur ishin
trima tė ēartur, dhe kanė shumė qejf, po tė gjejnė ndonjė naiv, tė mburren
para tij, tė lėvdohen dhe ti tregojnė bėmat, por duke u pėrpjekur gjithnjė qė
tė mos kuptohet se kanė qejf tė tregojnė vetė. Ja pra, medemek, ēfarė njeriu
kam qenė unė!
Dhe sa i stėrholluar ėshtė nganjėherė ky
kujdes pėr tė mos e dhėnė veten, me ēfarė toni mospėrfillės dhe tė zvargur
bėhet tregimi! Ku i kanė mėsuar gjithė ato mėnyra pėr tė shitur mend, qė
shfaqen nė tonin dhe nė ēdo fjalė tė tregimtarit! Ku i mėsuan kėta njerėz tė
tėra kėto?
Njė herė nė ditėt e para tė jetės sime nė
burg, nė njė mbrėmje tė gjatė, kur isha shtrirė nė shtrat dhe po rrija kot e i
mėrzitur, dėgjova njė nga kėto tregime dhe, pėr shkak tė mungesės sė pėrvojės,
tregimtarin e mora pėr ndonjė keqbėrės tė tmerrshėm dhe jashtėzakonisht tė
madh, pėr njė njeri me karakter tė hekurt, aq sa gati fillova tė tallem me
Petrovin. Tregimtari, Lluka Kuzmiēi, tregonte se si pa asnjė shkas, vetėm pėr
qejf, e kishte shtrirė vdekur pėr tokė njė major. Lluka Kuzmiēi ishte ai i
burgosuri trupvogėl, i hollė, me hundėn me majė, njė ukrainas i ri qė banote nė
kazermėn tonė, tė cilin e kam pėrmendur edhe njė herė mė parė. Nė tė vėrtetė ai
ishte rus, por kishte lindur nė jug dhe kishte qenė mė duket shėrbėtor. Ai
kishte me gjithė mend diēka si majuce, tė mprehtė dhe arrogante. Nuk thonė
kot: Ėshtė i vogėl zogu, por kthetrat i ka tė mprehta. Por tė burgosurit e
shoshisin instinktivisht njeriun. Lluka Kuzmiēin nuk e respektonin ose,
sikundėr thonin tė burgosurit, e respektonin fare pak. Ishte njeri
jashtėzakonisht dyshimtar dhe i pėlqente vetja shumė. Atė mbrėmje ishte ulur
mbi shtrat dhe po qepte njė kėmishė. E kishte zanat qepjen e ndėrresave. Pranė
tij ishte ulur njė djalė i trashė dhe mendjengushtė, por shpirtmirė dhe i
ėmbėl, i shėndetshėm dhe shtatlartė. Ky ishte fqinji i Llukės, i burgosuri
Kobilin. Lluka shpesh zihej me tė dhe pėrgjithėsisht sillej me mendjemadhėsi, e
tallte dhe ishte mjaft despotik. Kobilini, si naiv qė ishte, nuk i vinte re
kėto gjėra. Ai po thurte ēorape leshi dhe dėgjonte me indiferentizėm Lluēkėn.
Ky tregonte me njė zė mjaft tė lartė dhe mjaft tė shkoqur. Kishte shumė qejf qė
ta dėgjonin tė gjithė, megjithėse bėnte sikur po tregonte vetėm pėr Kobilinin.
- Qė thua ti, vėlla, mė shpėrngulėn nga
vendlindja, - filloi ai, duke punuar me gjilpėrė, - dhe mė dėrguan nė Ē-v pėr
rrugaēėri, medemek.
- E kur kėshtu? Ka shumė kohė? - pyeti
Kobilini.
- Kur tė piqet bizelja bėhet viti i dytė. Me
tė arritur nė Ē-v mė futėn pėr pak kohė nė burgun e punės sė detyruar. Kur
hodha sytė rreth e rrotull, pashė se me mua ishin nja dymbėdhjetė vetė, tė
gjithė ukrainas, shtatlartė, tė shėndetshėm, tė fuqishėm si ka. Sa tė urtė qė
ishin pa! Ushqimi ishte i keq dhe majori bėnte me ta si ti donte qejfi. Kalon
njė ditė, kalon njė tjetėr, shoh se kėta njerėz ishin frikacakė tė mėdhenj. Mor
po ju, - u them, pse e keni kaq frikė kėtė budalla?
- Shko e merru vesh vetė me tė! - mu
pėrgjigjėn ata dhe filluan tė qeshnin midis tyre. Unė nuk thashė asnjė fjalė.
- Kėtu ishte dhe njė ukrainas jashtėzakonisht
komik, vėllezėr, - shtoi ai papritmas, duke e lėnė Kobilinin dhe duke iu
drejtuar tė burgosurve tė tjerė nė pėrgjithėsi. - Tregonte se si e kishin
dėnuar nė gjyq dhe se ēfarė i kishte thėnė trupit gjykues, ndėrkohė qė qante me
dėnesė. Kam gruan, kam fėmijė - u thoshte me lotė nė sy. Apo
sishte njė alamet binaje, i trashė, i thinjur. Unė i thoja jo, kurse njė bir
qeni qė ishte atje nuk bėnte gjė tjetėr veē se shkruante e shkruante ato qė
thoja unė. Atėherė thashė me vete ngordhsh ishalla!. Kurse ai vazhdonte tė
shkruante... Dhe ja atje e pėsoi koka ime e shkretė!. Vasja, mė jep njė fill
tjetėr. Kėta janė tė burgut, sbėjnė, janė tė kalbur.
- Na njė nga tė pazarit, - iu pėrgjigj Vasja,
duke i dhėnė njė fill pe.
- Peri i rrobaqepėsisė
ėshtė mė i mirė. Kėto ditė dėrgova Nevalidin por nuk e di se kujt nga ato gratė
e poshtra ia bleu, - vazhdoi Lluēka, duke shkuar perin nė gjilpėrė.
- I ka blerė tek ndrikulla, me siguri.
- Po, po, tek ndrikulla.
- E si vajti puna me majorin? - e pyeti
Kobilini, tė cilin ai e kishte harruar fare.
Kaq donte Lluēka. Por nuk e vazhdoi tregimin
menjėherė, madje bėri sikur nuk i kushtoi asnjė ēikė vėmendje Kobilinit.
Drejtoi fijet pa e prishur terezinė, mblodhi qetėsisht kėmbėt dhe filloi tė
tregonte.
- Mė nė fund ua ngrita mendjen ukrainasve dhe
ata kėrkuan tė vinte majori. Kurse unė qė nė mėngjes i kėrkova fqinjit thikėn
dhe e fsheha pėr ēdo rast. Majori u tėrbua. Vjen tek ne. Mbahuni tani, u them,
o ukrainas! Kurse atyre u shkoi zemra tek thembra, filluan tė dridhen. Hyri
majori i dehur tapė. Kush ėshtė kėtu? Ēbėhet kėtu? Unė jam cari kėtu, unė jam
dhe Zoti.
Porsa ai tha unė jam cari kėtu, unė jam dhe
Zoti, bėra disa hapa pėrpara, - vazhdoi Lluēka, - ndėrsa thikėn e kisha
fshehur nė mėngėn e palltos.
- Jo, i them, fisnikėria juaj, - kurse vetė
ndėrkohė i afrohem gjithnjė e mė shumė, - jo, si ėshtė e mundur, i them,
fisnikėria juaj qė ju tė jeni dhe cari, dhe Zoti kėtu?
- Pra, ti na qenke? Ti qenke rebeli! -
bėrtiti majori.
- Jo, i them (ndėrkohė afrohem dhe mė shumė),
jo, i them, fisnikėria juaj, sikurse dihet dhe siē keni dijeni dhe vetė, Zoti
ynė, qė ėshtė i gjithėpushtetshėm dhe ndodhet kudo, ėshtė njė. Edhe cari ėshtė
njė dhe e ka vėnė Zoti tė sundojė mbi tė gjithė ne. Ai, fisnikėria juaj, i
them, ėshtė monark. Kurse ju, fisnikėria juaj, i them, nuk jeni veē se njė
major, komandanti ynė, fisnikėria juaj, dhe jeni vėnė nė kėtė post me hirin e
carit, i them, dhe pėr meritat tuaja.
- Si? Si? Si the? - uluriti majori dhe nuk
mundi tė fliste mė, pasi u mbyt, iu lidh goja, kaq shumė u habit.
- Ja kėshtu ėshtė, i them, - dhe befas iu
vėrsula dhe ia ngula thikėn nė bark. Ia ngula thellė dhe ia hoqa. Kjo u bė me
shkathtėsi tė madhe. Ai u rrėzua pėrtokė dhe filloi tė tundte kėmbėt. Unė e
hodha thikėn pėrdhe.
- Hajde, u them ukrainasve, ngrijeni tani!
Kėtu mė duhet tė bėj njė ndėrhyrje. Pėr fat
tė keq, shprehje tė tilla si Unė jam cari, unė jam dhe Zoti dhe shumė tė
tjera si kėto dikur pėrdoreshin gjerėsisht nga ana e komandantėve. Duhet tė
pranojmė se komandantė tė tillė kanė mbetur tani fare pak ose nuk ka fare. Mė
duhet tė shtoj gjithashtu se shisnin mend, dhe kishin qejf tė shisnin mend me
shprehje tė tilla, sidomos komandantėt qė kishin dalė nga radhėt e
nėnoficerėve. Grada e oficerit sikur ua merrte mendjen. Meqė pėr njė kohė tė
gjatė e kėrrusnin kurrrizin dhe i kapėrcenin me vėshtirėsi tė gjitha gradat e ulėta,
befas e shihnin veten oficerė, komandantė, fisnikė dhe nga qė akoma nuk ishin
mėsuar, si dhe nga dehja e parė, e hiperbolizonin rėndėsinė dhe fuqinė e tyre
dhe, merret vesh, kėtė e bėnin vetėm nė raport me vartėsit qė kishin grada mė
tė ulėta. Ndėrkohė me eprorėt ata silleshin si edhe mė parė me servilizėm, i
cili ishte krejt i panevojshėm dhe pėrbuzej nga shumica e eprorėve. Disa
servilė shkonin me vrap tu thonin me njė pėrkorė tė veēantė komandantėve mė tė
lartė se ata, megjithėse ishin oficerė, kishin qenė vetė nėnoficerė dhee dinin
mirė vendin qė u takonte. Por nė raport me vartėsit ata silleshin si despotė
me fuqi tė pakufizuar. Natyrisht, tani zor se mund tė ketė apo tė gjendet
ndonjė qė tė ulurasė: Unė jam cari, unė jam dhe Zoti. Por sidoqė tė jetė, mė
duhet tė them se asgjė nuk i irriton mė shumė tė burgosurit, dhe nė pėrgjithėsi
tė gjithė vartėsit e gradave tė ulėta, se sa kėto shprehje tė komandantit. Kjo
arrogancė vetėlartėsimi, ky mendim i ekzagjeruar se nuk ka ēfarė tu bėjė askush bėhet shkak pėr tė
lindur urrejtja edhe tek njeriu mė i nėnshtruar, i cili e humbet mė nė fund
durimin. Pėr fat tė mirė, kjo i takon sė kaluarės, bile edhe nė tė kaluarėn
shfaqje tė tilla luftoheshin nga komanda. Unė i di disa shembuj.
Ajo qė i irriton vartėsit ėshtė mospėrfillja,
pėrbuzja dhe ēdo pėrēmim qė shfaqet nė sjelljet kundrejt tyre. Disa njerėz
mendojnė se mjafton qė ta ushqesh mirė tė burgosurin, ta mbash mirė, tė
respektosh ligjin dhe nuk ke asnjė telash. Edhe ky ėshtė gabim. Ēdo njeri,
kushdo qė tė jetė dhe si do qė tė jetė poshtėruar, qoftė pa dashje, qoftė me
dashje kėrkon respekt pėr dinjitetin e tij njerėzor. I burgosuri e di edhe vetė
se ėshtė i burgosur, i flakur nga shoqėria, ai e di distancėn qė e ndan nga
eprori. Por as me damka, as me pranga tė ēfarėdo lloji nuk mund ta detyrosh tė
harrojė se ėshtė njeri. Dhe meqė ai me tė vėrtetė ėshtė njeri, me tė duhet tė
sillesh nė mėnyrė njerėzore. Ky ėshtė shpėtimi dhe burimi i gėzimit tė tyre.
Kam patur rastin tė njoh komandantė tė tillė shpirtmirė dhe fisnikė. E kam parė
ēfarė pėrshtypje bėnin sjelljet e tyre tek kėta njerėz tė mjerė. Disa fjalė tė
mira, njerėzore dhe ata sikur ringjalleshin moralisht. Ata gėzoheshin si fėmijė
dhe po si fėmijė fillonin ta donin komandantin e tyre. Mė duhet tė bėj edhe njė
vėrejtje tjetėr tė ēuditshme: vetė tė burgosurit nuk kanė qejf qė komandanti tė
sillet me njė ton familjar apo tė tregohet tepėr shpirtbutė me ta. I burgosuri
ka qejf ta respektojė komandantin, kurse njė sjellje e tillė sikur ja zbeh
respektin. Ai ka qejf, pėr shembull, qė komandanti tė ketė urdhėra dhe medalje,
tė jetė i pashėm, ta ketė mirė me komandantin epror, tė jetė i rreptė,
hijerėndė, i drejtė dhe tė dijė tė ruajė dinjitetin e vet. Komandantėt e tillė
tė burgosurit i duan shumė, sepse, sipas tyre, kėta edhe dinjitetin e vet dinė
ta ruajnė, edhe njeri nuk fyejnė, me njė fjalė ēdo gjė bėhet mirė e bukur.
- Me siguri ta pėrvėluan kurrizin pastaj? -
tha Kobilini pa e prishur qetėsinė.
- Hėm. Ma pėrvėluan e pėrcėlluan, vėlla.
Alej, mi jep gėrshėrėt! More, vėllezėr, sikur nuk paska mejdan sonte?
- Janė bėrė tapė, - tha Vasja. - Sikur tė mos
ishin dehur, me siguri do ta kishin shtruar.
- Sikur? Pėr njė sikur nė Moskė tė falin
njėqind rubla, - tha Lluēka.
- Sa shkopinj hėngre gjithsej, Lluēkė? -
pyeti pėrsėri Kobilini.
- Eh, mor mik i dashur, i hėngra nja njėqind
e pesė. Ētė them, more vėllezėr, pėr pak sa nuk mė vdiqėn, - shtoi Lluēka,
duke mos i kushtuar pėrsėri vėmendje Kobilinit. - Kur mė ēuan pėr tė mė
ndėshkuar me njėqind e pesė shkopinj, mė kishin veshur me uniformėn e paradės.
Mė pėrpara kurrė nuk kisha provuar tė mė rrihnin. Nuk mbeti njeri pa ardhur, i
gjithė qyteti u mblodh pėr tė parė se si do ta ndėshkonin njė kusar, njė
vrasės. Dhe sa tė trashė janė njerėzit atje nuk di as ta shpjegoj. Timoshka 20
mė zhveshi, mė shtriu dhe mė tha: Mbaju tani, do tė tė pėrvėloj!. Unė pres,
ēdo tė ndodhė? Kur mė qėlloi pėr herėn e parė desha tė bėrtas, hapa dhe gojėn
por nuk mė doli zė fare. Zėri, domethėnė, kishte ngrirė. Kur mė goditėn pėr tė dytėn
herė, nė daē beso, nė daē mos beso, nuk dėgojva as kur thanė numrin dy. Kur
erdha nė vete, dėgjova se kishte arritur numri shtatėmbėdhjetė. Kėshtu u
alivanosa nja tre-katėr herė, pastaj mė hoqėn nga kalushi, mė lanė tė pushoja
njė gjysmė ore dhe mė hodhėn ujė tė ftohtė. Unė i shihja tė gjithė me sy tė
ēakarritur dhe mendoja me vete: Me siguri kam pėr tė vdekur....
- Dhe svdiqe? - pyeti me naivitet Kobilini.
Lluēka i hodhi njė vėshtrim jashtėzakonisht
pėrbuzės. Shpėrtheu gazi.
- Hajde trung, hajde!
- E ka tė sėmurė katin e sipėrm, - tha
Lluēka, sikur tė ishte penduar qė foli me njė njeri tė tillė.
- Nuk i ka trutė nė rregull, - e pėrforcoi
mendimin Vasja.
Megjithėse kishte vrarė gjashtė vetė, Lluēkėn
nė burg nuk e kishte frikė asnjeri, sidoqė ai kishte qejf tė madh ta
konsideronin si njė njeri tė tmerrshėm.
IX
ISAJA FOMIĒI. BANJA.
RRĖFIMI I BAKLLUSHINIT
Po afrohej festa e Krishtlindjes. Tė
burgosurit e prisnin kėtė festė me njė farė solemniteti, kėshtu qė edhe unė,
duke i parė ata, fillova gjithashtu tė pres diēka tė jashtėzakonshme. Nja katėr
ditė para festės na shpunė nė banjė. Nė kohėn time, sidomos nė vitet e para, tė
burgosurit i shpinin rrallėherė nė banjė. Tė gjithė u gėzuan dhe filluan tė
bėheshin gati. U caktua qė tė shkonim njė pasdreke. Gjatė kėtyre pasdrekeve nuk
do tė kishte punė. Mė shumė nga tė gjithė tė burgosurit e kazermės sonė u gėzua
dhe u preokupua Isaja Fomiē Bumshtajni, njė i burgosur ēifut, tė cilin e kam
pėrmendur nė kreun e katėrt tė tregimit tim. Ai kishte qejf tė bėnte banjė me
avull dhe rrinte duke u larė deri sa mpihej dhe humbte ndjenjat. Edhe tani, sa
herė qė mė qėllon tė sjell ndėrmend kujtimet e vjetra dhe tė kujtoj edhe banjėn
e burgut tonė (e cila e meriton qė tė mos harrohet!), nė plan tė parė tė tablosė
mė del fytyra e Isaja Fomiēit aq tė lumė dhe tė paharruar, qė e kisha shok
burgu dhe fqinj nė kazermė. O Zot, sa qesharak ishte ky njeri! Edhe mė lart i
kam thėnė disa fjalė pėr pamjen e tij tė jashtme: nja pesėdhjetė vjeē,
shėndetlig, i rrudhur, me damka tė tmerrshme nė faqe dhe nė ballė, i dobėt, i
pafuqishėm, me njė trup tė bardhė si tė zogut tė shpupuluar. Fytyra e tij
shprehte njė vetėkėnaqėsi tė pėrhershme dhe tė pashpjegueshme, madje mund tė
them lumturi. Dukej sikur nuk i vinte aspak keq qė ndodhej nė burg. Meqė ishte
argjendar dhe nė qytet nuk kishte asnjė argjendar, ai nuk bėnte punė tjetėr
veēse ushtronte zanatin e tij pėr zotėrinjtė dhe autoritetet e qytetit. Mirė
apo keq, atė gjithnjė e paguanin. Pėr asgjė nuk kishte nevojė, bile ishte i pasur,
vetėm se i kursente paratė dhe ua jepte borxh me kamatė tė gjithė tė
burgosurve. Ai kishte samovar personal, dyshek, filxhanė ēaji, enė pėr tė
ngrėnė. Ēifutėt qė banonin nė qytet, e ndihmonin dhe e pėrkrahnin me lidhjet qė
kishin. Ēdo tė shtunė shkonte i shoqėruar nga rojet nė faltoren e qytetit (gjė
qė ėshtė e lejuar me ligj) dhe jetonte si veshka nė mes tė dhjamit, duke pritur
ndėrkaq me padurim qė tė mbaronte afatin e dėnimit prej dymbėdhjetė vjetėsh dhe
tė martohej. Tek ai ishin pėrzier nė mėnyrėn mė komike naiviteti, trashėsia,
dinakėria, guximi, thjeshtėsia, ndrojtja, kapadaillėku dhe arroganca. Mė vinte
shumė ēudi qė tė burgosurit nuk talleshin me tė. Vetėm nganjėherė bėnin ndonjė
shaka pėr tu zbavitur. Ishte e qartė se Isaja Fomiēi u shėrbente tė gjithėve
pėr tu zbavitur dhe pėr tė vrarė kohėn. Vetėm njė Isaja Fomiē kemi, mos e
ngacmoni!, - thoshnin tė burgosurit. Dhe Isaja Fomiēi, megjithėse e kuptonte
me sa duket se si qėndronte puna, prapėseprapė krenohej pėr rėndėsinė qė i
jepnin, gjė qė i zbaviste shumė tė burgosurit. Kur kishte ardhur pėr herė tė
parė nė burg, tė burgosurit qenė shqyer gazit (kjo kishte ndodhur para se tė
vija unė, por ma kishin treguar tė tjerėt). Njė ditė, nė tė afruar tė mbrėmjes,
nė kohėn e lirė pas punės, nė burg u pėrhap pa pritur e pa kujtuar lajmi se
kishin prurė njė ēifut dhe po e rruanin nė truproje dhe se nga ēasti nė ēast ai
mund tė futej brenda. Deri nė atė kohė nė burg nuk kishte patur asnjė ēifut. Tė
burgosurit po e prisnin me padurim dhe e qarkuan menjėherė porsa kaloi portėn.
Nėnoficeri i burgut e shpuri nė kazermėn e krimeve civile dhe i tregoi vendin
qė do tė kishte nė shtratin e pėrbashkėt. Isaja Fomiēi mbante nė duar njė thes,
ku kishte futur plaēkat qė ia kishte dhėnė administrata e burgut dhe plaēkat personale.
Ai uli thesin pėrtokė, hipi lart nė shtrat, u ul, mblodhi kėmbėt nėn vete, pa
guxuar ti ngrinte sytė. Rreth e pėrqark u dėgjuan tė qeshura dhe shakara tė
burgosurish, qė kishin tė bėnin me origjinėn e tij ēifute. Befas turmėn e
njerėzve qė ishin mbledhur e ēau njė i burgosur nė moshė tė re, i cili mbante
nė duar njė palė pantallona verore tė shqyera dhe tė ndotura, tė vjetra sa mė
sbėhet, dhe sipėr tyre kishte njė palė pece nga ato tė burgut. Ai u ul pranė
Isaja Fomiēit dhe i ra krahėve:
- Ku je, mor mik i dashur.
Kam gjashtė vjet qė po tė pres. Pa shikoi njė herė, sa mė jep?
Dhe djaloshi hapi para tij laskarėt qė kishte
sjellė me vete.
Isaja Fomiēi qė kishte ndier njė druajtje aq
tė madhe kur hyri nė burg, sa nuk guxonte tė ngrinte as sytė dhe tė vėshtronte
turmėn e njerėzve me fytyra pėrqeshėse, tė shėmtuara dhe tė frikshme, e cila e
kishte rrethuar nga tė gjitha anėt, dhe qė nga turpi ende nuk kishte arritur tė
thoshte ndonjė fjalė, befas me tė parė pengun u drodh dhe filloi ti kontrollonte
me gishtėrinj laskarėt e vjetėr. Bile i pa dhe nė dritė. Tė gjithė po prisnin
se ēfarė do tė thoshte.
- E, nuk do tė mė japėsh ndonjė rubėl
argjendi? E vlejnė! - vazhdoi djaloshi, duke i shkelur synė Isaja Fomiēit.
- Njė rubėl argjendi stė jap dot, po deshe
shtatė kopekė.
Ja pra cilat qenė fjalėt e para qė shqiptoi
Isaja Fomiēi nė burg. Tė gjithė u shkulėn sė qeshuri.
- Shtatė? Epo mirė, shtatė. Qenka fati yt!
Vetėm shiko, ma ruaj mirė pengun se pėrgjigjesh me kokė.
- Pėrqindja ėshtė tre kopekė, domethėnė
dhjetė kopekė gjithsej, - vazhdoi me njė zė tė dridhur ēifuti, duke futur dorėn
nė xhep pėr tė nxjerrė paratė dhe duke vėshtruar me frikė tė burgosurit. Edhe
kishte tmerrėsisht frikė, edhe kishte qejf tė bėnte njė pazar tė mirė.
- Mirė, kėtė pėrqindje prej tre kopekėsh e ke
pėr njė vit?
- Jo, jo pėr njė vit, pėr njė muaj.
- Qėnke shumė dorėshtrėnguar, mor ēifut. Po si tė quajnė?
- Isaja Fomiē.
- Tė lumtė, Isaja Fomiē! Dhjamė paske pėr tė
vėnė kėtu! Tė mirupafshim!
Isaja Fomiēi e pa edhe njė herė pengun, i
palosi laskarėt dhe i futi me kujdes nė thes, ndėrsa tė burgosurit vazhdonin tė
qeshnin me tė madhe.
Ata vėrtet sikur e donin, madje tė gjithė,
dhe asnjėri nuk e fyente. Pothuajse tė gjithė i kishin borxh. Ai vetė nuk ishte
zemėrak, ishte i urtė si ndonjė pulė. Kur shihte se tė gjithė silleshin mirė,
sikur merrte zemėr dhe madje shiste mend, por kėtė e bėnte nė njė mėnyrė kaq
komike, sa ia falnin menjėherė. Lluēka, qė kishte njohur plot ēifutė nė jetėn e
tij, e ngacmonte shpesh, por jo me tė keq, kishte qejf tė zbavitej, siē
zbaviten zakonisht me njė qen, me njė papagall, me njė kafshė tė stėrvitur etj.
Isaja Fomiēi e dinte mirė kėtė, nuk i mbetej qejfi aspak dhe ia kthente shakatė
me shumė zhdėrvjelltėsi.
- Hej, ēifut, do tė tė zhdėp nė dru!
- Ti do tė qėllosh njė herė, unė dhjetė herė,
- pėrgjigjej duke u trimėruar Isaja Fomiēii.
- Ndyraq i mjerė!
- Vetė je ndyraq.
- Ēifut i zgjebosur!
- Nuk ka gajle. I zgjebosur, por i pasur. Unė
kam para.
- Ke shitur Krishtin.
- Ska gajle, e kam shitur.
- Tė lumtė, Isaja Fomiē, mirė ia bėre! Mos e
prekni, e kemi si ujėt e pakėt! - bėrtisnin tė burgosurit, duke qeshur me tė
madhe.
- Hej, ēifut, do tė hash dru dhe do tė tė
ēojnė nė Siberi.
- Pse nuk jam nė Siberi?
- Tė ēojnė edhe mė thellė.
- Pse atje nuk ka zot?
- Ka, more, ka...
- Punė e madhe fort, po tė ketė zot dhe para,
kudo ėshtė mirė.
- Tė lumtė, Isaja Fomiē, pėr besė, je i
zgjuar! - thėrrasin tė burgosurit pėrreth, ndėrsa Isaja Fomiēi, sido qė e sheh
se po tallen me tė, trimėrohet edhe mė shumė. Lėvdatat pėrgjithėsisht i japin
njė kėnaqėsi tė madhe, tė cilėn nuk e fsheh dot, dhe ia nis tė kėndojė me atė
tenorin e tij tė hollė: La-la-la-la-la - njė motiv idiot dhe komik, qė ėshtė
e vetmja kėngė pa fjalė qė ai kėndoi gjatė gjithė kohės nė burg. Mė vonė, kur
qeshė njohur mė pėr sė afėrmi me tė, Isaja Fomiēi mė siguroi duke mė bėrė be se
ishte kjo kėngė dhe pikėrisht ai motiv qė e kishin kėnduar tė gjashtėqind mijė
ēifutėt, qė nga mė i vogli dhe deri tek mė plaku, kur patėn kaluar Detin e Kuq
dhe se ēdo ēifut ėshtė i detyruar ta kėndojė sa herė qė korr fitore mbi
armikun.
Nė vigjilje tė ēdo tė shtune, tė premten nė
darkė, nė kazermėn tonė nuk mbetej njeri pa ardhur nga kazermat e tjera pėr tė
parė se si do ta festonte Isaja Fomiēi tė shtunėn. Isaja Fomiēi ishte kaq
mburravec dhe kishte njė vanitet kaq naiv, sa kureshtja e pėrgjithshme bile i
jepte kėnaqėsi. Duke marrė njė pozė tė shtirur prej pedanti, ai shtronte
tavolinėn e vogėl qė kishte nė njė qoshe, hapte librin, ndizte dy qirinj dhe,
duke pėshpėritur ca fjalė tė fshehta, fillonte tė vishte rason. Kjo ishte njė
pėrparėse prej stofi leshi, tė cilėn ai e ruante me kujdes nė sunduk. Nė tė
dyja duart vinte byzylykė, ndėrsa nė kokė, mu mbi ballė, lidhte me njė rreckė
njė kuti tė vogėl druri, kėshtu qė dukej sikur nga balli i Isaja Fomiēit dilte
njė bri qesharak. Pastaj fillonte lutja. Ai lexonte shpejt dhe si duke kėnduar,
bėrtiste, pėshtynte anash, kthehej rreth e rrotull, bėnte ca gjeste tė egra dhe
komike. Kėto tė gjitha ishin tė parashikuara.nga ceremonia e lutjes, kėshtu qė
nuk kishte asgjė qesharake dhe tė ēuditshme. Qesharake ishin gjestet e Isaja
Fomiēit, i cili kishte qejf tė merrte poza dhe tė shiste mend me ceremoninė e
lutjes. Herė-herė mbulonte kokėn me duar dhe fillonte tė lexonte duke qarė. Tė
qarat vinin duke u shtuar. I rraskapitur, ai pėrkulte mbi njė libėr kokėn e
kurorėzuar me njė bri, pothuajse duke uluritur. Pastaj, befas, nė mes tė tė
qarave me dėnesė, fillonte tė qeshte me zė tė lartė dhe lexonte si duke kėnduar
dhe me njė zė tė ėmbėl, solemn e si tė fikur nga tepria e lumturisė qė ndjente.
Luajti i shkreti! - thoshnin zakonisht tė burgosurit.
Njė herė e pyeta Isaja Fomiēin: Ēkuptim
kanė kėto tė qara dhe pastaj befas kėto kalime solemne drejt lumturisė dhe
mirėsisė?. Isaja Fomiēi kishte shumė qejf tė dėgjonte pyetje tė tilla prej
meje. Ai mė shpjegoi menjėherė se tė qarat dhe dėnesat shkaktohen nga mendimi
pėr humbjen e Jeruzalemit dhe se ligji urdhėron qė, duke sjellė ndėrmend kėtė
mendim, tė qash sa mė fort dhe tė rrahėsh gjoksin me grushta. Por nė ēastin e
dėnesave mė tė forta ai, Isaja Fomiēi, papritmas (fjala papritmas gjithashtu
parashikohet nga ligji), si rastėsisht, duhet tė kujtohet se ka njė profeci pėr
kthimin e ēifutėve nė Jeruzalem. Nė kėtė ēast tek ai duhet tė shpėrthejnė
gėzimi, tė qeshurat, kėngėt dhe duhet ti thotė lutjet nė mėnyrė tė tillė, qė
me zėrin e vet tė shprehė sa mė shumė lumturi, kurse nė fytyrė tė shprehė sa mė
shumė solemnitet dhe fisnikėri. Ky kalim i papritur dhe detyrimi pėr ta bėrė kėtė
kalim i pėlqenin jashtėzakonisht shumė Isaja Fomiēit. Ai shihte kėtu njė kuptim
tė veēantė e tepėr tė mėnēur dhe ma shpjegonte me mburrje kėtė rregull mjaft tė
ngatėrruar tė ligjit. Njė herė, nė kulmin e lutjes, nė kazermė hyri majori i
shoqėruar nga oficeri i rojes dhe rojet e shoqėrimit. Tė gjithė tė burgosurit
ngrinė si qiri pranė shtratit, vetėm Isaja Fomiēi filloi tė bėrtiste dhe tė
shtrembėrohej akoma mė tepėr. Ai e dinte se lutja ishte e lejuar, ajo nuk mund
tė ndėrpritej pėr asnjė arsye, prandaj duke bėrtitur pėrpara majorit nuk
rrezikonte asgjė. Ai ndjente njė kėnaqėsi tė madhe tė shiste mend para majorit
dhe tė merrte poza para nesh. Majori iu afrua dhe qėndroi njė hap larg tij.
Isaja Fomiēi u kthye me kurriz nga tavolina dhe filloi tė lexonte mu pėrpara
syve tė majorit si duke kėnduar profecinė e tij ngadhėnjyese, duke tundur
krahėt me sa mundte. Meqė nė kėtė ēast i rekomandohej nga ceremonia e lutjes qė
tė shprehte nė fytyrė jashtėzakonisht shumė lumturi dhe fisnikėri, ai e bėri
menjėherė, duke rrudhur sytė nė njė mėnyrė pak si tė veēantė dhe duke tundur
kokėn nga ana e majorit. Majori u ēudit, por mė nė fund nuk duroi dot mė, qeshi
nėn hundė, e quajti budalla mu nė sy dhe iku, ndėrsa Isaja Fomiēi i shtoi edhe
mė britmat. Pas njė ore, kur po hante darkėn, unė e pyeta: po sikur majori, si
i marrė qė ishte, tė ishte zemėruar me ty?
- Cili major?
- Si cili? Vėrtet nuk e patė?
- Jo.
- Po ai qėndronte njė hap para jush, mu
pėrpara syve tuaj?
Isaja Fomiēi filloi tė mė mbushte mendjen me
seriozitetin mė tė madh se nuk kishte parė asnjė major, se nė kėtė kohė, gjatė
lutjes, ai binte nė njė farė transi, kėshtu qė nuk dėgjonte dhe nuk shihte se
ēfarė bėhej rrotull tij.
E shoh si tani Isaja Fomiēin tek sorollatej
zakonisht pa bėrė asnjė punė tė shtunave nėpėr burg, duke u pėrpjekur me tė
gjitha mėnyrat qė tė mos bėnte asgjė, sikundėr ėshtė pėrcaktuar nga ligji pėr
ditėn e shtunė. Sa herė qė kthehej nga sinagoga, ai mė tregonte anekdotat mė tė
ēuditshme, mė sillte lajmet dhe thashethemet mė interesante nga Petėrburgu,
duke mė bindur se ia kishin thėnė miqtė e tij ēifutė, tė cilėt i kishin marrė
vesh nga burime tė dorės sė parė.
Po sikur fola shumė pėr Isaja Fomiēin.
Nė tė gjithė qytetin kishte vetėm dy banjo
publike. E para, tė cilėn e kishte njė ēifut, ishte me ndarje tė veēanta. Pėr
njė ndarje duhej tė paguaje pesėdhjetė kopekė, kėshtu qė ajo ishte pėr persona
qė kishin shumė para. Tjetra ishte kryesisht pėr njerėzit e thjeshtė. Ajo ishte
e vjetėr, e ngushtė, shumė pis dhe pikėrisht atje i shpunė tė burgosurit. Dita
ishte e ftohtė dhe me diell, tė burgosurit ishin tė gėzuar se tė paktėn do tė
dilnin nga fortesa dhe do tė shihnin qytetin. Gjatė rrugės nuk pushuan
asnjėherė shkakatė dhe tė qeshurat. Njė kompani e tėrė me ushtarė, qė i kishin
pushkėt tė mbushura, na shoqėronte duke e ēuditur gjithė qytetin. Kur arritėm
nė banjė, na ndanė nė dy turne. Turni i dytė priste nė parabanjėn e ftohtė deri
sa tė lahej turni i parė dhe kjo ndodhte pėr shkak se banja ishte tepėr e
ngushtė. E megjithatė, banja ishte aq e ngushtė, sa ishte e vėshtirė ta
pėrfytyroje se si do tė nxinte qoftė dhe gjysmėn e njėrzve tanė. Por Petrovi
nuk shkėputej prej meje asnjė ēast. Ai vetė, pa e ftuar, erdhi menjėherė pėr tė
mė ndihmuar dhe propozoi tė mė lante. Bashkė me Petrovin u tregua i gatshėm pėr
tė mė shėrbyer edhe Bakllushini, njė i burgosur i seksionit tė veēantė, tė
cilin tė burgosurit e quanin pionier. Kam folur pėr tė diku mė lart dhe kam
thėnė se ishte vėrtet njė nga tė burgosurit mė gazmorė dhe mė tė kėndshėm.
Petrovi bile mė ndihmoi qė tė zhvishesha, sepse, duke mos i pasur shprehitė e
duhura, unė zhvishesha shumė ngadalė, kurse nė parabanjė ishte pothuajse po aq
ftohtė sa edhe pėrjashtė. Mė duhet tė sqaroj se njė i burgosur nuk e ka tė
lehtė tė zhvishet po qe se nuk ėshtė mėsuar. Sė pari, duhet tė dish tė
zgjidhėsh shpejt shtrojat qė vendosen nėn pranga. Kėto shtroja janė prej
lėkure, nja shtatėmbėdhjetė centimetra tė gjata, dhe vendosen mbi brekė, nėn
unazėn e hekurt qė mbėrthen kėmbėn. Njė palė shtroje kushtojnė jo mė pak se
gjashtėmbėdhjetė kopekė, mirėpo tė burgosurit i blejnė ato me paratė e tyre,
sepse pa to nuk mund tė ecėsh. Unaza e prangave nuk e mbėrthen plotėsisht
kėmbėn, midis unazės dhe mishit mund tė futet njė gisht, kėshtu qė hekuri godit
mishin, e fėrkon dhe brenda njė dite tė burgosurit do ti ishin shkaktuar plagė
po tė mos kishte shtroje. Tė heqėsh shtrojet nuk ėshtė dhe aq e vėshtirė. Ende
mė e vėshtirė ėshtė tė mėsosh tė heqėsh brekėt qė poshtė prangave. Ky ėshtė njė
numėr i vėrtetė cirku. Pasi heq, pėr shembull, rrobėn nga kėmba e majtė, duhet
kaluar ajo nė fillim midis kėmbės dhe unazės sė prangės; pastaj si tė jetė
ēliruar kėmba, kjo rrobė duhet tė kalohet pėrsėri nėpėr tė njėjtėn unazė; mė
pas rroba e hequr nga kėmba e majtė duhet tė futet nėpėr unazėn e kėmbės sė
djathtė; mė nė fund rroba e kaluar nėpėr unazėn e djathtė duhet tė kalohet edhe
njė herė anasjelltas. E njėjta procedurė edhe kur vishen rrobat e reja. Njė
fillestar as qė mund ta marrė me mend se si mund tė bėhet kjo. I pari qė na i
pat mėsuar kėtė procedurė ishte i burgosuri Korenjev nė Tobolsk. Ai kishte qenė
kryetar i njė bande kusarėsh dhe kishte ndenjur pesė vjet i lidhur me zinxhirė.
Por tė burgosurit mėsohen dhe e bėjnė pastaj kėtė pa asnjė vėshtirėsi.
I dhashė Petrovit disa kopekė pėr tė blerė
sapun dhe njė shparcė. Ēėshtė e vėrteta, tė burgosurve u jepte administrata
sapun, por vetėm nga njė copė, qė nuk ishte mė e madhe se njė monedhė
dykopekėshe dhe jo mė e trashė se njė copė djathė qė tė servirin si meze kur
shkon pėr mysafir te ndonjė njeri i shtresės sė mesme. Sapuni shitej nė
parabanjė bashkė me sbitenin21, kuleēėt dhe ujėt e ngrohtė. Sipas marrėveshjes
qė kishin bėrė midis tyre i zoti i banjės dhe administrata e burgut, ēdo i
burosur merrte vetėm njė legen me ujė tė nxehtė; kush donte tė lahej mė mirė
mund tė blinte me dy kopekė njė legen tė dytė, tė cilin ia jepnin brenda nė
banjė nėpėrmjet njė dritareje tė posaēme nga parabanja. Pasi mØe xhveshi,
Petrovi mė mori pėr dore, duke parė se e kisha vėshtirė tė ecja me pranga. I
tėrhiqni lart, mbi pulpa, - mė kėshillonte duke mė mbajtur pėr krahu si ndonjė
xhaxha i mirė. - Kėtu kij kujdes, ke njė prak. Madje po mė vinte pak rėndė dhe
doja ti thoja Petrovit se di tė eci dhe vetė. Por ai nuk nuk kishte pėr tė mė
besuar kurrė. Ai sillej me mua sikur tė isha ndonjė fėmijė i vogėl dhe i
pazoti, tė cilin janė tė detyruar ta ndihmojnė tė gjithė. Por Petrovi nuk ishte
aspak njė shėrbėtor, e sidomos shėrbėtor. Sikur tė provoja ta fyeja, e dinte ai
se ēfarė bėnte me mua. Nuk i kisha premtuar para pėr shėrbimin qė po mė bėnte,
por as ai vetė nuk mė pati kėrkuar. Ēe shtynte atėherė tė kujdesej kaq shumė
pėr mua?
Kur hapėn derėn e banjės mendova se ishim
duke hyrė nė skėterrė. Pėrfytyroni njė dhomė dymbėdhjetė kėmbė tė gjatė dhe po
aq tė gjerė, nė tė cilėn ishin ngjeshur njėri pranė tjetrit, mbase nja njėqind
vetė ose tė paktėn tetėdhjetė, sepse tė burgosurit ishin ndarė vetėm nė dy
turne, kurse nė banjė kishin ardhur nja dyqind vetė. Avulli tė verbonte sytė,
kishte aq blozė, pocaqira dhe ishte aq ngushtė, sa nuk dije ku tė vije kėmbėn.
U tremba dhe desha tė kthehesha mbrapsht, por Petrovi mė dha shpejt zemėr. Me
vėshtirėsi tė madhe bėmė si bėmė dhe arritėm deri tek bankat, duke kaluar
pėrmes kokave tė njerėzve qė ishin shtrirė nė dysheme, duke iu lutur qė tė
pėrkuleshin pak qė tė kalonim mė tutje. Vendet sipėr bankave ishin tė zėna tė
gjitha. Petrovi mė tha se na duhej ta blinim vendin dhe filloi menjėherė tė
bėnte pazaar me njė tė burgosur, qė kishte zėnė vend pranė dritares. Ai pranoi
ta lėshonte vendin pėr njė kopekė, mori menjėherė nga Petrovi paratė qė ky i
kishte marrė paraprakisht me vete, dhe, duke i shtrėnguar nė grusht, u zhduk
menjėherė nėn bankė poshtė vendit tim, ku ishte errėt, pis dhe kur njė shtresė
zhuli ngjitės e i lagėsht arrinte njė trashėsi pothuajse sa njė gjysėm gishti.
Por edhe nėn banka vendet ishin tė zėna tė gjitha. Atje njerėzit ishin mbledhur
si mizat. Nė dyshemenė e banjės nuk kishte njė pėllėmbė vend, ku tė mos rrinin
tė kruspullosur tė burgosurit, duke hedhur ujė nga legenėt. Disa tė tjerė
qėndronin midis tyre si qiri dhe, duke mbajtur legenėt nė duar, laheshin nė
kėmbė; ujėt pis rridhte nėpėr trupat e tyre dhe binte mu mbi kokat e rruara tė
atyre qė rrinin ulur. Sipėr bankave dhe nė tė gjitha qoshet qė ishin pranė tyre
rrinin tė mbledhur kruspull njerėz qė laheshin. Por ata laheshin pak. Njerėzit
e thjeshtė spara lahen me ujė tė nxehtė dhe me sapun. Ata kanė qejf tė bėjnė
banjė avulli dhe pastaj tė shpėlahen me ujė tė ftohtė. Kjo ėshtė dhe banja e
tyre. Nja pesėdhjetė fshesa tė bėra me thupra ngriheshin dhe uleshin njėherėsh
sipėr bankave: tė gjithė e godisnin veten deri nė dehje. Avulli nuk ndėrpritej
asnjė minutė. Kjo nuk ishte mė njė banjė e nxehtė, kjo ishte njė furrė qė tė
piqte. Njerėzit ulėrinin dhe bėrtisnin midis kėrcitjeve tė vazhdueshme tė
zinxhirėve qė tėrhiqeshin zvarrė nėpėr dysheme... Disa donin tė kalonin, por
ngatėrroheshin me zinxhirėt e tė tjerėve, ndėrsa me zinxhirėt e tyre preknin
kokat e atyre qė rrinin mė poshtė, rrėzoheshin, shanin dhe merrnin me vete ata
qė kishin prekur. Zhuli dhe pocaqia rridhnin nė tė katėr anėt. Tė gjithė ishin
si tė dehur dhe bėnin si tė ēmendur, ulėrimat dhe klithmat nuk kishin tė
pushuar. Pranė dritares, qė ishte hapur pėr nė parabanjė e nga ku jepej uji,
ishte shumė ngushtė, njerėzit shaheshin dhe shtyheshin me njėri-tjetrin. Ujėt e
nxehtė, qė mirrej kėtu, rridhte nė kokat e atyre qė ishin tė ulur dhe derdhej
para se tė arrinte atje ku duhej. Herė pas here nė dritare apo nė derėn gjysmė
tė hapur tė banjės dukej fytyra me mustaqe e ndonjė ushtari me pushkė nė dorė,
qė mbikėqyrte se mos mos kishte ndonjė ērregullim. Kokat e rruara dhe trupat e
skuqura nga avulli tė tė burgosurve dukeshin edhe mė tė shėmtuara. Pėr shkak tė
avullit zakonisht nė kurriz fillonin e dukeshin mė qartė njollat e shkaktuara
nga goditjet e dikurshme me thupra apo me kamxhik. Tani kėto kurrize dukeshin
pėrsėri sikur tė ishin tė mbuluar nga plagėt. Ēfarė njollash tė tmerrshme. Mu
ngjeth mishtė kur i pashė. Porsa lėshonin avull tė ri, ky e mbulonte tėrė
banjėn me njė re tė dendur dhe tė nxehtė. Tė gjithė fillonin tė qeshnin me tė
madhe, tė bėrtisnin. Nėpėr renė e tymit feksnin kurrizet e rrahura, kokat e
rruara, duart e kėmbėt e pėrdredhura. Si pėr tė plotėsuar kėtė tablo, Isaja
Fomiēi qėndronte nė bankėn mė tė lartė dhe vėrriste me sa zė qė kishte. Ai
pėrvėlohej me avull si i ēmendur, por siē duket nuk mund tė ngopej kurrė me
avull. Ai kishte paguar njė njeri pėr njė kopek qė ta fshikullonte me fshesė,
por ky mė nė fund nuk duroi dot mė, la fshesėn dhe vrapoi tė shpėlahej me ujė
tė ftohtė. Isaja Fomiēi nuk dėshpėrohej dhe pajtonte njė njeri tjetėr, pastaj
njė tė tretė, sepse ai kishte vendosur qė nė kėsi rastesh tė mos pyeste pėr
shpenzimet dhe ndėrronte deri nė pesė vetė. Me shėndet, Isaja Fomiē! - i
thėrrisnin tė burgosurit qė ishin poshtė. Isaja Fomiēi e kuptonte dhe vetė se
nė atė ēast ai ishte mė lart nga tė gjithė, se i kish kallur tė gjithė nėn dhe.
Prandaj galdonte dhe me njė zė tė mprehtė prej tė ēmenduri kėndonte arien e
tij: la-la-la-la-la, duke i mbuluar
tė gjithė zėrat e tjerė. Atė ēast mendova me vete se nė qoftė se ndonjėherė do
tė jemi tė gjithė sė bashku nė skėterrė, ajo do tė jetė shumė e ngjashme me
kėtė vend ku ndodhemi tani. Nuk durova dot dhe ia thashė kėtė mendim Petrovit.
Ai vėshtroi rreth e pėrqark dhe nuk tha asnjė fjalė.
Desha ti blija edhe atij njė vend pranė
meje, por Petrovi u ul tek kėmbėt e mia dhe mė tha se ishte mjaft mirė.
Ndėrkohė Bakllushini na blinte ujė dhe na e sillte kur kishim nevojė. Petrovi
mė tha se do tė mė lante nga koka deri tek kėmbėt, kėshtu qė do tė jeni krejt
i pastėr dhe mė ftonte vazhdimisht tė lahesha me avull. Por unė nuk mora
guximin tė lahesha me avull, kėshtu qė Petrovi mė fėrkoi vetėm me sapun. Dhe
tani prit tė tė lajė kėmbkat - mė tha ai mė nė fund. Desha ti them njė herė
se kėmbėt unė mund ti laja edhe vetė, por nuk desha ta kundėrshtoja dhe e
lashė veten plotėsisht nė dorėn e tij. Nė fjalėn zvogėluese kėmbkat nuk
kishte absolutisht asnjė notė servilizmi. Me siguri Petrovi nuk mund ti quante
kėmbėt e mia kėmbė, pėr arsye se tė tjerėt, njerėzit e vėrtetė, kishin kėmbė,
kurse unė kisha vetėm kėmbka.
Pasi mė lau e mė shpėlau, duke pėrdorur po tė
njėjtat ceremoni, domethėnė duke mė mbajtur pėr krahėsh dhe duke mė
paralajmėruar nė ēdo hap qė tė kisha kujdes, sikur tė isha ndonjė njeri prej
porcelani, ai mė shpuri nė parabanjė dhe mė ndihmoi tė vishja rrobat e
brendshme. Vetėm kur mbaroi plotėsisht punė me mua, u turr me vrap pėrsėri nė
banjė pėr tu larė me avull.
Kur u kthyem nė kazermė, i propozova tė pinte
njė gotė ēaj. Ai nuk ma refuzoi, e piu gotėn me ēaj dhe mė falėnderoi. Mė shkoi
nė kokė mendimi qė ta zgjidhja pak qesen dhe ta qerasja me njė gotė raki. U
gjend raki edhe nė kazermėn tonė. Petrovi mbeti shumė i kėnaqur, e piu gotėn, gogėsiti
nga kėnaqėsia dhe, pasi mė tha se e kisha sjellė nė vete me kėtė gotė, vrapoi
menjėherė pėr nė kuzhinė, sikur atje nuk do tė mund ta zgjidhnin njė problem pa
qenė i pranishėm ai. Nė vend tė tij erdhi njė bashkėbisedues tjetėr,
Bakllushini (pionieri), tė cilin e kisha ftuar pėr ēaj qė kur ishim nė banjė.
Nuk njoh ndonjė karakter mė tė ėmbėl se
Bakllushini. Ēėshtė e vėrteta, ai nuk falte njeri, bile shpesh grindej e
zihej, nuk kishte qejf qė tė tjerėt tė fusnin hundėt nė punėt e tij, me njė
fjalė dinte ti dilte zot vetes. Por edhe kur zihej, kjo nuk vazhdonte pėr njė
kohė tė gjatė, prandaj mė duket se tė gjithė tė burgosurit e donin. Kudo qė
shkonte, tė gjithė e prisnin me kėnaqėsi. Bile edhe nė qytet e njihnin si
njeriun mė zbavitės nė botė, si njė njeri qė nuk zymtohej kurrė. Ky ishte njė
djalosh shtatlartė, nja tridhjetė vjeē, me njė fytyrė tė ēiltėr dhe tė
vendosur, mjaft i pashėm dhe me njė nishan nė faqe. Kėtė fytyrė ai e
shtrembėronte nganjėherė nė mėnyrė kaq komike, duke imituar njerėz tė ndryshėm,
sa ata qė e rrethonin nuk mund tė mos shkuleshin sė qeshuri. Edhe ai ishte njė
nga gazmorėt tanė, por nuk u bėnte udhė atyre qė i pėrbuznin dhe i urrenin
shakatė, kėshtu qė askush nuk guxonte ta shante dhe tė thoshte se ishte njė
njeri bosh dhe i padobishėm. Ai ishte plot zjarr dhe jetė. E pata njohur qė
nė ditėt e para dhe mė tha se kishte qenė ushtar i thjeshtė, kishte shėrbyer
pastaj si pionier dhe e kishin dashur mjaft njerėz me poste tė larta, gjė pėr
tė cilėn krenohej shumė. Porsa u njohėm, mė pati pyetur pėr Petėrburgun. Madje
kishte lexuar edhe libra. Kur erdhi tė pinte ēaj me mua, nė fillim ai bėri pėr
tė qeshur gjithė kazermėn, duke treguar se si togeri Sh. ia kish treguar qejfin
majorit. Me tu ulur pranė meje, mė njoftoi i gėzuar se shfaqja teatrale, me sa
dukej do tė jepej. Me rastin e festave nė burg ishte organizuar njė shfaqje
teatrale. Ishin caktuar aktorėt, ishte pėrgatitur njė pjesė e dekoracioneve.
Disa njerėz nga qyteti kishin premtuar tė jepnin kostumet e tyre, madje edhe
rroba pėr rolet e grave. Nėpėrmjet njė ordinance kishin shpresė tė gjenin njė
kostum oficeri me spaleta. Puna ishte qė majori tė mos e ndalonte shfaqjen,
sikundėr kishte bėrė vitin e kaluar. Vitin e kaluar nė Krishtlindje majori nuk
kishte qenė me humor tė mirė. Kishte humbur nė kumar dhe pėrveē kėsaj nė burg
se ēkishin bėrė ca prapėsira, kėshtu qė e ndaloi shfaqjen nga inati. Kėsaj
radhe mbase nuk do tė dojė ta pengojė. Me njė fjalė, Bakllushini ishte shumė i
ekzaltuar. Ai ishte njė nga nismėtarėt kryesorė tė shfaqjes dhe unė i dhashė
fjalėn se do tė vija patjetėr pėr ta parė. Gėzimi naiv i Bakllushinit pėr
suksesin e shfaqjes teatrale mė preku shumė. Njė fjalė ai, njė fjalė unė, dhe
pastaj filluam tė flisnim me zemėr tė hapur. Ndėr tė tjera ai mė tha se nuk kishte
shėrbyer gjatė tė gjithė kohės vetėm nė Petėrburg. Pėr shkak tė njė gabimi qė
ishte bėrė, atė e kishin transferuar nė qytetin R. si nėnoficer nė njė batalion
garnizoni.
- Qė andej mė sollėn kėtu, - mė tha
Bakllushini.
- E pėrse? - e pyeta unė.
- Vėrtet pėrse? Si mendoni ju, Aleksandėr
Petroviē, pėrse mė sollėn kėtu? Po ta them unė - sepse rashė nė dashuri!
- E pėr ēfarė nuk tė sjellin kėtu! - i thashė
duke qeshur unė.
- Tė them tė vėrtetėn, - shtoi Bakllushini, -
pėr kėtė shkak unė vrava me pistoletė njė gjerman tė atjeshėm, por e vlen vallė
tė tė bien kėtu pėr njė gjerman, si mendoni ju?
- Si ju ndodhi? Ma tregoni po deshėt, ėshtė
shumė interesante.
- Ėshtė njė histori shumė komike, Aleksandėr
Petroviē.
- Aq mė mirė atėhere. Ma tregoni.
- Vėrtet thoni ta tregoj? Epo, mirė, dėgjoni
atėhere...
Dhe dėgjova historinė e njė vrasjeje qė nuk
ishte aspak qesharake, por nė tė vėrtetė mjaft e ēuditshme.
- Ja si ishte puna, - filloi Bakllushini, -
kur mė dėrguan nė R., pashė se qyteti ishte i mirė, i madh, vetėm se kishte
shumė gjermanė. Merret vesh, unė isha ende djalė i ri, komanda mė kishte me sy
tė mirė, kapelen e vija mbi njė sy, me njė fjalė gjezdisja dhe kohėn e kaloja
mjaft mirė. Gjermankave u shkelja syrin. Mė pėlqeu njėra prej tyre. Luiza. Ajo dhe
tezja e saj ishin qė tė dyja rrobalarėse. Tezja ishte grua e vjetėr, e
shėmtuar, por kishte para tė madhe. Nė fillim kaloja pranė dritares sė saj, ia
bėja me shenja, pastaj zura miqėsi me tė. Luiza fliste mirė rusisht, vetėm se
r-nė sikur nuk e shqiptonte si duhet. Ishte jashtėzakonisht e ėmbėl, kurrė nuk
kam takuar njė vajzė mė tė dashur se ajo. Nė fillim e ngacmoja sa andej-kėndej,
por ajo mė thoshte: Jo, Sasha, kėtė gjė nuk mund ta bėj, sepse dua ta ruaj
virgjėrinė qė tė jem njė grua e denjė pėr ty. Dhe nuk bėnte gjė tjetėr veēse
mė pėrkėdhelte, duke qeshur me njė zė aq tė tingėllueshėm... Ishte e pastėr-e
pastėr, kurrė nuk kam parė mė tė pastėr se ajo. Vetė mė joshi qė tė
martoheshim. E si tė mos martohesha me tė! Po
bėhesha gati ti drejtohesha nėnkolonelit dhe ti bėja kėrkesėn... Befas
pashė se Luiza nuk doli njė ditė nė takim, pastaj nuk doli edhe njė herė
tjetėr, nuk doli as tė tretėn herė... I nisa njė letėr, nuk mora asnjė
pėrgjigje. Mendova me vete: ētė ketė ndodhur vallė? Sikur tė mė ketė
mashtruar, ajo do tė kish pėrdorur ndonjė dredhi dhe do tė vinte nė takim, po
kėshtu edhe letrės sime do ti ishte pėrgjigjur. Kurse ajo nuk dinte as tė
gėnjente dhe ma preu fare shkurt. Kjo ėshtė punė e tezes, thashė me vete. Tė
shkoja te tezja e saj nuk guxoja. Megjithėse ajo e dinte punėn, prapė se prapė
nuk i kishin thėnė asgjė, ēdo gjė e bėnim fshehurazi pėr ti lėnė pėrshtypjen
se midis nesh nuk kishte gjė. U bėra si i ēmendur. I shkruajta letrėn e fundit
dhe i thashė: Po nuk erdhe, do tė vij unė tek tezja jote. Ajo u tremb dhe
erdhi. Filloi tė qante dhe mė tha se njė gjerman i quajtur Shulc, qė ishte njė
kushėriri i tyre i largėt, orėndreqės, i pasur dhe i shkuar nga mosha, kishte
shprehur dėshirėn qė tė martohej me tė qė edhe mua, mė tha ajo, tė mė bėjė tė
lumtur edhe vetė tė mos mbetet pa grua nė pleqėri; pastaj edhe mė dashuron, mė
tha, dhe prej kohėsh e ka patur nė mendje kėtė gjė, vetėm se ka heshtur dhe
bėhej gati tė mė propozonte. Siē e shikon, Sasha, mė tha, ai ėshtė i pasur dhe
kjo ėshtė njė lumturi pėr mua. Mos vallė ti do qė unė tė mos jem e lumtur?.
Ajo qante dhe mė pėrqafonte... Eh, mendoja me vete, tė vėrtetėn po thotė, nuk e
ka keq! Ēkuptim ka tė martohet me njė ushtar, madje dhe nėnoficer, sikur jam
unė? Mirė, i them, Luiza. Lamtumirė, zoti qoftė me ty. Nuk kam ndėrmend ta
pengoj lumturinė tėnde. Po ėshtė i pashėm? Jo, mė tha, ėshtė plak dhe hundėn e
ka tė gjatė... Bile dhe vetė ia shkrepi gazit. U largova prej saj. Nuk ke ēi
bėn, thashė me vete. Nuk paska qenė fati im! Tė nesėrmen nė mėngjes kalova nga
dyqani i tij. Rrugėn ma kishte treguar ajo. Hedh sytė nėpėrmjet xhamit dhe shoh
njė gjerman qė rri ulur, ndreq orėt, nja dyzet e pesė vjeē, hundėn e ka me
samar, sytė tė zgurdulluar, veshur me frak me jaka tė ngrira dhe mjaft tė gjera,
hijerėndė. Unė pėshtyva, bile desha tia thyeja xhamin... por ēdobi ka, thashė
me vete, kjo punė e pat, mbaroi! Kur u err vajta nė kazermė, u shtriva nė
shtrat dhe nė daēi mos besoni, Aleksandėr Petroviē, mė shpėrthyen lotėt dhe
nisa tė qaj...
E, mirė, kalon njė ditė, dy, tre. Me Luizėn
nuk takohesha mė. Ndėrkaq dėgjova nga njė ndrikull (ishte e vjetėr, rrobalarėse
dhe ajo, qė shkonte shpesh pėr vizitė tek Luiza) se gjermani e kishte marrė
vesh qė ne duhemi dhe prandaj kishte vendosur qė ta shpejtonte fejesėn.
Pėrndryshe do tė kishte pritur dhe nja dy vjet tė tjerė. Nga Luiza ai gjoja
kish marrė premtimin se ajo nuk do tė kishte tė bėnte mė me mua dhe se gjoja qė
tė dyja ato, tezen dhe Luizėn, ai i mbante pezull, domethėnė, akoma nuk e kish
vendosur pėrfundimisht dhe ndofta mund ti kthehej dhe mendja. Ajo mė tha
gjithashtu se pasnesėr, tė dielėn, ai i kishte ftuar tė dyja pėr kafe dhe
bashkė me ta do tė vinte edhe njė kushėriri i tij, njė plak, qė mė pėrpara
kishte qenė tregtar, por qė tani ishte shumė i varfėr dhe shėrbente si
mbikqyrės nė njė bodrum. Me tė marrė vesh se tė dielėn ata do ta mbaronin
ndoshta kėtė punė, mė kapi inati dhe nuk po mundesha ta sundoja mė veten. Atė
ditė, sikundėr dhe tė nesėrmen, nuk bėja gjė tjetėr veēse vrisja mendjen pėr
kėtė. Tė
gjallė do ta kisha ngrėnė atė gjermanin, thosha me vete.
Tė dielėn nė mėngjes nuk e dija ende se ēfarė do tė bėja, por kur
mbaroi mesha kėrceva nga shtrati, vesha kapotėn dhe u nisa pėr te gjermani. Pėr
ēdo rast futa dhe pistoletėn nė xhep. Kisha njė pistoletė tė vogėl tė keqe, tė
vjetėr, me strall, me tė cilėn kisha luajtur nė fėmini. Tani me tė nuk mund tė
qėlloje mė. Megjithatė e mbusha, i vura njė plumb, duke menduar se po tė mė
pėrzėnė dhe tė mė poshtėrojnė, atėhere do tė nxjerr pistoletėn dhe do ti tremb
tė gjithė. Shkova tek dyqani. Nė punishte nuk kishte asnjeri, tė gjithė po
rrinin nė dhomėn e prasme. Pėrveē tyre nuk kishte asnjeri tjetėr, as shėrbyesja
nuk ishte. Ai kishte vetėm njė shėrbyese, njė gjermane, qė shėrbente edhe si
kuzhiniere. U futa nė dyqan. Dera ishte e mbyllur. Ishte njė derė e vjetėr, e
mbyllur me reze. Zemra filloi tė mė rrihte fort, u ndala dhe vura veshin: po
flisnin gjermanisht. I dhashė njė shqelm derės dhe ajo u hap menjėherė. Pashė
tavolinėn tė shtruar. Nė tė ishte njė kafetiere e madhe, njė llampė me alkool,
mbi tė cilėn po ziente kafeja. Kishte peksimete, nė njė tabaka kishte njė kanė
me ujė, hareng, sallam dhe njė shishe me verė. Luiza dhe tezja e saj kishin
hequr palltot dhe ishin ulur nė divan. Pėrballė tyre ishte ulur nė karrige
gjermani, dhėndėrri, i qethur, i veshur me njė frak me jaka tė mėdha, qė i
dilnin pėrpara. Nė njė karrige pranė tij ishte ulur njė gjerman tjetėr, plak, i
trashė, i thinjur dhe i heshtur. Porsa mė pa qė hyra, Luizės nuk i mbeti pikė gjaku
nė fytyrė. Tezja desh tė ngrihej, por u ul pėrsėri, ndėrsa gjermani ngrysi
vetullat. Sa zemėrak qė ishte. U ngrit dhe mė doli pėrpara:
- Ēfarė urdhėroni? - mė thotė.
Pėr pak sa nuk e humba toruan, por nė ēast mė kapi njė inat i
madh.
- Ēfarė dua unė? Tė presėsh mysafirėt, ti qerasėsh me raki. Tė
kam ardhur mysafir.
Gjermani u mendua njė herė, pastaj mė tha:
- Uluni.
U ula.
- Na nxirrni, pra, i them, raki.
- Ja tek e keni rakinė, pini, lus unė ju.
- Hajde, i them, na nxirr ndonjė raki tė mirė.
- Mė kishte kapur njė zemėrim i madh.
- Kjo ėshtė raki e mirė.
Po mė vinte inat tek mė shihte nga
lart-poshtė. Aq mė tepėr qė mė shihte Luiza. Piva njė gllėnjkė dhe i thashė:
- Si e ke hallin ti, o gjerman, qė nuk
sillesh mirė me mua? Mė prit mė miqėsisht. Unė tė kam ardhur si mik.
- Unė nuk mund tė jem miku yt, ti nuk je gjė
tjetėr veēse njė ushtar i thjeshtė.
Kėtu mė hipėn nervat.
- Shiko kėtu ti, dordolec, i thashė, ti
shitės suxhukėsh! E di ti se qė kėtė minutė unė bėj me ty ētė dua? E di qė tė
vras me pistoletė?
Nxora pistoletėn, u ngrita nė kėmbė para tij
dhe ia drejtova tytėn mu nė kokė, e mora nishan. Gratė u lebetitėn dhe su
mbeti pikė gjaku nė fytyrė, por nuk guxonin tė bėrtisnin. Plaku po dridhej si
tė ishte gjethe, u zbeh nė fytyrė dhe nuk thoshte asnjė fjalė.
Nė fillim gjermani u ēudit, pastaj erdhi nė
vete.
- Nuk ju kam frikė, mė thotė, dhe ju lutem si
njė njeri fisnik qė ti lini shakatė. Unė nuk ju kam frikė aspak.
- Gėnjen, i them, ke frikė! - Dhe vėrtet nuk
goxonte ta lėvizte kokėn, nuk guxonte ti largohej pistoletės.
- Jo, mė thotė, ju nuk guxoni ta bėni kėtė.
- Dhe pėrse, i them, nuk guxoj?
- Sepse, mė thotė, e keni tė ndaluar me ligj dhe pėr kėtė do tju
dėnojnė shumė rreptė.
Edhe gjermanin sikur ta shtynte djalli!
- Sipas teje, i them, nuk guxokam?
- Jo, nuk guxoni.
- Nuk goxoj?
- Ju smund ta bėni kėtė gjė me mua.
- Na, pra, merre, shitės suxhukėsh! - Unė shkreha pistoletėn dhe
ai u kumbis nė karrige. Gratė uluritėn.
Futa menjėherė pistoletėn nė xhep dhe u zhduka. Me tė arritur nė
fortesė, e hodha pistoletėn midis ca hisllave pranė portės.
U ktheva nė shtėpi, u shtriva nė shtrat dhe po mendoja se tani do
tė vinin tė mė arrestonin. Kaloi njė orė, kaloi njė tjetėr, asnjeri nuk erdhi
tė mė arrestonte. Aty nė tė ngrysur mė pushtoi njė mėrzitje e madhe, sa vendosa
tė dilja patjetėr. Desha tė takoja medoemos Luizėn. Kalova pranė dyqanit tė
orėndereqėsit. Pashė se atje ishin mbledhur shumė njerėz, kishte ardhur dhe
policia. Shkoj tek ndrikulla dhe i them: ma thirr Luizėn! Nuk prita shumė, kur
shikoj Luizėn qė vjen me vrap, mė hidhet nė qafė dhe fillon tė qajė: Unė e kam
fajin, mė thotė, qė dėgjova teton. Ajo mė tha gjithashtu se tetoja pas asaj qė
ndodhi erdhi menjėherė nė shtėpi dhe kaq u tremb, sa u sėmur dhe e ka kyēur
gojėn; asnjeriu nuk i ka treguar dhe mua ma ka ndaluar tė flas me njeri; ka
shumė frikė; le tė bėjnė ētė duan, thotė. Ne, mė tha Luiza, askush nuk na ka
parė. Ai kishte pėrzėnė edhe shėrbyesen, sepse kishte frikė. Ajo do tia kishte
nxjerrė sytė, po tė merrte vesh se kishte ndėrmend tė martohej. Edhe punėtorėt
qė punojnė nė dyqan nuk ishin, i kishte pėrzėnė tė gjithė. Edhe kafen e zjeu
vetė, edhe mezet i pėrgatiti vetė. Kurse kushėriri ėshtė mėsuar gjithė jetėn qė
tė mos e hapi gojėn. Porsa ndodhi ajo qė ndodhi, mori
kapelen dhe iku i pari. Dhe me siguri nuk do ta hapė gojėn kurrė, mė tha
Luiza. Dhe kėshtu ndodhi vėrtetė. Dy javė asnjeri nuk mė trazoi, pėr mua nuk
kishte asnjė dyshim. Nė daēi besoni, nė daēi mos besoni, Aleksandėr Petroviē,
por gjatė kėtyre dy javėve qeshė shumė i lumtur. Ēdo
ditė takohesha me Luizėn. Nuk ta them dot se sa fort u lidh pas meje! Qante
gjithnjė. Ku tė tė shpien ty, mė thoshte, do tė vij edhe unė; do ti braktis
tė gjithė pėr hatrin tėnd!. Mendova njė herė tė vrisja veten, kaq shumė mė
dhimbsej. Por pas nja dy javėsh mė arrestuan. Plaku dhe tetoja u morėn vesh
midis tyre dhe mė denoncuan...
- Prisni pak, - e ndėrpreva unė Bakllushinin.
- Pėr kėtė mund tju dėnonin vetėm me dhjeetė vjetė, ja e shumta me dymbėdhjetė,
qė ėshtė dėnimi maksimal, dhe tu shpinin nė kategorinė e krimeve ordinere.
Mirėpo juve u kanė sjellė nė seksionin e veēantė. Si ėshtė e mundur kjo?
- Kjo ėshtė tjetėr mesele, - mė tha
Bakllushini. - Kur mė nxorrėn para gjyqit ushtarak, kapiteni filloi tė mė
shante me fjalė tė rėnda para trupit gjykues. Nuk
durova dhe i thashė: Po ti pse mė shan? Nuk e sheh, more i poshtėr, se je
pėrpara pasqyrės?. Atėherė punėt morėn njė rrjedhė tjetėr, mė gjykuan ndryshe.
Mė dėnuan me katėr mijė shkopinj dhe pastaj mė dėrguan nė seksionin e veēantė.
Kur mė nxorrėn mua pėr tė mė ndėshkuar, po nė atė kohė nxorrėn edhe kapitenin.
Mua mė nxorrėn pėr tė kaluar nėpėr rrugėn e gjelbėrt, kurse kapitenin e
degraduan dhe e ēuan ushtar nė Kaukaz. Mirupafshim, Aleksandėr Petroviē. Tė na
urdhėroni nė shfaqjen tonė.
Fjodor Dostojevski: Kujtime nga shtėpia e tė vdekurve
Pėrktheu nga rusishtja: Ēezar Kurti,
Botimi
i dyte, ISBN
0-9717938-5-9
Titulli
i origjinalit :Zapiski iz mjortvėva
doma, Moskva 1956
Copyright © 2004 by translator
No part of this book may be translated or reproduced in any form,
by print, photoprint, microfilm, microfiche, or any other means, without the
written permission from the copyright holder.